Showbiz

Hailey Bieber iu përgjigj zërave për divorc me këtë video

Hailey Bieber iu përgjigj zërave për divorc me këtë
Instagram/Hailey dhe Justin Bieber

Mes thashethemeve për ndarje, që po qarkullojnë prej kohësh për çiftin Bieber, të cilët u bënë prindër të një djali para 10 muajsh, Hailey duket se ka zgjedhur të tregojë versionin e saj, në njkë mënyrë mjaft të rafinuar.

Në një video të shpërndarë në Instagram Story, Hailey shfaqet duke aplikuar një nga produktet e markës të saj në buzë, me ndihmën e një pasqyre të vogël nga koleksioni i limituar.

Detaji që nuk kaloi pa u vënë re? Unaza e saj e martesës ndodhej ende në gisht.

Hailey Bieber iu përgjigj zërave për divorc me këtë

Ky reagim në dukje i rastësishëm, vjen vetëm pak ditë pasi Hailey u fotografua pa unazën e martesës dhe pa Justin-in në krah.

Hailey Bieber iu përgjigj zërave për divorc me këtë

Nga ana tjetër, vetë këngëtari i hitit “Sorry” nxiti edhe më shumë thashethemet, pasi postoi në Instagram një foto nga një avion, shoqëruar me një ikonë zemre të thyer.

Çifti, që janë martuar në vitin 2018, janë përballur me pretendime të përsëritura për ndarje. Më herët, Hailey ka komentuar se si ndikojnë të tilla lajme tek ajo.

“Që nga dita e parë, njerëzit më kanë bërë të ndihem keq për marrëdhënien time,” rrëfeu ajo korrikun e kaluar. 

“‘Oh, po ndahen. E urrejnë njëri-tjetrin. Do divorcohen.’ 

Duket sikur njerëzit nuk duan të besojnë që jemi të lumtur.”

Hailey Bieber iu përgjigj zërave për divorc me këtë

Hailey shtoi se përballja me gjithë këtë zhurmë publike nuk bëhet më e lehtë me kalimin e kohës.

“Më përpara përpiqesha të shtiresha sikur nuk më lëndonte aq shumë,” shtoi ajo.

“Mendoja se me kohë njeriu mësohet, se kështu do të flasin gjithmonë dhe kështu do të sillen. Por e kuptova që, në të vërtetë, nuk dhemb më pak edhe pse koha kalon.”

Hailey Bieber iu përgjigj zërave për divorc me këtë

REELS

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅

Hailey Bieber responded to divorce rumors with this video

Hailey Bieber iu përgjigj zërave për divorc me këtë
Instagram/Hailey and Justin Bieber

Amidst the rumors of a breakup that have been circulating for a long time about the Bieber couple, who became parents to a son 10 months ago, Hailey seems to have chosen to tell her version, in a very refined way.

In a video shared on Instagram Story, Hailey is shown applying one of her brand's products to her lips, with the help of a small mirror from the limited collection.

The detail that didn't go unnoticed? Her wedding ring was still on her finger.

Hailey Bieber iu përgjigj zërave për divorc me këtë

This seemingly random reaction comes just days after Hailey was photographed without her wedding ring and with Justin on her arm.

Hailey Bieber iu përgjigj zërave për divorc me këtë

On the other hand, the singer of the hit "Sorry" himself fueled the rumors even more, after posting a photo from a plane on Instagram, accompanied by a broken heart icon.

The couple, who married in 2018, have faced repeated claims of a split. Hailey has previously commented on how such news affects her.

"From day one, people have made me feel bad about my relationship," she confessed last July. 

"'Oh, they're breaking up. They hate each other. They're getting divorced.' 

"It seems like people don't want to believe that we're happy."

Hailey Bieber iu përgjigj zërave për divorc me këtë

Hailey added that dealing with all this public noise doesn't get easier with time.

"Before, I tried to pretend like it didn't hurt so much," she added.

"I thought that with time one gets used to it, that this is how they will always talk and behave. But I realized that, in reality, it doesn't hurt any less even though time passes."

Hailey Bieber iu përgjigj zërave për divorc me këtë