Promo

TIA dhe Vodafone sjellin teknologjinë Airbus në Tiranë

TIA dhe Vodafone sjellin teknologjinë Airbus në Tiranë

Vodafone Albania dhe Tirana International Airport (TIA) kanë zyrtarizuar të hënën, më 25 maj, iniciativën “Siguria që udhëton me ty”, një investim strategjik tashmë i implementuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

Nëpërmjet kësaj iniciative, TIA bëhet aeroporti i parë në Ballkanin Perëndimor që zbaton zgjidhjen e Airbus për sigurinë aeroportuale, pjesë e partneritetit global të Vodafone Group, për sigurinë e aeroporteve, e ndërtuar mbi kapacitetet e rrjetit 5G të Vodafone Albania.

TIA dhe Vodafone sjellin teknologjinë Airbus në Tiranë

Partneriteti strategjik ndërmjet Vodafone Albania, Tirana International Airport dhe Airbus shënon një moment kyç në transformimin e operacioneve aeroportuale përmes komunikimit në kohë reale, koordinimit të avancuar, reagimit ndaj emergjencave dhe menaxhimit të sigurisë.

Zgjidhja ofron mbështetje të drejtpërdrejtë për stafin operacional të aeroportit, duke mundësuar komunikim më efikas dhe koordinim më të shpejtë, në çdo proces aeroportual.

Nisma “Siguria që udhëton me ty” reflekton pikërisht këtë qasje: përdorimin e teknologjisë së avancuar të Airbus, të mbështetur nga rrjeti 5G i Vodafone Albania, për të garantuar standarde më të larta sigurie dhe efikasiteti, për punonjësit dhe udhëtarët.

Roli i Vodafone Albania në këtë iniciativë tejkalon ofrimin e lidhjes së internetit; Rrjeti numër 1 në Shqipëri vepron si ndërtues dhe integrues i plotë i infrastrukturës kritike, duke garantuar kështu funksionimin e plotë të sistemit të sigurisë dhe komunikimit në aeroport.

TIA dhe Vodafone sjellin teknologjinë Airbus në Tiranë

Z.Piervittorio Farabbi, Drejtor Operacional i Tirana International Airport, theksoi rëndësinë strategjike të projektit.

“Sot, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës po hedh një hap të madh përpara, duke implementuar platformën e komunikimeve kritike të Airbus, të mbështetur nga lidhja e avancuar 5G e Vodafone Albania. Së bashku, po ndërtojmë një infrastrukturë digjitale të qëndrueshme që garanton operime më të sigurta, koordinim në kohë reale dhe mbështet zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të Shqipërisë.”- theksoi ai.

Z. Balázs Révész, Drejtor Ekzekutiv i Vodafone Albania, theksoi rolin e kompanisë si partner teknologjik për infrastrukturat kritike:

“Ky projekt tregon qartë se roli i Vodafone sot shkon shumë përtej telekomunikacionit tradicional. Nëpërmjet partneriteteve me liderë globalë si Airbus dhe institucione strategjike si Tirana International Airport, ne po sjellim në Shqipëri ekspertizë ndërkombëtare, teknologji të provuara dhe standarde të avancuara që mbështesin C2 General funksionimin e infrastrukturave kritike. Ambicia jonë është të jemi partneri teknologjik, që ndihmon në ndërtimin e themeleve dixhitale, mbi të cilat mbështetet ekonomia moderne.”

TIA dhe Vodafone sjellin teknologjinë Airbus në Tiranë

Z. Lionello Ginelli, Menaxher i Llogarive Kryesore për Europën Jugore pranë Airbus Public Safety and Security, sqaroi zbatimin praktik të zgjidhjes:

“Duke kombinuar platformën kritike të misionit Agnet të Airbus me lidhjen premium të Vodafone, ne po ofrojmë një zgjidhje të plotë dhe të nivelit më të lartë, të përshtatur për nevojat e përdoruesve tanë.”- tha ai.

Sistemi i komunikimit të zbatuar në TIA bazohet në teknologjinë push-to-talk të Airbus, një platformë globalisht e testuar në aviacion, sigurim publik dhe infrastruktura kritike.

TIA dhe Vodafone sjellin teknologjinë Airbus në Tiranë

Kjo zgjidhje mundëson komunikim të menjëhershëm dhe të sigurt ndërmjet të gjitha ekipeve operacionale, koordinim të avancuar në situata emergjence, menaxhim të sigurisë në kohë reale, si dhe integrim të plotë me infrastrukturën ekzistuese të aeroportit.

Përmes rrjetit të tij 5G, Vodafone Albania mbështet transformimin dixhital të infrastrukturave kritike kombëtare, duke ofruar standarde të avancuara teknologjike në funksion të operacioneve dhe sigurisë aeroportuale.

REELS

Kripë në plagë 🤨

❣️👏

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? 🤓

Jeni gati për 11 korrik apo jo? 🤭

Arbër Xhekaj, është sportisti më viral i momentit në Kanada