Promo

Green Coast Hotel - MGallery Collection: Një kapitull i ri për turizmin elitar shqiptar

Green Coast Hotel - MGallery Collection: Një kapitull i ri për
Green Coast Hotel

Një prej projekteve më ambicioze në turizmin elitar shqiptar merr jetë këtë sezon veror me hapjen zyrtare të Green Coast Hotel – MGallery Collection, në plazhin e Green Coast, një nga perlat bregdetare të rivierës shqiptare.

Ky hotel është rezultat i një investimi të Grupit BALFIN, një nga grupet më të mëdha dhe më të diversifikuara në rajon, duke bashkëpunuar ngushtë me Grupin Accor, një nga rrjetet më të njohura globale në hoteleri dhe turizëm. Hoteli operon nën markën MGallery Collection, e njohur për elegancën, identitetin unik të çdo destinacioni dhe përvojat autentike që ofron për vizitorët në të gjithë botën.

Përurimi i këtij hoteli, në mbrëmjen e datës 30 qershor, u shënua nga prezenca e Lartësisë së saj Sheika Al Mayassa bint Hamad bin Khalifa Al Thani, nga prania e Maud Bailly, CEO-s së Sofitel, MGallery & Emblems, të cilat janë pjesë të Grupit Accor, Zëvendës Kryeministres Belinda Balluku, Ministres së Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, ndërsa nuk munguan politikanë të tjerë, ambasadorë, drejtues ekzekutivë bankarë, bashkëpunëtorë biznesi, si dhe mjaft figura të njohura të skenës së artit dhe kulturës.

Nën muzgun e detit Jon, fjalën e parë përshëndetëse e mbajti themeluesi dhe Presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane. Ai e vlerësoi Green Coast Hotel – MGallery Collection “një hap strategjik për ta pozicionuar Shqipërinë në hartën e botës si një destinacion turistik elitar”. Ai nënvizoi “se projekti është rezultat i përkushtimit të Grupit BALFIN për të ndërtuar jo vetëm infrastrukturë, por edhe mundësi punësimi dhe zhvillim lokal”.

Ndërsa e cilësoi partneritetin e Grupit me institucionet financiare Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) dhe Intesa San Paolo si “një mbështetje që flet shumë për potencialin e turizmit në Shqipëri”, Mane e përfundoi fjalën e tij duke thënë se “Green Coast Hotel – MGallery është dëshmia më e fundit e asaj që mund të arrihet kur vizioni takohet me zbatimin”.

Green Coast Hotel - MGallery Collection: Një kapitull i ri për

Maud Bailly, CEO i Sofitel, MGallery & Emblems, në fjalën e saj, u ndal në partneritetin mes Grupit Accor dhe BALFIN dhe në arsyet përse ky zinxhir i njohur hotelier i besoi vizionit të Grupit BALFIN për të sjellë në Shqipëri hotelin e parë nën brand-in MGallery.

“Tek BALFIN ndihet zemra dhe pasioni, qasja pionere për t’i sjellë Shqipërisë një brand të ri si MGAllery, për ta orientuar drejt një ere të re, dhe që Europa ta njohë atë për potencialin e saj të vërtetë. Kjo është pikërisht arsyeja përse Accor zgjodhi BALFIN si partner. Industria e mikpritjes nuk është një ecje përgjatë parkut; është një sfidë e vërtetë, por jeta meriton të jetohet me ëndrra të mëdha dhe Green Coast Hotel – MGallery Collection është vërtet një ëndërr e tillë”, - tha Maud Bailly.

Fjalë përshëndetëse pati edhe Zëvendës Kryeministrja Belinda Balluku, e cila ndër të tjera u shpreh se “me Green Coast Hotel - MGallery Collection, Shqipëria tregon se është një vend i vogël, por me ambicie të madhe dhe mbi të gjitha në rrugën e duhur për të qenë një pikë referimi në Europë përsa i takon turizmit.

Pas fjalimeve, ceremonia vazhdoi me prerjen simbolike të shiritit nga Presidenti i Grupit BALFIN, CEO-ja e Sofitel, MGallery & Emblems, Maud Bailly, dhe Zëvendës Presidenti i BALFIN, Martin Mane. Mbrëmja u përmbyll me një spektakël mahnitës dronësh, që krijoi një atmosferë festive në bregun e detit Jon.

Green Coast Hotel - MGallery Collection: Një kapitull i ri për

Green Coast Hotel-MGallery Collection ofron një standard të ri pushimi dhe mikpritjeje, me cilësi ndërkombëtare. Ka 131 dhoma dhe suita, të gjitha me pamje nga deti Jon, një spa moderne me pesë nivele, si dhe ofron katër koncepte të rafinuara gastronomike – Mosaic Restaurant, Mente Lobby Bar, Vela Beach Bar dhe Bliss by the Pool.

Ndodhur në një nga plazhet e rralla në Shqipëri të certifikuara me "Blue Flag", hoteli mishëron konceptin e turizmit rigjenerativ, me një arkitekturë moderne që reflekton stilin mesdhetar, si dhe përkushtimin për ruajtjen e natyrës dhe trashëgiminë e zonës.

Green Coast Hotel – MGallery Collection ka punësuar në formë direkte 150 punonjës, përfshirë këtu profesionistë me përvojë në pozicione kyce, si dhe ka krijuar mbi 350 vende pune shtesë përmes kontraktorëve dhe furnitorëve lokalë. Nën synimin për të operuar jo vetëm përgjatë sezonit veror, hoteli ofron mundësi të qëndrueshme punësimi dhe trajnime të vazhdueshme, duke krijuar hapësira reale për zhvillim karriere në sektorin e mikpritjes.

Ky angazhim konkret në integrimin e komunitetit lokal dhe fuqizimin e burimeve njerëzore dëshmon misionin e Grupit BALFIN për të ndikuar pozitivisht në ekonominë e zonës jugore të vendit dhe për ta pozicionuar Shqipërinë si një destinacion reference për turizmin elitar ndërkombëtar.

Green Coast Hotel - MGallery Collection: Një kapitull i ri për

REELS

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons

Ajo ndjesia kur gjen veshjen e përsosur dhe është me ulje. @azzured.co ✨10% ulje nëse përdorni kodin #PaManual vetëm gjatë muajit dhjetor. Garderoba jote po kërkon një glow-up dhe momenti është tani. 💗

Tjetër nivel, tjetër energji @albanskenderaj ✨ Momente nga 4 netët e “MOTIV” në Prishtinë! 🥰 . . . Credits: @albanskenderaj