Showbiz

Alketa Vejsiu kujton të atin e ndjerë: “E di që askush nuk do më dojë dot si ti”

Alketa Vejsiu kujton të atin e ndjerë: “E di që askush nuk

Alketa Vejsiu, përmes një postimi në Instagram, ka rikujtuar të atin e ndjerë, duke treguar edhe 10 mësime të thjeshta jete që ka marrë:

“Sot 1 vit pa babin! 10 mësime të thjeshta jete:
1. E di që askush nuk do më dojë dot si ti, aq bukur, aq fort. Unë e pata të jashtëzakonshme që në fëmijëri dashurinë e babait. Që tek karotat që shtrydheshin në napë, portokallet që vinin nga jugu me vështirësi, që te rruga Tiranë-Durrës me biçikletë, deri te ditët e lumtura në Paris kur këndonim në Sene dhe më the: “Shyqyr që u bëre ti mor bir, që të shihja edhe unë ca ditë të lumtura”, shprehet moderatorja.

Më pas, shton:

“2. Më mësove që të mos gënjej, ndaj unë i urrej gënjeshtarët. Ndaj, edhe të vërtetat e mia, sado të hidhura, edhe kur lëndojnë dikë, i them. Dua të iki pa pesha nga kjo jetë, si ti.
3. Më mësove të besoj te dashuria, sa e rëndësishme është të kesh në shtratin e spitalit deri në fund një njeri që e do fort. Me gratë s’të eci shumë e nuk ishe partneri më ideal, por e kërkove dashurinë gjithë jetën, e gjete dhe e jetove në moshën 55 vjeç. Më thoje që s’duhet të duash kurrë dikë se ke nevojë për të; ta duash kur s’ke nevojë dhe thjesht ta duash. Kjo ishte dashuria për ty!”.

Alketa shkruan se i ati i mësoi të ndiqte punën, suksesin, lumturinë e rritjes së fëmijëve dhe vlerën e parasë:

“4. Më mësove të ndjek pasionin për punën, se puna s’të tradhton kurrë, por pa e shitur shpirtin për suksesin.
5. Më thoje që s’ka gjë më të mirë që mund të bësh sesa të rrisësh dy fëmijë me dashuri dhe t’i shkollosh; shpërblimi është i madh. Më thoje gjithmonë që unë s’të solla asnjë mërzitje në jetë.
6. Më mësove që paraja ka vlerë vetëm nëse përdoret në funksion të emocionit, sepse ty t’u desh gjithmonë shumë pak për të gëzuar”.

Më tej, Alketa thotë:

“7. Më thoje që fytyrën e kisha si 10-lekësh, por zemrën sa një oqean, që edhe nëse mund të ndeshja njerëz të ligj gjatë rrugës, s’duhej asnjë arsye të ndryshoja.
8. Më mësove mirënjohjen! Mbi këtë parim ndërtova jetën. Më mësove të mos jetoja nën efektin e duartrokitjeve, të mos dehesha nga admirimi i atyre që nuk njihja, por të vlerësoja ata që më donin prej vërteti, larg dritave të skenës. E kam nderuar dhe njderë si asgjë tjetër duartrokitjen tënde, o fansi më i mirë që mund të kisha.
9. Më mësove të fal, edhe kur njerëzit të zhgënjejnë.
10. Më mësove të jem e fortë, vetëm se jam lodhur duke qenë e fortë”.

Alketa thotë se i ati nuk e mësoi dot si është të jetosh pa të, pa shokun, frymëzimin dhe shpatullën ku mund të mbështetesh gjithmonë. “Në rrugën e dhimbjes jemi vetëm, por ti si yll do më ndriçosh gjithmonë”, e përmbyll ajo postimin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu)

Më 4 nëntor 2023, moderatorja bëri me dije se kishte humbur të atin. Përmes një postimi në Instagram, ajo dha lajmin e hidhur, duke thënë:

“Ndarja me ty nga kjo jetë është trishtimi më i thellë që më ke bërë të provoj my Super Star Dad! Edhe ndarjet tona kur ikje në emigracionin e egër se duhet të punoje e të na ndihmoje të rriteshim, me dhimbje të thellë i përjetoja, por edhe pse futesha me kokë nën batanije e qaja me orë, përsëri më mbante të fortë shpresa që do të vinte një telefonatë, do të vinte një pako me dhurata, do të vije të më takoje! Asnjëherë nuk jemi përqafuar kur iknim nga njëri-tjetri, edhe kur unë u rrita, e ty ca thinja më shumë të dolën...Ndarja për ne ishte e papërballueshme, na qante shpirti”.

"S’do jem kurrë më i njëjti njeri se më ka ikur një pjesë e shpirtit me ikjen tënde, më ka ikur një pjesë e zemrës që se zëvendëson asgjë dhe askush. Vetëm tani mund të kuptoj çdo njeri që ka kaluar në këtë rrugë dhimbjeje dhe ka humbur babanë, nënën apo dikë të shtrenjtë. Zemra ime ju ndjen të gjithëve!”, shkroi ajo ndër të tjera. 

REELS

Kripë në plagë 🤨

❣️👏

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? 🤓

Jeni gati për 11 korrik apo jo? 🤭

Arbër Xhekaj, është sportisti më viral i momentit në Kanada

Alketa Vejsiu remembers her late father: "I know that no one will be able to love me like you"

Alketa Vejsiu kujton të atin e ndjerë: “E di që askush nuk

Alketa Vejsiu, through a post on Instagram, recalled her late father, showing 10 simple life lessons she received:

"Today 1 year without dad! 10 simple life lessons:
1. I know that no one will be able to love me like you, so beautifully, so strongly. I found my father's love extraordinary since childhood. From the carrots that were squeezed into cheesecloth, the oranges that came from the south with difficulty, from the Tirana-Durrës road by bike, to the happy days in Paris when we sang in the Seine and you said to me: "Thank you for having a son, that I would like to see some happy days too", says the moderator.

It then adds:

"2. You taught me not to lie, so I hate liars. Therefore, even my truths, no matter how bitter, even when they hurt someone, I tell them. I want to leave this life weightless, like you.
3. You taught me to believe in love, how important it is to have a person who loves you very much in the hospital bed until the end. You didn't get on very well with women and you weren't the most ideal partner, but you searched for love all your life, found it and lived it at the age of 55. Tell me you should never love someone because you need them; to love it when you don't need it and just love it. This was love for you!".

Alketa writes that her father taught her to pursue work, success, the happiness of raising children and the value of money:

"4. You taught me to follow my passion for work, that work never betrays you, but without selling your soul for success.
5. Tell me that there is nothing better that you can do than to raise two children with love and educate them; the reward is great. You always told me that I didn't bring any sadness in your life.
6. You taught me that money has value only if it is used in function of emotion, because you always needed very little to be happy."

Further, Alketa says:

"7. Tell me that I had a face like a 10-lek, but a heart like an ocean, that even if I could meet bad people along the way, there was no reason to change.
8. You taught me gratitude! I built my life on this principle. You taught me not to live under the effect of applause, not to get drunk on the admiration of those I didn't know, but to appreciate those who truly loved me, away from the lights of the stage. I have honored and cherished your applause like nothing else, the best fan I could have.
9. You taught me to forgive, even when people disappoint you.
10. You taught me to be strong, only I'm tired of being strong."

Alketa says that her father could not learn what it's like to live without him, without his friend, inspiration and shoulder you can always lean on. "On the path of pain we are alone, but you as a star will always illuminate me", she concludes the post.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavjesiu)

On November 4, 2023, the moderator announced that she had lost her father. She broke the sad news in a post on Instagram, saying:

"Parting with you from this life is the deepest sadness that you have made me try my Super Star Dad! Even our separations when you fled to the wild emigration because you had to work and help us grow up, I experienced them with deep pain, but even though I buried my head under the blanket and cried for hours, I was still kept strong by the hope that would come a phone call, a package of gifts would arrive, you would come to meet me! We have never hugged when we ran away from each other, even when I grew up, and some more grays came out... The separation was unbearable for us, our souls cried".

"I will never be the same person because a part of my soul is gone with your departure, a part of my heart is gone that nothing and no one can replace. Only now I can understand every person who has gone through this path of pain and has lost his father, mother or someone dear. My heart goes out to all of you!", she wrote among other things.