
Pak ditë më parë, Gjykata Themelore në Gjilan ka lëshuar një urdhërarresti kundrejt Arbenita Ismajlit, pasi dyshohet se ajo nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës që vajza e saj, Nina, të takojë Feron, babain e saj, duke kryer kështu veprën penale të “Mospërfilljes së vendimeve gjyqësore” dhe “Marrjen apo mbajtjen e kundërligjshme e fëmijës”, sipas medieve në Kosovë.
Vetëm sot, duket se Arbenita reagoi tërthorazi ndaj lajmeve duke bërë... humor burgu, në kuptimin e parë të fjalës.
Modelja postoi në story një foto lulesh me mbishkrimin "Si duken dërgesat nga burgu:", duke ironizuar se edhe po i erdhi ndonjë "burgim" i beftë, s'duket se do kalojë një kohë aq të tmerrshme me dërgesa lulesh të tilla fantastike.
Humori është i rëndësishëm kur kalon momentet të vështira, mirëkuptojmë se ky duhet të jetë rasti dhe me Arbenitën.