
Tirana nuk është më ajo e 10-15 viteve më parë. Një kohë kur “dalja” fillonte vonë, zakonisht afër mesnatës, dhe përfundonte me këmbë të lodhura nga kërcimi dhe sytë që mezi hapeshin në mëngjes. Club-et ishin destinacioni final, ndërsa nata kishte një ritëm të qartë: fillim i ngadaltë, kulm në orët e para të mëngjesit, dhe një hangover klasik me sufllaqe dhe shumë kafe. Sot, kjo narrativë është zëvendësuar.
Jo domosdoshmërisht më mirë. Jo domosdoshmërisht më keq. Por padyshim, ndryshe. Një nga ndryshimet më të dukshme është koha. Të dalat sot nuk fillojnë më në 23:00. Fillojnë në 18:00–19:00. Pas një dite pune, njerëzit zgjedhin të takohen për një gotë verë, një spritz apo një koktej të lehtë. Atmosfera është më e qetë, më sociale, më pak performative. Nuk ka më presion për të “qëndruar deri në fund”. After-work është bërë night life-i i ri. Ku humbi pista e kërcimit? Le ta themi hapur: njerëzit nuk kërcejnë më si dikur.
Afterparty-t spontane me të huaj që bëheshin “miqtë tanë më të mirë për një natë”? Janë zhdukur pothuajse totalisht. Energjia kolektive e club-it është zëvendësuar nga biseda në tavolinë, nga playlist-a më të ulëta. Askush s’humbet më veten në turmë duke kërcyer siç bënim në party-t e viteve 2000. Alkooli sigurisht nuk është zhdukur, por është transformuar. Nga shots-at e natës së vonë që një Zot e dinte çfarë pinim,, kemi kaluar te verërat natyrale, koktejet “light”, aperitivo culture dhe një konsum më i kontrolluar.

Mjafton një gotë, një IQOS në dorën tjetër, nëse je përdorues, që i përshtatet më së miri rutinës tuaj dhe kaq! Ndoshta ndryshimi më interesant nuk është nata, por dita pas saj. Hangover-i klasik me ushqim të rëndë është zëvendësuar nga brunch-et e gjata, klasat e pilates-it, smoothie dhe matcha latte. Kjo nuk është vetëm një zgjedhje estetike. Është një reflektim i një mentaliteti të ri: kujdes për trupin, balancë dhe kontroll. Një tjetër fenomen në rritje është rikthimi i shtëpisë si hapësirë sociale. Darkat me miq, verë dhe Iqos në ballkon, nëse je përdorues, playlist-a personale, janë bërë alternativa reale ndaj daljeve tradicionale. Më pak zhurmë. Më pak shpenzim. Më shumë përzgjedhje e njerëzve.
Çfarë ndryshoi realisht? Nuk ka një përgjigje të vetme. Mbase brezi i ri ka prioritete të tjera Ndoshta ritmi i jetës është më i shpejtë, por energjia për netët pa fund është më e ulët. Kujdesi dhe vetëdija për shëndetin janë rritur dhe paralelisht me këtë, socializimi është bërë më selektiv. Ndihet çdo të premte e të shtunë që Tirana nuk është më qyteti i netëve pa fund. Është qyteti i pasditeve të gjata. Dhe ndoshta ky është realiteti ynë i ri: nuk kemi më nevojë për një “jetë nate” të ndarë nga dita. Tani, dalja fillon kur mbaron puna dhe mbaron kur ti vendos.
Artikull Promovues