Promo

Nga një klikim te dhuna: Si nis abuzimi online dhe si ta ndalosh

Nga një klikim te dhuna: Si nis abuzimi online dhe si ta ndalosh
UN Women

Bota digjitale premtoi lidhje dhe fuqizim – por për miliona gra, ajo është bërë një vend gjuetie.

Vajzat e shkollës po përballen me pamje nudo të rreme të tyre që qarkullojnë në mediat sociale. Gratë drejtuese të bizneseve po vihen gjithnjë e më shumë në shënjestër të montazheve të rreme (deepfakes) dhe fushatave të koordinuara të ngacmimit. Në mënyrë të ngjashme, gratë me profil të njohur publik përballen me valë abuzimi të shfrenuar: një ndër katër gazetare dhe një ndër tre deputete parlamentare në mbarë botën raportojnë kërcënime për dhunë fizike, përfshirë edhe kërcënime me vdekje, që u bëhen në internet.

Jetë të ndryshme, kontekste të ndryshme - i njëjti model sjelljeje! Ky është abuzimi digjital – një nga format e dhunës me bazë gjinore me rritjen më të shpejtë, që nuk njeh kufij shtetërorë dhe është e përhapur në të gjitha platformat, duke kërcënuar gratë dhe vajzat kudo – si në internet ashtu edhe jashtë tij.

Nga një klikim te dhuna: Si nis abuzimi online dhe si ta ndalosh

Ekspertet thonë se problemi ka marrë përmasa të jashtëzakonshme: Të dhënat nga UN Women tregojnë se në Shqipëri 41% e vajzave dhe grave të moshës mbi 18 vjeç kanë përjetuar të paktën një nga format e dhunës së ushtruar përmes teknologjisë, ndër të cilat më të rrezikuarat janë vajzat dhe gratë e reja dhe të arsimuara (18-24 vjeç). Gjatë tre viteve të fundit, 58% e viktimave të abuzimeve në internet kanë qenë gra dhe vajza, të cilat, si rezultat i përndjekjes kibernetike, zhvatjes përmes internetit dhe gjuhës së urrejtjes, kanë pasur pasoja të rënda për shëndetin, sigurinë emocionale dhe jetën shoqërore të tyre.

Abuzimi nuk kufizohet vetëm brenda hapësirës së internetit. Vetëm në pak sekonda, abuzimi në internet mund të shkatërrojë shëndetin mendor, të rrënojë marrëdhëniet personale dhe t’i japë fund karrierës së një personi. Ai mund të përhapet edhe në jetën reale, duke u përshkallëzuar në përndjekje ose dhunë fizike, madje deri në vdekje.

UN Women paralajmëron se kjo vijë e re fronti në dhunën ndaj grave po intensifikohet dhe përhapet me shpejtësi. Gratë dhe vajzat kanë nevojë gjithashtu për informacion dhe mjete për të dalluar shenjat më të para të abuzimit, për të ndërmarrë veprime, dhe për të rifituar hapësirën e tyre digjitale.

Nga një klikim te dhuna: Si nis abuzimi online dhe si ta ndalosh

Çfarë është abuzimi digjital?

Abuzim digjital (që njihet edhe si dhunë ndaj grave dhe vajzave e mundësuar përmes teknologjisë) përfshin një spektër të gjerë sjelljesh të dhunshme. Ai mund të shfaqet si:

Ngacmim në internet dhe përndjekje kibernetike: dërgimi i mesazheve të pareshtura, të padëshiruara; dërgimi i pamjeve nudo në hapësirën kibernetike; fotografi apo filmime të bëra vjedhurazi, pa lejen e personit; mbajtja nën vëzhgim, si gjurmimi i vendndodhjes ose monitorimi i aktiviteteve tuaja.

Abuzim me përdorim të montazheve të rreme digjitale (deepfake): shpërndarja e fotove ose pamjeve private pa marrje pëlqimi; krijimi i përmbajtjeve seksuale me përdorim të inteligjencës artificiale përmes ndërthurjes, bashkimit ose mbivendosjes së fotografive dhe videove për të krijuar deepfakes. Këto njihen ndonjëherë edhe si pornografi për hakmarrje.

Pornografi e dhunshme: pamje të agresionit seksual dhe dhunës gjinore në pornografi – gjerësisht të disponueshme në internet – që normalizojnë dhe përjetësojnë dhunën ndaj grave dhe vajzave.

Trolling, kërcënime dhe shantazhe: komentet abuzive që synojnë të bëjnë të heshtin ose të frikësojnë, gjuha e urrejtjes me bazë gjinore, kërcënimet për të shpërndarë tek të tjerët të dhënat personale, fotot ose videot e dikujt.

Abuzim në marrëdhëniet romantike digjitale: përdorimi i aplikacioneve ose mediave sociale për të mbajtur nën kontroll, për të ushtruar presion, ose për të izoluar partneren.

Joshje përmes internetit: përdorimi i platformave digjitale për të fituar besimin ose për të ndërtuar marrëdhënie me dikë – shpesh person i të mitur – me qëllim shfrytëzimin seksual dhe trafikimin e tyre.

Publikimi i të dhënave personale (doksing): bërja publike e informacionit personal të dikujt në internet, për ta vënë në rrezik ose frikësuar atë person.

Vjedhje e identitetit: paraqitja si dikush tjetër dhe krijimi i profileve të rreme.

Kontrolli i qasjes: kufizimi ose monitorimi i qasjes së një gruaje në pajisjet e përbashkëta digjitale, në internet ose burime energjetike.

Si të dalloni shenjat dhe të mbroheni nga abuzimi digjital

A është vërtet abuzim në qoftë se fillon si diçka e vogël?

Po – abuzimi digjital shpesh fillon me "gjëra të vogla": partneri kërkon t’i jepni fjalëkalimin ose ju detyron të dërgoni foto kundër dëshirës suaj; ushtrimi i kontrolleve të pareshtura ose dërgimi i mesazheve jo të përshtatshme nga një person që e njihni; ose komentet anonime që ju shkaktojnë shqetësim ose frikë.

Cilat janë kambanat e alarmit?

• Kërcënimet për shpërndarjen e fotove tuaja private në qoftë se nuk plotësoni kërkesat.

• Kontrolli se me kë bisedoni dhe i kontakteve që mund të keni, për shembull, në telefonin tuaj.

• Komentet ngacmuese dhe abuzive ose mesazhet e drejtpërdrejta që vazhdojnë të vijnë edhe

pasi e keni bllokuar dikë si kontakt.

• Pamje të rreme ose të falsifikuara tuajat që shfaqen papritur në internet.

• Paraqitja e dikujt sikur jeni ju, përjashtimi, ose shpifjet për ju në grupe në internet.

Ka hapa praktikë që mund t’i ndërmerrni menjëherë:

• Bllokoni dhe raportoni. Nëse janë të disponueshme, përdorni funksionet ose cilësimet e platformës për të ndërprerë kontaktin dhe për të bërë raportim. Nuk është rastësi që një nga pyetjet më të shpeshta që bëhet në internet është "Si të raportoj ngacmim në Instagram" – miliona gra po kërkojnë të njëjtat përgjigje.

• Ndaloni shpërndarjen. Përdorni mjetet e disponueshme për të hequr pamjet dhe videot private të shpërndara pa pëlqimin tuaj, si Take it down (“Hiqe pamjen”) dhe Stop non-consensual image-abuse (Ndalo abuzimin nëpërmjet pamjeve të marra pa pëlqim).

• Ruani provat. Pamjet nga ekrani (screenshots), lidhjet në internet, vulat kohore – ruajini që të gjitha për qëllime dokumentimi. Nëse vendosni të bëni denoncim, këto informacione janë me rëndësi jetike.

• Tregojini dikujt tek i cili/e cila keni besim.

• Mbroni adresat dhe profilet tuaja në internet. Aktivizoni hyrjen me dy faktorë, rishikoni cilësimet e privatësisë dhe kontrollojini pajisjet tuaja për spyware (programe digjitale keqdashëse) ose aplikacione gjurmimi.

• Kërkoni ndihmë. Në Shqipëri mund të raportoni në platformën e dedikuar të Policisë së Shtetit "Denonco Krimin Kibernetik", në numrin e telefonit të Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik: +355 69 4155 552; apo postën elektronike: [email protected]

Rifitimi i botës sonë digjitale

Hapësirat digjitale duhet të jenë të sigurta për çdo grua dhe vajzë. E njëjta teknologji që mund të përforcojë zërat e grave, mund të përdoret edhe kundër tyre. Duke qëndruar të informuara, duke denoncuar abuzimin dhe duke u bashkuar kundër tij, ne mund ta rifitojmë botën digjitale dhe ta bëjmë atë një hapësirë të sigurt ku mbizotërojnë barazia, siguria dhe respekti.

Burimi i artikullit: UN Women

REELS

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons

Ajo ndjesia kur gjen veshjen e përsosur dhe është me ulje. @azzured.co ✨10% ulje nëse përdorni kodin #PaManual vetëm gjatë muajit dhjetor. Garderoba jote po kërkon një glow-up dhe momenti është tani. 💗

Tjetër nivel, tjetër energji @albanskenderaj ✨ Momente nga 4 netët e “MOTIV” në Prishtinë! 🥰 . . . Credits: @albanskenderaj