Lifestyle

5 shenja që tregojnë se fëmija juaj mund të ketë psikopati

5 shenja që tregojnë se fëmija juaj mund të ketë

Shënim: PSIKOPATI f. mjek. - Çrregullim a dëmtim i veprimtarisë psikike, gjendje psikike a mendore jo e shëndoshë, e sëmurë. Fjalor i gjuhës shqipe, 2006

Shenjat që tregojnë se një fëmijë mund të ketë tendencë psikopatie vihen re që në moshën 3- vjeçare. Problemi është se në përgjithësi prindërit nuk u kushtojnë rëndësi, me idenë se janë fëmijë dhe s’ka asgjë për t’u shqetësuar.

Ne do t’ju rendisim disa shenja, në bazë të asaj se çka thonë psikologët dhe nëse fëmija shfaq njërën prej tyre mos e neglizhoni, jini vigjilentë. Nisim fillimisht me 3 shenjat që rendit psikologu amerikan J.M Macdonald, i cili ka analizuar sjelljen e rreth 100 kriminelëve.

5 shenja që tregojnë se fëmija juaj mund të ketë
Beth Thomas, e njohur si "vajza e vogël psikopate"- 1980

1. Keqtrajtim i kafshëve

Në rast se ju i shpjegoni fëmijës se nuk është mirë të tërheqë mizorisht bishtin e maces apo të lëshojë me forcë në tokë një qenush dhe ai nuk e përsërit më në të ardhmen, atëherë nuk ka gjë për t’u shqetësuar. Por nëse fëmija vazhdon të bëjë të njëjtën gjë, madje arrin deri aty sa i vret, ky po që është problem. Kjo është një mënyrë se si vrasësit serialë nxjerrin inatin e tyre duke sulmuar kafshë tërësisht të pambrojtura. Për më tepër mënyra si i vrasin viktimat e tyre është e ngjashme me atë që u bëjnë kafshëve. Lidhja midis keqtrajtimit të kafshëve dhe psikopatisë është aq e ngushtë sa madje FBI- ja në SHBA nisi të regjistronte të gjitha rastet e abuzimit të kafshëve në regjistrin kriminal. Shikoni foton e mëposhtme.

5 shenja që tregojnë se fëmija juaj mund të ketë

Ky është Jeffrey Dahmer, një vrasës serial amerikan i akuzuar për 15 viktima. Vini re mënyrën si e mbante macen dikur:

5 shenja që tregojnë se fëmija juaj mund të ketë

2. Dëshirë për të vënë zjarr

Piromania, ose dashuria ndaj zjarrvënies është një shenjë e dytë.

5 shenja që tregojnë se fëmija juaj mund të ketë

Kjo është një tjetër mënyrë për të shprehur zemërimin dhe mosbindjen.

3. Urinim i pavullnetshëm

Ky çrregullim shpesh provokon akte zjarrvënieje, keqtrajtimi kafshësh, për faktin se e gjitha kjo gjendje është shumë poshtëruese për fëmijën, i cili ndihet i acaruar dhe i ofenduar. Nëse prindërit nuk reagojnë mirë pas çdo incidenti ose shokët tallen më këtë, e gjitha mund të shërbejë si shtysë që fëmijë të shndërrohet në një individ të dhunshëm.

5 shenja që tregojnë se fëmija juaj mund të ketë

Andrei Chikatilo vuajti nga urinimi i pavullnetshëm kur ishte fëmijë dhe mamaja e rrihte sa herë kjo gjë ndodhte. Chikatilo u shndërrua në njeriun më të tmerrshëm të Bashkimit Sovjetik. Më vonë, ai nisi të argëtoj teksa shihte fëmijët të vuanin nga torturat e tij të shumta.

Përpos tyre, psikologët përmendin edhe disa shenja të tjera:

5 shenja që tregojnë se fëmija juaj mund të ketë

4. Gënjeshtra pa arsye

Në rast se fëmija ju gënjen nga frika se mos e ndëshkoni, kjo është e kuptueshme. Po nëse ai gënjen thjesht për të gënjyer, pa shkak dhe shumë i sigurtë në atë çka thotë, këtu diçka nuk shkon. Fëmijës i pëlqen procesi i të gënjyerit. Një tjetër tregues i rëndësishëm: nëse fëmija ka tendencë psikopatie, në momentin që zbulohet se ka gënjyer nis të ngrejë zërin dhe të bëhet agresiv, një formë kjo manipulimi. Kjo thjesht dhe vetëm për faktin që gënjeshtra e tij u zbulua. Sigurisht nuk është e thënë se fëmija juaj është psikopat, por një takim me psikologun do të ishte mëse i këshillueshëm.

5 shenja që tregojnë se fëmija juaj mund të ketë

5. Tallet

Nëse i vogli juaj tallet vazhdimisht me miqtë e tij, i ul e i poshtëron, ky mund të jetë sinjal i një prirjeje psikopatike. Shpesh vrasës famëkeq dashuronin ta bënin diçka të tillë, e cila i argëtonte jashtëzakonisht shumë.

REELS

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅