Metropolitan

Mëso nga gabimet e të tjerëve! Kim të tregon se pse nuk duhet t’i besosh verbërisht ChatGPT-së

Mëso nga gabimet e të tjerëve! Kim të tregon se pse nuk
Getty

Kim Kardashian, ashtu si ne, e përdor ChatGPT-në për shumë gjëra, madje edhe për të zgjidhur pyetjet e testeteve të universitetit. Megjithatë, kjo s’do të thotë se përgjigjet e chatbot-it janë të sakta, pasi Kim ngeli në provime.

Mëso nga gabimet e të tjerëve! Kim të tregon se pse nuk
 
Gjatë një testi me “makinerinë e së vërtetës” për Variety, ylli i “The Kardashians” pranoi se kishte përdorur ChatGPT-në për “të kopjuar”.

“Kur më duhet të di përgjigjen e një pyetjeje, bëj një foto dhe e fus në ChatGPT,” tregoi, duke shtuar se gjithnjë përgjigjet kanë qenë të gabuara dhe se ka ngelur nëpër teste.

Kardashian, 45 vjeçe, shpjegoi se “nxehet” dhe i “bërtet” ChatGPT-së sepse falë tij, ka dështuar në provime.
 
Kur këngëtarja e R&B-së, 34-vjeçarja Taylor, e pyeti nëse ajo e konsideron ChatGPT “një mik”, Kim e përshkroi si një “armik-mik” ("frenemy").

Mëso nga gabimet e të tjerëve! Kim të tregon se pse nuk
 
Ajo saktësoi: “I flas dhe i them, ‘Hej, ti do të më bësh të ngel. Si ndihesh për këtë?... Po vij tek ti për ndihmë.”, duke rrëfyer se chatbot-i e këshillon të besojë tek instinktet e saj.
 
Ylli i “The Kardashians” shtoi me shaka:

“Duhet të përmirësohet. Sepse unë mbështetem tek ai për ndihmë të vërtetë dhe ChatGPT përfundon duke më dhënë leksione jete dhe duke u bërë terapisti im, që më shpjegon pse duhet të besoj te vetja pasi më jep përgjigje të gabuara.”

Mëso nga gabimet e të tjerëve! Kim të tregon se pse nuk

Kim ka qenë e hapur me njerëzit për rrugëtimin e saj, duke treguar se kishte dështuar tre herë në një provim, përpara se ta kalonte më në fund në vitin 2021. Në maj, aktorja e “American Horror Story” festoi përfundimin e studimeve në juridik, pas gjashtë vitesh përpjekjesh.

 

REELS

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅