Showbiz

Divorci & VIP-at shqiptarë: 4 ndarjet e bujshme të këtij viti

Divorci & VIP-at shqiptarë: 4 ndarjet e bujshme të këtij viti
Google: Monika Kryemadhi & Ilir Meta; Erion Isai & Ajlin Petrela; Erand Sojli & ish-bashkëshortja; Shpat Kasapi & Selvije Jao

Ky vit mund të cilësohet si “viti i ndarjeve”, pasi janë konfirmuar dhe finalizuar disa divorce. Sikur të mos mjaftojë drama e divorcit, VIP-at kanë mbi shpinë edhe vëmendjen publike, ndaj ndarjet e tyre shihen me shumë interes. 

Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta

Divorci & VIP-at shqiptarë: 4 ndarjet e bujshme të këtij viti

Në prill të këtij viti, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta i dhanë fund zyrtarisht martesës së tyre disavjeçare.

Ilir Meta ishte prezent në seancë, i shoqëruar nga forcat e policisë, pasi kujtojmë se që prej tetorit të vitit të kaluar, ish-presidenti është në burg. Nga ana tjetër, Monika nuk është paraqitur fizikisht, por është përfaqësuar nga avokati i saj, Redi Llanaj.

Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë dhe ish-presidenti i Shqipërisë, konfirmoi më 20 qershor se ai dhe Monika Kryemadhi kanë nisur procedurat e divorcit. Ilir Meta, në një deklaratë publike, e cilësoi Monikën si “ish-bashkëshorten” e tij dhe shtoi se çështja po ndiqet në rrugë juridike.

Erand Sojli konfirmon divorcin

Divorci & VIP-at shqiptarë: 4 ndarjet e bujshme të këtij viti

Aktori Erand Sojli ka treguar se prej 3 vitesh është divorcuar nga bashkëshortja e tij, Rina. Në një rrëfim në “Ferma VIP”, ai tregoi se ndonëse u përpoq të shpëtonte martesën, sërish, as ai dhe as partnerja e tij nuk mundën.

“Jemi ndarë, kemi tre vjet. Kishte mbaruar por s’e kishim kuptuar. E provuam të ribashkohemi, por e kupton që është të rrahësh ujë në haca kot.”, tha ai.

Megjithatë, pavarësisht ndarjes, Erandi theksoi se mban ende komunikim me ish-bashkëshorten për shkak të vajzave. Po ashtu, ai theksoi se të dy gëzojnë respekt për njëri-tjetrin dhe se fëmijët nuk e kanë përjetuar në mënyrë problematike ndarjen.

Shpat Kasapi dhe Selvije Jao

Divorci & VIP-at shqiptarë: 4 ndarjet e bujshme të këtij viti

Shpat Kasapi dhe Selvija janë divorcuar. Sipas “Prive”, Selvija e ka pranuar se rrugët e tyre tanimë janë ndarë, por gjithsesi, një njëfarë mënyre do të vijojnë të jenë të lidhur, për shkak se kanë një djalë bashkë.

Selvija, përmes një postimi në Instastory, konfirmoi se u largua nga Tirana, ndërsa Shpati, u shpreh po ashtu në Instagram, se nëse gabon, gruaja të lë dhe nuk të fal. (Duuh).

Erion Isai dhe Ajlin Petrela

Divorci & VIP-at shqiptarë: 4 ndarjet e bujshme të këtij viti

Erion Isai është divorcuar zyrtarisht me bashkëshorten e tij, Ajlin Petrela. Pas lajmit që bëri bujë, Erioni, përmes një postimi në Instagram, konfirmoi lajmin.

Ai u shpreh se martesa e tij ka marrë fund prej dy vitesh:

“Prej prillit 2024, me dakordësi dhe parime të përbashkëta dhe zyrtarisht, ligjërisht, ka nisur një kapitull i ri personal! Keqardhje për publikime vendimesh gjykatash, të cilat s’kanë asnjë interes publik dhe asnjë arsye për t’u publikuar dhe mbi të gjitha, kur pas saj janë dy vajza të vogla”.

Ai shtoi se prej dy vitesh bën detyrën më të bukur në botë, atë të babait, i cili përkushtohet e copëtohet për Ajrin dhe E’duan.

Sa i përket divorcit, gjykata e Tiranës përfundoi procesin e divorcit në prill të këtij viti, duke i dhënë fund martesës që nisi në vitin 2011. Sipas vendimit gjyqësor të bërë publik në media të ndryshme të vendit, në arsyetimin e vendimit theksohet: “nuk ekziston më ndjenja e afeksionit”, “jetojnë të ndarë”, dhe martesa e tyre “ka humbur kuptimin”.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb