Relationships

ChatGPT po fut hundët edhe në romancë! Njerëzit po e përdorin për të bërë betimet e martesës

ChatGPT po fut hundët edhe në romancë! Njerëzit po e
Anna Blazhuk//Getty Images

Historia na ka treguar se që kur kanë ekzistuar betimet martesore, ka pasur njerëz që janë përpjekur t’i shkruajnë ato. Kjo traditë u kërkon njerëzve të përmbledhin dashurinë, vlerësimin dhe përkushtimin ndaj partnerit në një fjalim prej më pak se 300 fjalësh dhe më pas t’i ndajnë këto premtime të ndjera përpara të gjithë njerëzve që janë prezentë në dasmë.

Sigurisht, është një detyrë e vështirë, me shumë presion për ta bërë betimin poetik dhe koherent. Pikërisht për këtë arsye, gjithnjë e më shumë njerëz po e lehtësojnë procesin duke ia deleguar shkrimin e betimeve mjeteve të inteligjencës artificiale.

Një gjetje e re nga raporti i trendeve të “The Knot” për vitin 2025 zbuloi se mbi 1/3 e çifteve të fejuara po përdorin inteligjencën artificiale për planifikimin e dasmës dhe për gjenerimin e betimeve. Një kërkim i shpejtë në Google për “AI vows” ju tregon se ata që zgjedhin këtë rrugë kanë shumë opsione.

Nëse nuk janë platformat tradicionale si ChatGPT apo Gemini, gjeneratorët falas të betimeve si CelebrateAlly, Provenance Weddings, Matched Hearts dhe Wedding One e kanë si ofertë kryesore krijimin e betimeve të shpejta. Gjithçka që kërkojnë janë disa detaje kyçe: historia e takimit të çiftit, pëlqimet dhe mospëlqimet e tyre të përbashkëta dhe sigurisht, emrat. Prej aty, chatbot-i bën magjinë e tij dhe krijon 100–300 fjalë për t’u lexuar në ceremoni.

Një person ndau përvojën e tij në Reddit. Përdoruesi tregoi se si partnerja e tij u largua nga ceremonia pasi kuptoi që ai kishte përdorur inteligjencën artificiale për të shkruar betimet.
Historia nuk është verifikuar dhe nuk përmendet se cili ishte detaji që e tradhtoi atë, por reagimet ekstremisht negative tregojnë pse shumë njerëz ende i konsiderojnë ofenduese betimet e krijuara nga inteligjenca artificiale, pavarësisht faktit se janë rritur ndjeshëm.
“Nëse nuk je i gatshëm të kushtosh kohë për të krijuar fjalët që i tregojnë botës sa shumë e do partnerin, atëherë nuk e do atë,” shkroi një komentues.

“Ndjenjat nuk janë perfekte dhe është e vështirë t’i shprehësh, por duket sikur ai as nuk u përpoq. Jam e sigurt që e fejuara e tij e pa këtë si shenjë se si do të shkonte pjesa tjetër e jetës së tyre, nëse martohej me të. Nuk habitem që u largua,” shtoi një tjetër.

Por, megjithatë, një tjetër theksoi se njerëzit mund ta përdorin ChatGPT-në për betimet, por është e rëndësishme që t’i tregojnë edhe personit të dashur, në mënyrë që të jenë në të njëjtën linjë.

“Behet problematike vetëm nëse mbahet e fshehtë,” e mbështet komentin ekspertja e marrëdhënieve, Dr. Rebecca Eudy. “Themelet i një martese të shëndetshme janë komunikimi dhe sinqeriteti.”

“Ka rrezik që betimet të tingëllojnë të përgjithshme nëse nuk redaktohen dhe personalizohen,” vazhdon Dr. Eudy. “Nga pikëpamja e marrëdhënieve, çështja më e madhe është komunikimi. Nëse një partner nuk e di që inteligjenca artificiale u përdor për betimet dhe e zbulon më vonë, kjo mund të ndihet si shkelje e besimit. Por problemi nuk është mjeti, por mungesa e transparencës.”

“Betimet janë diçka te të cilat të dy duhet të riktheheni gjatë gjithë martesës për ngushëllim dhe frymëzim, si në kohët e mira ashtu edhe në ato më të vështirat,” thotë ajo. “Ndihma lejohet, madje është një ide e mirë. [Por] t’i gjenerojë kompjuteri, nuk duhet të jetë fillimi dhe fundi i procesit.”

Pra, përdoreni, por me karar!

 

REELS

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅