Showbiz

Çfarë po ndodh mes Rihanna-s dhe A$AP Rocky-t? Një video pas Met Gala po bën xhiron e rrjetit

Çfarë po ndodh mes Rihanna-s dhe A$AP Rocky-t? Një video pas
Foto: Rihanna, A$AP Rocky/ Getty Images

Rihanna dhe A$AP Rocky ishin ndër çiftet më të komentuara të Met Gala 2026, por këtë herë vëmendjen nuk e morën vetëm veshjet e tyre. Një video e publikuar nga TMZ, ku dyshja shfaqet duke folur në mënyrë të tensionuar brenda një veture pas eventit, ka ndezur menjëherë rrjetin dhe, sigurisht, interneti bëri atë që di të bëjë më mirë: analizoi çdo lëvizje, çdo mimikë dhe tani edhe lëvizjen e buzëve.

Sipas Nicola Hickling, eksperte e leximit të buzëve, Rihanna duket se i thotë Rocky-t: “Ty nuk të intereson fare për mua, apo jo?”, ndërsa ai i përgjigjet: “Seriozisht e ke? Po bën si e çmendur, nuk e sheh? Dil, nuk mund të rri pranë teje.”

Situata, sipas interpretimit të saj, vazhdon të tensionohet. Pas një momenti ku Rihanna qesh lehtë, Rocky dyshohet se thotë: “S'mundem më.” Ndërsa Rihanna i përgjigjet: “Ti s'mundesh, unë s'mundem, jam e lodhur, tani ti s'mundesh. Mund të më lësh diku.”

Në video duket edhe një moment tjetër ku Rocky i drejtohet asaj me fjalët: “Çfarë po përpiqesh të bësh? Hajde, provoje.”

Gjithsesi, gjithçka mbetet në nivel interpretimi, sepse as Rihanna dhe as A$AP Rocky nuk kanë reaguar publikisht për videon apo pretendimet që po qarkullojnë.

Madje, një burim pranë çiftit i tha TMZ-së se nuk bëhej fjalë për sherr, por thjesht për lodhje pas një dite të gjatë në Met Gala. Sipas tij, “ata janë mirë dhe njerëzit po analizojnë më shumë seç duhet një moment ku të dy ishin të rraskapitur.”

Videoja vjen pak pasi në rrjet u komentua edhe një tjetër moment nga Met Gala, ku Rihanna u pa duke i hedhur një vështrim Rocky-t teksa ai fliste me një grup ku ndodhej edhe Tyla. Kjo e fundit më pas sqaroi në TikTok se nuk kishte asnjë situatë të pakëndshme mes saj dhe këngëtares.

REELS

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅

💃 🪩 @cousinskeether

What's going on between Rihanna and A$AP Rocky? A post-Met Gala video is making the rounds online

Çfarë po ndodh mes Rihanna-s dhe A$AP Rocky-t? Një video pas
Photo: Rihanna, A$AP Rocky/Getty Images

Rihanna and A$AP Rocky were among the most talked-about couples at the 2026 Met Gala, but this time it wasn't just their outfits that caught the eye. A video released by TMZ of the pair talking tensely in a car after the event immediately went viral, and of course, the internet did what it does best: analyze every move, every facial expression, and now even their lip movements.

According to Nicola Hickling, a lip-reading expert for, Rihanna appears to say to Rocky: "You don't care about me at all, do you?", while he responds: "Are you serious? You're acting crazy, can't you see? Get out, I can't stand you."

The situation, according to her interpretation, continues to escalate. After a moment where Rihanna laughs lightly, Rocky allegedly says: "I can't anymore." To which Rihanna responds: "You can't, I can't, I'm tired, now you can't. You can drop me off somewhere."

The video also shows another moment where Rocky addresses her with the words: "What are you trying to do? Come on, try it."

However, everything remains at the level of interpretation, because neither Rihanna nor A$AP Rocky have publicly reacted to the video or the allegations that are circulating.

A source close to the couple even told TMZ that it wasn't a fight, but simply exhaustion after a long day at the Met Gala. According to him, "they're fine and people are overanalyzing a moment where they were both exhausted."

The video comes shortly after another Met Gala moment went viral, in which Rihanna was seen glancing at Rocky as he spoke to a group that included Tyla. The latter later clarified on TikTok that there was no awkward situation between her and the singer.