
Sfilatat e modës janë një hapësirë ku të ftuarit VIP shprehin stilin e tyre në mënyrën më autentike, dhe këtë e tregoi edhe Emma Stone gjatë prezantimit Cruise 2027 të Louis Vuitton në Nju Jork. Ndërsa disa zgjedhin veshje më të guximshme, ajo qëndroi besnike stilit të saj të thjeshtë dhe të rehatshëm, duke u shfaqur me një set shumë komod, por njëkohësisht elegant.
Aktorja iu bashkua emrave si Cate Blanchett, Anne Hathaway dhe Emily Blunt në ambientet. Kjo ishte një nga paraqitjet e saj të para të plota me Louis Vuitton pas Oscars 2026, duke qenë se mungoi edhe në Met Gala.

Veshja e saj përbëhej nga një triko e zezë me kopsa, e thjeshtë por e kuruar në detaje. Elementët prej sateni në jakë dhe në fund i shtonin teksturë, ndërsa kopsat e bardha krijonin kontrast. Një logo e vogël pranë xhepit tregonte se nuk ishte një triko e zakonshme, por një pjesë e një koleksioni luksoz.



Kjo triko ishte kombinuar me pantallona po aq minimale, me prerje të drejtë dhe detaje të lehta sateni në xhepa dhe në fund. Në vend të zinxhirit klasik, pantallonat kishin kopsa dekorative, duke i dhënë një prekje më elegante gjithë pamjes. Për ta balancuar stilin pak më të ngrohtë të veshjes, ajo zgjodhi sandale me rripa, që nxirrnin në pah pedikyrin në të kuqe.



Edhe aksesorët ishin në të njëjtën linjë minimaliste. Në vend të bizhuterive të mëdha, ajo zgjodhi vathë shumë të vegjël dhe disa unaza të arta. Vëmendjen kryesore e merrte çanta, një model i frymëzuar nga valixhet klasike të Louis Vuitton, me monogramën karakteristike dhe detaje në nuanca kafe dhe të kuqe. Ky model pritet të dalë në shitje me koleksionin vjeshtë 2026.



Zgjedhja për të vënë rehatinë në plan të parë nuk është rastësi për aktoren. Edhe në paraqitje të tjera ajo ka treguar se preferon veshje të thjeshta, të lehta për t’u veshur dhe për t’u përshtatur. Kjo dëshmon se stili i mirë nuk ka nevojë për teprim, por për zgjedhje të zgjuara dhe të balancuara.







