Showbiz

Soni Malaj i përgjigjet me ironi Jonida Maliqit: “Deklarata më pa lidhje që kam dëgjuar”

Soni Malaj i përgjigjet me ironi Jonida Maliqit: “Deklarata më
Foto: "Ferma VIP 3" / Vizion Plus

Përplasja mes Soni Malajt dhe Jonida Maliqit duket se nuk ka përfunduar me daljen e kësaj të fundit nga “Ferma VIP 3”.

Gjatë prime-it, Soni u përball me një deklaratë të Jonidës, e cila ishte bërë në studio pas largimit të saj nga reality show. Në ekran iu shfaq një pjesë e komentit të këngëtares:

“Qasje kemi pasur vetëm në kompeticione ku unë kam triumfuar, por Soni i ka harruar ato dhe mban mend vetëm veshjen firmato.”

Deklarata e plotë e Jonidës ishte kjo:

“Edhe kemi performuar ndryshe, sepse unë jam vajzë festivalesh, Soni ka një karrierë tjetër, nëpër klabe, ashtu siç janë edhe shumë kolegë, ndaj nuk e di ku është pika e lidhjes. I vetmi rast ku ne kemi pasur qasje me njëra-tjetrën së afërmi kanë qenë pikërisht kompeticionet, ku unë kam triumfuar, por Soni mesa duket e harron këtë dhe mban mend vetëm veshjet firmato. Në epokën e sotme është turp të flasësh për veshje firmato apo jofirmato. Këto tema, për mua, e zvogëlojnë një individ, nuk e lartësojnë.”

Soni nuk e fshehu pakënaqësinë ndaj deklaratës dhe iu përgjigj duke e zhvendosur diskutimin nga trofetë te publiku.

“I them Jonidës: Zemër, në festivale mund të konkurrojë kushdo, [por] janë disa mekanizma që mund të dalësh fituese. Gjëja më e vështirë është që ndër vite të mbledhësh me mijëra njerëz që vijnë me dëshirën më të madhe për të të parë në sheshin ‘Skënderbej’, të të shohin në amfiteatër, të të shohin nëpër koncerte dhe të të këndojnë këngën. Të përqafoj, Jonida!”

Më pas, këngëtarja e cilësoi komentin e Jonidës si një nga deklaratat më të pakuptimta që kishte dëgjuar, duke shtuar se suksesi i një artisti nuk matet vetëm me fitoret në festivale.

“Deklarata më pa lidhje që kisha parë ndonjëherë. Kemi artiste të mrekullueshme që nuk kanë fituar ndonjëherë, sepse e thashë, janë disa mekanizma që dihen nëpër festivale, por atyre u dihen këngët. Mua këngët m'i dinë të gjithë dhe e dinë kush është Soni Malaj dhe kush është karriera dhe këngët.”

REELS

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅

💃 🪩 @cousinskeether