Promo

Festivali i Resë 2026: 12 netë art, muzikë dhe festë në zemër të Tiranës

Festivali i Resë 2026: 12 netë art, muzikë dhe festë në

Tirana bëhet sërish pikëtakim i artit, muzikës dhe kulturave nga vende të ndryshme të botës. Nga 20 deri më 31 maj 2026, hapësira ikonike e instalacionit “Reja” do të kthehet në një skenë të hapur për publikun, duke mirëpritur edicionin e 10-të të CloudFest, i njohur edhe si Festivali i Resë.

Ky edicion jubilar shënon një dekadë rrugëtim artistik, energji publiku, bashkëpunime ndërkombëtare dhe përjetime kulturore në një nga hapësirat më të dashura të Tiranës. Nën drejtimin artistik të themelueses së festivalit, Edit Pula, Festivali i Resë rikthehet me një program të pasur, që ndërthur traditën me bashkëkohoren dhe sjell në kryeqytet artistë shqiptarë e ndërkombëtarë.

Këtë vit, udhëtimi artistik nis nga Shqipëria dhe Ballkani, për të kaluar më pas në ritmet e Mesdheut, Adriatikut, Meksikës, Skandinavisë, Norvegjisë dhe Gjermanisë. Artistë nga vende si Suedia, Italia, Gjermania, Kanadaja, Anglia, Norvegjia dhe Spanja do të mblidhen në Tiranë për të sjellë energjinë, stilin dhe kulturën e tyre në skenën e Resë.

Përgjatë 12 netëve, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë performanca kërcimi bashkëkohor, koncerte narrative, performanca solo dhe instrumentale, muzikë live, ansamble, orkestra festive, banda dhe DJ ndërkombëtarë. Programi është konceptuar si një përvojë e gjallë dhe gjithëpërfshirëse, ku çdo mbrëmje sjell një atmosferë të re artistike.

Një pjesë e veçantë e këtij edicioni janë edhe workshopet e hapura të valleve shqiptare, përmes tyre, vizitorët vendas dhe turistët e huaj do të kenë mundësinë të bëhen pjesë aktive e festivalit, duke e përjetuar traditën shqiptare nga afër.

CloudFest mbetet besnik ndaj parimit të tij fillestar: art cilësor, i hapur dhe i aksesueshëm për të gjithë. Si çdo vit, festivali zhvillohet në qiell të hapur dhe është pa pagesë, duke e kthyer hapësirën e Resë në një nga pikat më të gjalla kulturore të Tiranës.

Festivali i Resë 2026 realizohet me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Raiffeisen Invest.

REELS

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅