Showbiz

Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke akuzuar gjigantin e teknologjisë se ka përdorur imazhin e saj për të promovuar televizorët e kompanisë pa miratim.

Sipas dokumenteve të paraqitura në gjykatë, këngëtarja pretendon se fotografia e saj është përdorur në materiale promocionale dhe në paketimet e televizorëve Samsung në mbarë botën, pa dijeninë e saj dhe pa asnjë pagesë apo marrëveshje paraprake.

Në padi thuhet se fytyra e artistes është përdorur në një fushatë të gjerë marketingu për produkte konsumatore, pa i dhënë asaj kontroll mbi mënyrën se si po i përdorej imazhi.

Sipas ekipit ligjor të Dua-s, fotografia në fjalë është realizuar në prapaskenat e Austin City Limits Festival në vitin 2024 dhe të drejtat e autorit i zotëron vetë artistja.

Padia pretendon se Samsung nisi ta përdorte fotografinë në fillim të vitit 2025 për të promovuar televizorët e saj në tregje të ndryshme ndërkombëtare. Kur këngëtarja zbuloi përdorimin e imazhit të saj, ajo kërkoi që kompania ta ndalonte menjëherë fushatën, por sipas pretendimeve të saj, përgjigjja e Samsung ishte “shpërfillëse” dhe kompania refuzoi të tërhiqte materialet.

Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro

Në dokumentet e gjykatës përfshihen edhe komente të fansave në rrjetet sociale, ku disa përdorues shkruanin se ishin ndikuar të blinin televizorët pikërisht sepse mendonin se Dua Lipa po i promovonte ato.

“S'kisha plan për të blerë televizor, por kur pashë kutinë me Dua Lipa-n vendosa ta marr”, shkruante një përdorues, ndërsa një tjetër komentonte: “Do ta blija atë televizor vetëm sepse është Dua Lipa”.

Këngëtarja akuzon kompaninë për shkelje të të drejtave të autorit, përdorim të paautorizuar të identitetit të saj publik dhe krijim të një përshtypjeje të rreme sikur ajo kishte mbështetur produktin.

Përveç dëmshpërblimit prej të paktën 15 milionë dollarësh, artistja kërkon edhe fitimet që kompania dyshohet se ka përfituar nga përdorimi i imazhit të saj.

Kjo nuk është hera e parë që Dua Lipa përballet me çështje ligjore. Vitin e kaluar ajo fitoi një proces gjyqësor lidhur me hitin e saj Levitating, pasi dy autorë muzikorë e akuzuan se kishte kopjuar melodinë e këngës së tyre. Gjykata vendosi në favor të artistes, duke argumentuar se ngjashmëritë muzikore nuk ishin të mjaftueshme për të përbërë shkelje të të drejtave të autorit.

REELS

Si do dalim këtë herë? #eurovision2026 @aliskallaci suksese 🥳

Nuk e lëshon për qamet 🤓

Artistja Elvana Gjata shenon nje tjeter sukses me koncertin e saj ne arenen me te madhe te mbyllur ne Itali per evente, Unipol ne Milano. Para nje salle te mbushur plot me rreth 16,000 vete, artistja riktheu show-n e saj Dekada, duke shtuar edhe kenge te vitit te fundit si “Sheqer” apo duetin “Moment” me Stanaj. E veshur nga Valdrin Sahiti, Gjata ndezi skenen me hitet e mbi 15-viteve karriere dhe gjate gjithe kohes u shoqerua nga publiku teper energjik i shqiptareve te ardhur jo vetem nga Italia, por edhe nga zona te tjera te Europes.

Burra, mblidhni mendjen 🤓

All rights reserved @fermavip.al @vizionplustv

Funksionon gjithmonë! 😎

😂😂😂

Give this man a beer 🍻 All rights reserved to: @rtvklan

💃

All rights reserved to the original source and broadcaster: @stoprtvklan @rtvklan This content is shared strictly for informational and reporting purposes. No copyright infringement is intended.

Dua Lipa in legal battle with Samsung: Seeks millions of euros in damages

Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro

Dua Lipa has filed a $15 million lawsuit against Samsung , accusing the tech giant of using her image to promote the company's televisions without approval.

According to documents filed in court, the singer claims that her photo was used in promotional materials and on Samsung television packaging worldwide, without her knowledge and without any prior payment or agreement.

The lawsuit states that the artist's face was used in a broad marketing campaign for consumer products, without giving her control over how her image was being used.

According to Dua's legal team, the photo in question was taken backstage at the Austin City Limits Festival in 2024 and the artist herself owns the copyright.

The lawsuit alleges that Samsung began using the photo in early 2025 to promote its televisions in various international markets. When the singer discovered the use of her image, she demanded that the company immediately stop the campaign, but according to her claims, Samsung 's response was "disrespectful" and the company refused to withdraw the materials.

Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro

The court documents also include comments from fans on social media, where some users wrote that they were influenced to buy the televisions precisely because they thought Dua Lipa was promoting them.

"I wasn't planning on buying a TV, but when I saw the box with Dua Lipa on it, I decided to get it," wrote one user, while another commented: "I would buy that TV just because it's Dua Lipa."

The singer accuses the company of copyright infringement, unauthorized use of her public identity and creating a false impression that she had endorsed the product.

In addition to damages of at least $15 million, the artist is also seeking the profits that the company allegedly benefited from using her image.

This isn't the first time Dua Lipa has faced legal trouble. Last year, she won a lawsuit over her hit song " Levitating " after two songwriters accused her of copying the melody of their song. The court ruled in the artist's favor, arguing that the musical similarities weren't enough to constitute copyright infringement.