Showbiz

Fansat mendojnë se Kim Kardashian bleu çantën origjinale Birkin - Ja përse

Fansat mendojnë se Kim Kardashian bleu çantën origjinale Birkin
Google Image

Të enjten, më 10 korrik, shtëpia e ankandeve Sotheby’s shiti online një çantën e parë ikonike Birkin për shifrën rekord prej 8.6 milionë euro (rreth 10 milionë dollarë), duke e kthyer atë në çantën më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë në ankand. Dhe ndjekësit janë të bindur: Kim Kardashian është ajo që e bleu.

Vetëm dy ditë më vonë, të shtunën më 11 korrik, Kardashian postoi një video në Instastory, ku një version i saj i krijuar me inteligjencë artificiale thyen një kuti xhami ku ndodhet çanta origjinale Birkin, e frymëzuar nga aktorja dhe modelja e ndjerë Jane Birkin. Videoja, e publikuar fillimisht një faqe që krijon video me inteligjencë artificiale, mbante mbishkrimin "birKIM", një Bashkim fjalësh mes Birkin dhe emrit të Kim.

Fansat mendojnë se Kim Kardashian bleu çantën origjinale Birkin

Pas videos, Kim ndau disa mesazhe që kishte marrë nga miq të saj, të gjithë kuriozë nëse ajo ishte blerësja e mistershme.

“Mos je ti ajo që bleve çantën e parë Birkin?” shkruante një mesazh.

“Ti bleve çantën e Jane Birkin?!!!” pyeste dikush tjetër, shoqëruar me një ikonë që qan.

Mesazhi i fundit që ndau Kardashian ishte i drejtëpërdrejtë:

“Okay, më thuaj të vërtetën, e bleve apo jo Birkin-in?”

Megjithë spekulimet e shumta në internet, çanta u ble nga një koleksionist privat në Japoni, përmes Maiko Ichikawa, përfaqësuese e Sotheby’s në këtë shtet. Identiteti i blerësit mbetet i panjohur.

Fansat mendojnë se Kim Kardashian bleu çantën origjinale Birkin

Sipas Associated Press, ankandi nisi nga 1 milion dollarë dhe kishte oferta si në sallë ashtu edhe përmes telefonit. Tre ofertat më të larta pas asaj fituese ishin: 6.2 milionë euro, 6.5 milionë dollarë dhe 6.8 milionë dollarë.

Përveç Kim Kardashian, në listën e personave të përfolur si ofertues ishte edhe Lauren Sanchez, bashkëshortja e Jeff Bezos.

REELS

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅