Showbiz

Fjalët e Ema Andreas për të bijën janë kaq emocionuese, sa s’mund të mos përloteni ❤

Fjalët e Ema Andreas për të bijën janë kaq emocionuese,
Foto: Sara Kapo, Ema Andrea/ Instagram

E ftuar në "Goca dhe Gra" në Top Channel, ishte Sara Kapo, e bija e Ema Andreas, e cila, siç i tha dhe Ema, nuk mund të shpëtonte pa një dedikim prej mamit, duke qenë se deklaratat e dashurisë nuk përbëjnë ndonjë shkelje të papranueshme. Dedikim ky, i cili nisi kështu:

"Kur u vendos të ftohet këtu fati im i jetës time që je ti, artistja Sara, po mendonim, gjithmonë se nuk mund ta mohoj që diçka artistike duhet ta ofroja për ty, për publikun, e ku di unë. Dhe po mendoja të të thoja një poezi, por pastaj u ula, thashë ta shkruaj një poezi.

Nuk do qajmë, se e di që ti nuk i do të qarat në televizion, siç nuk i dua dhe unë. Po ne sot të gjithë po e deklarojmë dashurinë dhe, tekefundit, nëse një nënë deklaron dashurinë për fëmijën e vet, nuk besoj se ka ndonjë sakrilegj publik apo mediatik."

Më tej, Ema Andrea ndau disa reflektime tejet të sinqerta të një nëne për fëmijën e vet, të mbushura me "më fal" e "faleminderit", duke shprehur përgjegjësi për shqetësimet që mund t'i ketë shkaktuar së bijës:

"E kur e shkruajta këtë poezinë që doli poemë, kishte shumë 'më fal' dhe shumë 'faleminderit'. Ishte shumë e gjatë. Nuk dija t’i ndaja sekretet në rreshta, nuk e mbaj mend, mbaj mend shumë pak, nga fakti që të kërkoj falje se, duke u përpjekur të të ruaj ty nga hijet e mia, unë kam krijuar rrathë në sytë e tu.

Se kur ndiej në tingullin tënd të zërit dridhje, më duket sikur janë pasojë e mungesave të mia. Se… se nuk do doja kurrë që ti të vazhdoje të rriteshe me fjalinë e gabuar ‘mos, se mërzitet mami’, se tani ti je një grua."

Duke zbuluar dhe një moment të vështirë në jetët e të dyjave, të cilin edhe Sara e përmendi më herët në emision, mendimin për t'i dhënë fund jetës, Ema Andrea falenderoi në mënyrën më prekëse shpëtimtaren e saj, Sarën:

"Dhe fjala jote që do të mbart derisa t'i fik sytë në këtë jetë, është e një nate, ku mua më dukej shumë bukur të fluturoja, jo për me i hap sytë, dhe ti the: ‘O ma, akoma s’ke fjetur?’

Unë jam sot këtu me ty prej asaj fjale dhe doja të të thosha, që ta mbyll se…Zoti më dha jetën, ti më mësove ta dua jetën. E midis Zotit edhe teje, unë zgjedh ty."

Nëse e nisët mëngjesin dhe ju duke ngashëryer, fajësoni Ema Andrean.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Media (@anabel.entertainment)

REELS

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅

💃 🪩 @cousinskeether

Summer hits different with EVAPIFY. ☀️🔥 SUNDANCE X EVAPIFY, aty ku muzika, energjia dhe vibe-i veror takohen me eksperiencën e vape. 💨✨ Një event plot good vibes, ritëm dhe momente për t’u shijuar deri në fund. EVAPIFY brings the flavor. SUNDANCE brings the energy. Together, we create the vibe. 🖤

Ema Andrea's words about her daughter are so emotional, you can't help but cry ❤

Fjalët e Ema Andreas për të bijën janë kaq emocionuese,
Photo: Sara Kapo, Ema Andrea/ Instagram

Invited to "Goca dhe Gra" on Top Channel was Sara Kapo, the daughter of Ema Andreas, who, as Ema told her, could not escape without a dedication from her mother, since declarations of love do not constitute an unacceptable violation. This dedication, which began like this:

"When it was decided to invite my destiny of my life, which is you, the artist Sara, here, we were always thinking that I could not deny that I had to offer something artistic for you, for the public, and who knows. And I was thinking of telling you a poem, but then I sat down, I said I would write a poem.

"We won't cry, because I know you don't like crying on television, just like I don't like it either. But today we are all declaring love and, ultimately, if a mother declares her love for her child, I don't believe there is any public or media sacrilege."

Next, Ema Andrea shared some extremely sincere reflections of a mother about her child, filled with "sorry" and "thank you", expressing responsibility for the concerns she may have caused her daughter:

"And when I wrote this poem that turned out to be a poem, there were a lot of 'sorry' and a lot of 'thank you'. It was very long. I didn't know how to divide the secrets into lines, I don't remember, I remember very little, from the fact that I apologize that, trying to protect you from my shadows, I created circles in your eyes.

"That when I feel the tremors in your voice, it seems to me that they are a consequence of my shortcomings. That... that I would never want you to continue growing up with the wrong sentence 'don't, mommy will get upset', that now you are a woman."

Revealing a difficult moment in both of their lives, which Sara also mentioned earlier in the show, the thought of ending her life, Ema Andrea thanked her savior, Sara, in the most touching way:

"And the word that will carry you until you close your eyes in this life of yours is from a night when it seemed so beautiful to me to fly, not to open my eyes, and you said: 'Oh, mom, haven't you slept yet?'

"I am here with you today because of that word and I wanted to tell you, to close it, that... God gave me life, you taught me to love life. And between God and you, I choose you."

If you started your morning crying, blame Emma Andrea.