Showbiz

Alketa Vejsiu rrëfen për herë të parë historinë e saj të dashurisë

Si kurrë më parë, Alketa Vejsiu ka rrëfyer detaje nga jeta e saj personale dhe profesionale. Në një intervistë përballë Arbana Osmanit, në emisionin “Mirëmbrëma yje”, dy moderatoret zhvilluan një bisedë të sinqertë me njëra-tjetrën.

Ndërsa foli për jetën profesionale, Alketa zgjodhi t’i përgjigjej për herë të parë pyetjes se si është njohur me bashkëshortin e saj.

Epo, le të themi se edhe kjo histori ishte e ndërthurur me punën.

“Historia lindi nga dëshira e madhe për të sistemuar nënën dhe vëllain me një shtëpi. Unë isha 19 vjeç bëja dhe dy punë, shkoja dhe në shkollë, te "Petro Nini", kemi qenë në të njëjtin vit bashkë dhe duhet të merrja një kredi. Që të merrja një kredi duhet të bëja të paktën dy rroga që rroga ime të shkonte afërsisht 1 milion lekë. Mora kredinë kisha diku te 15 mijë euro të mbledhura, kisha fituar një çmim në një festival.

Kam prodhuar gjithmonë para, që fëmijë kam marrë një rrogë të mirë. Kisha 15 mijë dollarë të mbledhura nga disa festa që më ftonin, kisha fituar festivalin "Mikrofoni i Artë", kisha fituar 5 mijë euro. Ndërkohë jetova, punoja dhe ndihmoja babain dhe vëllain. Me ato para shkova shumë krenare te banka. Mora paratë, kredinë dhe bleva shtëpinë.

Shkova bleva shtëpinë dhe aty me pronarin e pallatit ku ndërtohej, pasi pagova të gjitha faturat, vendosa që ta kem shokun e jetës dhe gjërat shkuan shumë bukur.”, tha ajo.

Po ashtu, Alketa rrëfeu se ky vit ka qenë i mbushur me lot për shkak të humbjes së babait, por siç ajo theksoi ka vendosur të buzëqesh në vijim si një mënyrë për të ruajtur kujtimin e të atit të ndjerë.

“Ky vit ka qenë i mbushur me lot. Kam qarë për atë baba që nuk jeton më, por sot dua të flas për të me buzëqeshje. Dua të tregoj gjithçka të bukur që më ka mësuar dhe trashëguar, pa lot.”, shtoi ajo.

Megjithatë, Alketa theksoi se i ati ndihej krenar për të dhe shprehej shpesh herë se ajo nuk e kishte zhgënjyer kurrë.

Artikuj të sugjeruar:

 

REELS

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅

Alketa Vejsiu tells her love story for the first time

As never before, Alketa Vejsiu has narrated details from her personal and professional life. In an interview in front of Arbana Osman, in the show "Mirëbrëma yje", the two moderators had an honest conversation with each other.

While talking about her professional life, Alketa chose to answer for the first time the question of how she met her husband.

Well, let's just say that this story was also intertwined with work.

"The story was born from the great desire to organize the mother and brother with a home. I was 19 years old, I had two jobs, I also went to school, at "Petro Nini", we were in the same year together and I had to get a loan. In order to get a loan, I had to make at least two salaries so that my salary would reach approximately 1 million ALL. I got the loan, I had about 15 thousand euros collected, I had won a prize at a festival.

I always made money, I got a good salary as a child. I had 15 thousand dollars collected from several parties that invited me, I had won the "Golden Microphone" festival, I had won 5 thousand euros. Meanwhile, I lived, worked and helped my father and brother. I went to the bank with that money very proudly. I got the money, the loan and bought the house.

I went and bought the house and there with the owner of the building where it was built, after paying all the bills, I decided to have my life partner and things went very well," she said.

Likewise, Alketa confessed that this year has been filled with tears due to the loss of her father, but as she pointed out, she has decided to smile in the future as a way to preserve the memory of her late father.

"This year has been full of tears. I cried for that father who is no longer alive, but today I want to talk about him with a smile. I want to show everything beautiful that he has taught me and inherited, without tears," she added.

However, Alketa emphasized that her father was proud of her and often expressed that she had never disappointed him.

Suggested articles: