
Keni dëgjuar për “The EVE”?
Në një qytet ku moda shpesh ka qenë më shumë për t'u parë sesa për t'u perjetuar, ideja për të marrë një fustan luksi me qera nuk dukej si zgjedhja e parë. Zgjedhja e parë ishte diçka tjetër – më e zakonshme, më afër nevojës sesa dëshirës. Derisa, pothuajse pa u vënë re, kjo ide ndryshoi.
The EVE nuk u pozicionua si alternativë. Ishte një këndvështrim tjetër mbi veshjen.

Pas The EVE qëndron Nensi Domnori, e formuar në Istituto Marangoni, një nga shkollat më të respektuara të modës në botë. Më shumë se një themeluese, ajo është një sy i stërvitur për modën, i mësuar ta lexojë industrinë nga brenda dhe ta përkthejë atë në treg. Pikërisht aty ka marrë formë mënyra si Nensi dallon atë që mungon – gjithmonë pak përpara se të bëhet e dukshme për të tjerët.

E filloi gjithçka me 34 fustane. Një koleksion i vogël, i përzgjedhur me kujdes – më shumë instinkt sesa plan. Nisi si një zgjedhje personale, për të sjellë më afër marka që deri atëherë ekzistonin vetëm në ekran. U kthye natyrshëm në diçka më të madhe. Dhe të tjerët filluan ta ndiqnin.
Sepse vajzat e kuptuan menjëherë. E kuptuan që nuk ishte thjesht për të kursyer. Ishte për të zgjedhur më mirë. Për të veshur diçka që nuk e shihje askund në rrugët e Tiranës. Për të hyrë në një ambient ku moda ishte për t'u përjetuar – nga mënyra si e prek, si e sheh, si të bën të ndihesh.
Dhe mbi të gjitha, për atë ndjesinë që nuk u përket të gjithëve.
View this post on Instagram
Brandet që dikur dukeshin të largëta – Maria Lucia Hohan, Magda Butrym, Alessandra Rich, Jenny Packham, Victoria Beckham – nisën të shfaqen aty ku nuk i shihje zakonisht: në garderoba reale. Shumë prej tyre, të pranishme për herë të parë në tregun shqiptar përmes The EVE, u bënë referencë. Bashkë me to, edhe mënyra si u prezantuan.

Në The EVE, Nensi nuk solli vetëm fustane, por ndërtoi një përvojë të menduar deri në detaje. Takime private, konsulencë e dedikuar, minibar, një hapësirë që nuk të shtyn të zgjedhësh shpejt, por të qëndrosh pak më gjatë. Ky koncept shumë shpejt nisi të reflektohej edhe përtej atij ambienti, sepse kur dikush ndërton diçka reale, të tjerët e ndjekin.

Në hapësirën e The Eve, përvoja ndërtohet në detaje, siç e thamë, që e bëjnë gjithçka të ndihet më personale. Dikush tjetër mund t’i quajë shtojca, por Nensi i ka menduar si gjuhë. Gjuha me të cilën të thotë: je e mirëpritur, je e rëndësishme, koha jote ka vlerë.
Sot, The EVE është një nga ato vende që kuptohen pa shumë fjalë – aty vajzat e kuptojnë njëra-tjetrën. Në atë hapësirë, gjithçka bëhet pak më e qetë. Askush nuk të nxiton për të vendosur . Ka kohë për të provuar, për t’u menduar, për të marrë sugjerim nga njerëz të fushës së modës.
View this post on Instagram
The EVE nuk ndryshoi vetëm mënyrën si veshim fustanin e mbrëmjes, por qasjen: nga “a është për mua?" te "si dua të ndihem?".
Kjo e dyta, tekefundit, është e vetmja që ka rëndësi.