Showbiz

Rezart Veleshnja nuk përmbahet: "Salsano i mbivlerësuar" dhe 10+ deklarata pa doreza

Rezart Veleshnja nuk përmbahet: "Salsano i mbivlerësuar" dhe
Rezart Veleshnja në "Jo veç Kullera" në Andale Media

Rezart Veleshnja, aktori i njohur i humorit, ishte së fundmi i ftuar në emisionin "Jo Veç Kullera" në Andale Media. I njohur për deklaratat e tij pa filtra, Veleshnja edhe këtë herë dha tituj, thumbime dhe rrëfime të reja.

Duke folur për karrierën e gjatë në skenë dhe vendin e brezave të rinj në humor, Veleshnja u shpreh me humor, por edhe me ironi:

“Vjen një moment që hapet krahu. Do thuash ti po ka nga këta që janë 60 vjeç dhe punojnë akoma? Po s’kanë ç'bëjnë, se janë me kredi.”

Ai nuk i kurseu as komentet për Big Brother VIP Kosova, ku ishte pjesë për një kohë të shkurtër:

“Këtu te ne, gjithë kosovarët fitojnë çmime të para. I ke parë ndonjëherë Alban Skënderajn apo Elvana Gjatën të fitojnë ndonjë gjë nga Kosova? Edhe te Big Brother VIP Kosova mua më vunë shkelmin, dhe gjithë ne që ishim nga Shqipëria.”

Rezart Veleshnja nuk përmbahet: "Salsano i mbivlerësuar" dhe

Për rikthimin në spektaklin që e bëri të njohur, "Portokalli", ai u shpreh me rezervë:

“Për një sezon ndoshta, po kur je 60 vjeç, hap krahun.”

I pyetur nëse mendon se "Portokallia" është më ajo që ishte, Rezarti u përgjigj:

“Absolutisht... [jo]. Ka uljet e ngritjet e veta, dhe mua më vjen keq që nuk është në atë nivel, ndërkohë që puna me kostumet dhe grimin është shumë e mirë. Çalojnë te skenari, është shumë i dobët.”

Sa i përket emrave që mbajnë sot “kolonat” e Portokallisë, Veleshnja përmendi:

“Për mua Portokallia ka 3 kolona tani: Gaz Paja, Irgen Çela dhe Romir Zalla.”

Duke kujtuar momente nga prapaskenat, Veleshnja tregoi edhe një histori pikante:

“Kam kapur nja dy duke bërë seks. Ishte e përhershme ajo punë. S’ua them emrat se u prish punë, se ndahen nga familja.”

Për përplasjen televizive me Kleoniki Delijorgjin, ku ajo e quajti mizogjen, ai rrëfeu:

“Kleoniki, përpara se të hynim [në studio], po qante se donte sanduiç dhe ujë dhe unë u kujdesa, më tha 'ua faleminderit, vetëm ti u kujdese'. Kur hymë në studio, ndryshoi komplet dhe unë mora një kryq dhe i thosha: 'dil o shpirt i keq'. Do ti që ajo vërtet ishte e pushtuar.”

Ai tregoi gjithashtu se ka pasur mbështetje nga drejtuesja e Top Channel, Vjollca Hoxha:

“Më ka mbështetur Vjollca Hoxha. Ajo ka qenë gjithmonë pro. Unë e kam deklaruar gjithmonë dhe pagën, e kam pasur diku te 5 milionë lekë.”

Veleshnja u ndal edhe te projektet personale dhe kritikoi disa forma të reja të humorit dhe trajnimeve, duke u ndalur tek Ermal Mamaqi:

“Unë po bëj një film, jo me celular, po bëj një film të mirë komedi. Çdo njeri e shikon jetën si do ai. Ai është i zgjuar, se ti e hëngre, unë e shita, mora dhe lekët. S’kam gjë me atë. Ai është i zgjuar për mua, nuk është budalla. Budalla jemi ne që shkojmë dhe e shikojmë atë. Për sa kohë ai fut lekët në xhep, për sa kohë shkon trajnohesh te Ermal Mamaqi, ti je budalla. Është idiotësi.”

Ndër aktorët që vlerëson më shumë ndër vite, përmendi:

“Erand Sojli, Ervin Bejleri, Bes Kallaku, Agron Llakaj dhe Elvis Pupa.”

Për Pupën dha dhe një deklaratë interesante:

“Për herë të parë një shqiptari ia futi një australian. Kështu që ai Vis që është atje, gjithë këtë sebepin e ka nga ca mafiozë. Dhe Visi i shkretë kërkohet, se nuk do t’ia dijë policia.”

Për moderatorin dhe aktorin Salsano Rrapi, Rezarti nuk u tregua i butë:

“Salsano Rrapi është i mbivlerësuar prej aseteve shoqërore. Rrinë gjithë atë kohë, ndërrojnë skenografinë, s'ndërrojnë 3 veta.”

Në fund, një koment edhe për drejtimin e Big Brother:

“Xhan i kam të gjithë, por më mirë e drejton Arbana. Por, çiftet e drejtojnë më mirë. Arbana Osmani dhe Ledion Liço do bënin një kombinim shumë të mirë.”

Për ftesat nga televizioni që dikur e kishte si shtëpi të dytë, ai u shpreh i prerë:

“Top Channel s’të merr njeri në telefon, shkon vetë për të bërë audicione.”

Intervistën e plotë mund ta shikoni në videon e mëposhtme:

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Rezart Veleshnja does not hold back: "Salsano is overrated" and 10+ statements without gloves

Rezart Veleshnja nuk përmbahet: "Salsano i mbivlerësuar" dhe

Rezart Veleshnja, the famous comedian, was recently invited to the show "Jo Veç Kullera" on Andale Media . Known for his outspoken statements, Veleshnja once again gave headlines, jokes and new stories.

Speaking about her long career on stage and the place of the younger generations in humor, the Veleshnja expressed herself with humor, but also with irony:

"There comes a moment when the door opens. You mean, are there any of these people who are 60 years old and still working? They have nothing to do, because they have loans."

He did not spare any comments about Big Brother VIP Kosovo, where he was a part for a short time:

"Here, all Kosovars win first prizes. Have you ever seen Alban Skënderaj or Elvana Gjata win anything from Kosovo? Even on Big Brother VIP Kosovo, they kicked me out, and all of us who were from Albania."

Rezart Veleshnja nuk përmbahet: "Salsano i mbivlerësuar" dhe

Regarding the return to the show that made him famous, "Orange", he expressed himself with reservation:

"For a season maybe, but when you're 60, you spread your wings."

Asked if he thinks "Portokallia" is what it used to be, Rezarti replied:

"Absolutely... [no]. It has its ups and downs, and I'm sorry it's not at that level, while the costume and makeup work is very good. They're lagging behind on the script, it's very weak."

Regarding the names that the "columns" of Portokallije bear today, Veleshnja mentioned:

"For me, Portokallia has 3 columns now: Gaz Paja, Irgen Çela and Romir Zalla."

Recalling moments from behind the scenes, the Veleshnja also told a spicy story:

"I caught a couple having sex. That job was permanent. I won't tell their names because it ruined their job, because they were separated from their families."

About the television clash with Kleoniki Delijorgji, where she called him a misogynist, he confessed:

"Kleoniki, before we entered [the studio], was crying because she wanted a sandwich and water and I took care of her, she said 'thank you, you just took care of her'. When we entered the studio, she completely changed and I took a cross and said to her: 'get out, you evil spirit'. You know she was really possessed."

He also indicated that he had support from the director of Top Channel, Vjollca Hoxha:

"Vjollca Hoxha supported me. She has always been in favor. I have always declared my salary, it was somewhere around 5 million lek."

The Veleshnja also focused on personal projects and criticized some new forms of humor and training, focusing on Ermal Mamaqi:

"I'm making a movie, not with a cell phone, I'm making a good comedy movie. Everyone sees life as they want. He's smart, because you ate it, I sold it, and I got the money. I have nothing against him. He's smart to me, he's not stupid. We're the ones who go and watch him are stupid. As long as he puts the money in his pocket, as long as he goes to train with Ermal Mamaqi, you're stupid. It's idiotic."

Among the actors he has most appreciated over the years, he mentioned:

"Erand Sojli, Ervin Bejleri, Bes Kallaku, Agron Llakaj and Elvis Pupa."

He also gave an interesting statement about Pupa:

"For the first time, an Australian introduced an Albanian. So that Vis who is there, all this is because of some mafia. And poor Vis is wanted, because the police won't know about it."

For moderator and actor Salsano Rrapi, Rezarti was not gentle:

"Salsano Rrapi is overrated by social assets. They stay all the time, they change the scenery, they don't change 3 people."

Finally, a comment on the direction of Big Brother:

"I have all the Xhan, but Arbana leads better. But couples lead better. Arbana Osmani and Ledion Liço would make a very good combination."

Regarding the invitations from television, which he once considered his second home, he expressed himself bluntly:

"No one at Top Channel calls you, you go to auditions yourself."

You can watch the full interview in the video below: