Promo

Concentrix “ankoron” edhe në Durrës

Concentrix “ankoron” edhe në Durrës

Ka kompani që rriten gradualisht, pothuajse pa zhurmë. Ka të tjera që, ndërsa zgjerohen, fillojnë të ndryshojnë mënyrën si flitet për punën, karrierën dhe jetën profesionale. Në Shqipëri, Concentrix duket se po hyn pikërisht në këtë kategori.

Për shumë të rinj, emri i kompanisë lidhet fillimisht me një mundësi punësimi. Por, për ata që e njohin më nga afër, Concentrix po ndërton diçka më të madhe se kaq: një kulturë pune që tenton të largohet nga modeli tradicional i “thjesht një zyre”.

Në një kohë kur mënyra si punojmë po ndryshon me shpejtësi, edhe pritshmëritë e brezit të ri kanë ndryshuar. Sot, një ambient modern pune nuk matet vetëm me pozicionin apo pagën. Matet me paketën e plotë të benefiteve, fleksibilitetin, mundësinë për t’u zhvilluar, energjinë e ekipit dhe ndjesinë se po ecën përpara.

Dhe ndoshta kjo është një nga arsyet pse Concentrix ka krijuar një profil ndryshe në tregun lokal të punës.

Kufjet e Concentrix i vendosin studentë që hedhin hapat e parë në karrierë, profesionistë që kërkojnë një ambient më ndërkombëtar, por edhe njerëz që kanë zgjedhur të rriten brenda kompanisë dhe të ndërtojnë role drejtuese me kalimin e kohës. Ritmi është dinamik dhe kultura e punës duket më afër modelit të kompanive moderne europiane sesa perceptimit klasik që shumë njerëz kanë ende për industrinë e shërbimit të klientit në Shqipëri.

Pjesë e kësaj kulture janë edhe elementë që sot po bëhen gjithnjë e më të rëndësishëm për mënyrën si njerëzit zgjedhin të punojnë: akses në platforma zhvillimi si LinkedIn Learning, aktivitete wellbeing, team buildings, palestër falas dhe fleksibilitet për të punuar remote, në varësi të projektit. Të gjitha këto nuk paraqiten thjesht si benefite “corporate”, por si pjesë e një mënyre më moderne të të menduarit për balancën mes jetës dhe punës.

Në një treg ku shpesh dominojnë diskutimet për largimin e të rinjve apo mungesën e perspektivës profesionale, kompani të tilla po krijojnë gradualisht një tjetër narrativë: atë të një brezi që kërkon ekspozim global, pa qenë domosdoshmërisht i detyruar të largohet nga Shqipëria.

Ndoshta edhe për këtë arsye, zgjerimi i Concentrix në Durrës nuk duket thjesht si hapja e një tjetër zyre. Ka diçka simbolike në faktin që një kompani globale po “ankoron” edhe në qytetin bregdetar që vitet e fundit ka nisur të marrë një energji të re.

Durrësi nuk është më vetëm qyteti i verës apo i fundjavave. Është një qytet që po ndryshon ritëm. Po tërheq biznese, zhvillim dhe një brez të ri profesionistësh që kërkojnë më shumë mundësi pranë qytetit ku jetojnë. Në këtë kontekst, ardhja e Concentrix krijon një lidhje natyrale mes një qyteti në transformim dhe një kompanie që po zgjerohet me të njëjtin ritëm.

Edhe vetë ideja e “ankorimit” duket se funksionon përtej lojës me fjalët. Sepse nuk bëhet fjalë vetëm për një adresë të re apo për një hapësirë të re pune. Bëhet fjalë për krijimin e një tjetër pike energjie, ku njerëz të ndryshëm takohen, zhvillohen dhe ndërtojnë eksperienca që shpesh shkojnë përtej vetë punës.

Në fund, kompanitë më interesante nuk janë domosdoshmërisht ato që flasin më fort për veten. Janë ato që arrijnë të krijojnë lëvizje rreth tyre. Dhe në Shqipëri, Concentrix po bën pikërisht këtë.

REELS

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅

Concentrix "anchors" in Durrës

Concentrix “ankoron” edhe në Durrës

There are companies that grow gradually, almost silently. There are others that, as they expand, begin to change the way we talk about work, careers, and professional life. In Albania, Concentrix seems to be falling into this very category.

For many young people, the company's name initially associates with a job opportunity. But, for those who know it better, Concentrix is ​​building something bigger than that: a work culture that seeks to move away from the traditional "just an office" model.

At a time when the way we work is changing rapidly, the expectations of the younger generation have also changed. Today, a modern work environment is not measured only by position or salary. It is measured by the full benefits package, flexibility, opportunity to develop, team energy and the feeling of moving forward.

And perhaps this is one of the reasons why Concentrix has created a different profile in the local job market.

Concentrix headsets are worn by students taking their first steps in their careers, professionals looking for a more international environment, but also people who have chosen to grow within the company and build leadership roles over time. The pace is dynamic and the work culture seems closer to the model of modern European companies than the classic perception that many people still have of the customer service industry in Albania.

Part of this culture are elements that are becoming increasingly important to the way people choose to work: access to development platforms like LinkedIn Learning, wellbeing activities, team buildings, free gyms and the flexibility to work remotely, depending on the project. All of these are presented not simply as “corporate” benefits, but as part of a more modern way of thinking about work-life balance.

In a market where discussions about the departure of young people or the lack of professional prospects often dominate, such companies are gradually creating another narrative: that of a generation seeking global exposure, without necessarily being forced to leave Albania.

Perhaps for this reason, Concentrix Albania's expansion in Durrës does not simply feel like the opening of another office. There is something symbolic in the fact that a global company is "anchoring" in the coastal city that has begun to take on a new energy in recent years.

Durrës is no longer just a summer or weekend city. It is a city that is changing its pace. It is attracting businesses, development and a new generation of professionals who are looking for more opportunities near the city where they live. In this context, the arrival of Concentrix creates a natural connection between a city in transformation and a company that is expanding at the same pace.

Even the very idea of ​​"anchoring" seems to work beyond a play on words. Because it's not just about a new address or a new workspace. It's about creating another energy point, where different people meet, develop, and build experiences that often go beyond work itself.

In the end, the most interesting companies aren't necessarily the ones that talk the loudest about themselves. They're the ones that manage to create a movement around themselves. And in Albania, Concentrix Albania is doing just that.