Health

Pse pedikyri japonez është trend për verën

Pse pedikyri japonez është trend për verën
Foto: Moritz Scholz//Getty Images

Bukuria ka ndryshuar shumë vitet e fundit - nga thonj shumë të zbukuruar dhe me efekt metalik, te manikyrët shumë natyralë - por për verën 2026, trendi po shkon drejt një “revolte të qetë” kundër xhelit. Pas vitesh përdorimi të xhelit dhe heqjes së tij me vështirësi, shumë persona po zgjedhin një alternativë më të butë dhe më të thjeshtë: pedikyrin japonez.

Shumë njerëz po e preferojnë sepse kanë pasur probleme me alergji nga xheli, dhe në rrjetet sociale po rritet numri i atyre që thonë se po e braktisin xhelin dhe po kalojnë te metoda japoneze.

Pse pedikyri japonez është trend për verën

Por çfarë është pedikyri japonez?

Sipas specialistes Susan Carroll, kjo metodë fokusohet te përmirësimi i gjendjes së thoit natyral, jo te mbulimi i tij me ngjyrë apo xhel. 

Fillimisht thonjtë pastrohen dhe përgatiten si në një pedikyr normal. Pastaj përdoren disa produkte shumë të buta që nuk janë për zbukurim, por për kujdes: janë pasta me minerale dhe vitamina, që vendosen mbi sipërfaqen e thoit për ta ushqyer dhe për t’i dhënë një pamje më të shëndetshme. Këto nuk janë kremra për lëkurë, por masa të lehta që ndihmojnë thoin të mos duket i thatë apo i dëmtuar.

Më pas vjen pjesa e “lustrimit”, që do të thotë se thoi fërkohet shumë butë me mjete speciale shumë të imta (si lima shumë të buta). Ky nuk është fërkim i fortë, por një lëmim shumë i lehtë i sipërfaqes së thoit që e bën më të lëmuar dhe që të reflektojë dritën natyralisht, pra të ketë shkëlqim pa pedikyr.

Në fund, thoi duket si i lyer, por në fakt nuk ka asnjë produkt ngjyre apo xheli mbi të, është vetëm thoi natyral i përmirësuar dhe i ushqyer.

Pse pedikyri japonez është trend për verën

Edhe pse mund të përdoret në duar dhe këmbë, tani është më i përhapur për pedikyr, sidomos në verë kur thonjtë e këmbëve janë të ekspozuar.

Rezultati është i thjeshtë dhe elegant: thonj me shkëlqim natyral, të shëndetshëm dhe paksa si margaritar. Përfitimi nuk është vetëm estetik.

Pse pedikyri japonez është trend për verën

Ndryshe nga xheli, kjo metodë nuk kërkon zhytje në aceton, nuk përdor limim të fortë dhe nuk mban produkte për një kohë të gjatë mbi thua. Kjo e bën më të butë për thonjtë e dobësuar ose të dehidratuar nga përdorimi i xhelit.

Shumë persona po kalojnë te ky trajtim sepse është më i butë me thonjtë natyralë.

Në përgjithësi, ky trend lidhet me idenë e bukurisë natyrale dhe të thjeshtë. Qëllimi nuk është më që thonjtë të duken të lyera, por të duken natyralisht të shëndetshme.

REELS

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅

💃 🪩 @cousinskeether

Why the Japanese pedicure is a trend for summer

Pse pedikyri japonez është trend për verën
Photo: Moritz Scholz//Getty Images

Beauty has changed a lot in recent years - from highly decorated, metallic nails to very natural manicures - but for summer 2026, the trend is moving towards a "quiet revolt" against gel. After years of using gel and struggling to remove it, many people are opting for a gentler and simpler alternative: the Japanese pedicure.

Many people are preferring it because they have had problems with gel allergies, and on social media, the number of those who say they are abandoning the gel and switching to the Japanese method is increasing.

Pse pedikyri japonez është trend për verën

But what is a Japanese pedicure?

According to specialist Susan Carroll, this method focuses on improving the condition of the natural nail, not on covering it with color or gel. 

First, the nails are cleaned and prepared as in a normal pedicure. Then, some very gentle products are used that are not for decoration, but for care: they are pastes with minerals and vitamins, which are placed on the surface of the nail to nourish it and give it a healthier appearance. These are not skin creams, but light measures that help the nail not look dry or damaged.

Next comes the “polishing” part, which means that the nail is rubbed very gently with special, very fine tools (like very soft files). This is not a hard rubbing, but a very light polishing of the nail surface that makes it smoother and reflects light naturally, so it has a shine without a pedicure.

In the end, the nail looks like it's painted, but in fact there is no color product or gel on it, it's just the natural nail that has been enhanced and nourished.

Pse pedikyri japonez është trend për verën

Although it can be used on hands and feet, it is now more popular for pedicures, especially in the summer when toenails are exposed.

The result is simple and elegant: nails with a natural, healthy, slightly pearly shine. The benefit is not only aesthetic.

Pse pedikyri japonez është trend për verën

Unlike gel, this method doesn't require soaking in acetone, doesn't use harsh filing, and doesn't leave products on the nail for long periods of time. This makes it gentler on nails weakened or dehydrated from gel use.

Many people are switching to this treatment because it is gentler on natural nails.

Overall, this trend is related to the idea of ​​natural and simple beauty. The goal is no longer for nails to look painted, but to look naturally healthy.