Horoscope

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2025: Shigjetari dhe Bricjapi

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2025: Shigjetari dhe
Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2025: Shigjetari dhe Bricjapi

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2025: Shigjetari dhe

 
Ti e fillon nëntorin me humorin tënd të zakonshëm plot energji, atë anë tënden që të tjerët e adhurojnë. Planeti i veprimit, Marsi, do të hyjë në shenjën tënde nga 4 nëntori deri më 15 dhjetor dhe kjo është hera e parë pas dy vitesh që ke mbështetjen e tij. Është një pozicion për t’u pasur zili. Marsi do të të japë kontroll mbi ngjarjet, si dhe guximin për t’u përballur drejtpërdrejt me problemet, kur të jetë e nevojshme.
 
Marsi do të udhëtojë bashkë me Mërkurin në shtëpinë tënde të pare dhe gjatë Hënës së plotë të 5 nëntorit në Dem, mund të vendosësh se ka ardhur koha të ndahesh nga një partner biznesi, agjent, apo ndonjë bashkëpunëtor i ngushtë. Urani, që ndodhet në sektorin tënd të partneriteteve të angazhuara, do të përplaset drejtpërdrejt me Mërkurin dhe Marsin. Meqë Mërkuri sundon karrierën tënde, kjo tregon se personi në fjalë ka më shumë gjasa të jetë partner pune apo këshilltar profesional, jo bashkëshort.
 
Nga ana tjetër, nëse je në një lidhje dashurie dhe nuk je i lumtur, Marsi, që sundon shtëpinë tënde të pestë të romancave, tregon se mund ta mbyllësh atë kapitull. Urani, kur kundërshton ndonjë planet, krijon aspekte që nxisin ndarje apo distanca.
 
Në të njëjtën kohë me Hënën e plotë, Marsi dhe Mërkuri do të bashkëpunojnë mirë me Saturnin dhe Neptunin, të cilët ndodhen në sektorin tënd të shtëpisë, pasurisë dhe familjes. Kjo, bashkë me Jupiterin, që ndodhet në shtëpinë tënde të tetë të parave të të tjerëve (kreditë, hipotekat, siguracionet, komisionet etj.), do të të ndihmojë nëse ke nevojë për fonde për të zgjidhur një çështje familjare apo pronësore. Nëse po planifikon të blerësh një pronë, të ndryshosh banesën ose të rindërtosh shtëpinë ku jeton, financimi që të nevojitet mund të miratohet.
 
Për ta bërë muajin edhe më kaotik, Mërkuri do të jetë prapavijë nga 9 deri më 29 nëntor. Ai do ta nisë prapavijën në Shigjetar, por më 18 nëntor do të kthehet pas tek Akrepi. Gjatë kësaj kohe, shtyji vendimet e rëndësishme, ke më shumë kohë nga sa mendon. Mos lejo askënd të të shtyjë të japësh një përgjigje apo të marrësh një vendim gjatë nëntorit, nëse mund ta shmangësh.
 
Hëna e re e 20 nëntorit në Akrep mund të të sjellë një çështje shëndetësore që do të kërkojë vëmendje. Pasi Urani është aktiv, nëse ndien papritur dhimbje në një dhëmballë, apo ndonjë shqetësim tjetër në trup, mos e injoro, por vizito mjekun. Shtëpia jote e dymbëdhjetë, që lidhet edhe me nënvetëdijen dhe shëndetin emocional, do të aktivizohet. Nëse ndihesh i ngarkuar mendërisht dhe ke nevojë të flasësh me dikë për të qartësuar gjërat, ky është moment shumë i mirë për të takuar një terapist.
 
Kjo shtëpi lidhet gjithashtu me sekretet, ndaj është e mundur të mësosh diçka që mund të të ndryshojë drejtimin në një çështje të caktuar. Ky informacion, sado befasues të jetë, do të rezultojë në favorin tënd.
 
E do udhëtimin, por kjo periudhë e muajit nuk është e përshtatshme për të bërë gati valixhet. Urani do të sfidojë Diellin, duke krijuar kaos në udhëtime në mënyra që nuk mund t’i parashikosh. Ai mund të sjellë gjithashtu shpenzime të papritura.
 
Një moment shumë më i mirë për të udhëtuar është fundjava e 15–16 nëntorit, kur Dielli në Akrep do të marrë rreze të ndritshme nga sunduesi yt, Jupiteri, që tani ndodhet në Gaforre. Edhe pse Mërkuri është në prapavijë, do të arrish të ngrihesh mbi rrëmujën e përgjithshme dhe do të kalosh një fundjavë magjike për t’u çlodhur dhe për t’u kënaqur.

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2025: Shigjetari dhe

 
Në fillim të muajit, do ta ndjesh menjëherë ndikimin e Hënës së plotë të 5 nëntorit në Dem. Kjo Hënë e plotë do të jetë miqësore me Diellin në Bricjap, ndaj mund të sjellë një moment magjik romantik. Edhe pse i bie të mërkurën, mbaj mend që ndikimi i Hënës së plotë mund të zgjasë deri në pesë ditë pas datës që shfaqet, pra, deri të hënën, më 10 nëntor.
 
Në të njëjtën kohë, gjatë kësaj Hëne të plotë, Urani, planeti i papriturave, do të jetë në kundërshtim direkt me Mërkurin dhe Marsin, një aspekt “i nxehtë”. Kjo mund të sjellë një shqetësim shëndetësor të papritur, ndaj nëse ndodh diçka, merre seriozisht dhe kujdesu për veten.
 
Në mënyrë alternative, mund të kesh nevojë të çosh mikun tënd me 4 putra te veterineri, ose një projekt pune mund të të kërkojë vëmendje urgjente, veçanërisht nëse lidhet me çështje teknologjike ose kompjuterike. Urani do të kundërshtojë Mërkurin, sundimtarin natyral të udhëtimeve të gjata, ndaj nuk është koha e duhur për udhëtime të largëta, por një udhëtim i shkurtër afër do të ishte në zgjedhja më e mirë. Mos lejo që ngjarjet jashtë marrëdhënies tënde të prishin një përvojë romantike që mund të jetë shumë e këndshme.
 
Marsi do të qëndrojë në Shigjetar nga 4 nëntori deri më 15 dhjetor, duke të mbajtur në një fazë strategjie dhe planifikimi prapa skenës. Ruaji hapat e mëdhenj në momentin kur Marsi të kalojë në Bricjap (për herë të parë pas dy vitesh), nga 15 dhjetori deri më 23 janar 2026. Do të jetë një periudhë shumë e rëndësishme për ty, pasi njerëzit do të të dëgjojnë më shumë dhe mund të bësh përparime të mëdha.
 
Një kohë perfekte për një udhëtim të shkurtër relaksues do të ishte fundi i javës më 15-16 nëntor, kur Dielli në Akrep do të krijojë një trekëndësh të shkëlqyer me Jupiterin, sundimtarin tënd. Pavarësisht që Mërkuri është në prapavijë, kjo fundjavë do të jetë magjike, romantike dhe me pesë yje!
 
Gjatë pjesës më të madhe të muajit, ritmi do të jetë më i ngadaltë për shkak të prapavijës së Merkurit, nga 9 deri më 29 nëntori. Nëse një klient po vonon të firmosë një kontratë, mos u shqetëso; vonesat do të jenë në favorin tënd. Mos nënshkruaj kontrata dhe mos bli pajisje elektronike ose dhurata të shtrenjta gjatë kësaj periudhe, sepse Mërkuri sundon pjesët lëvizëse dhe elektronike.
 
Hëna e re e 20 nëntorit në Akrep do të zgjerojë temën shoqërore të muajit. Brenda një jave ose 10 ditësh pas kësaj date, mund të ftohesh në një event të veçantë, dasmë, ditëlindje, përvjetor ose festë tjetër. Por kujdes! Urani do të jetë sërish aktiv dhe mund të shkaktojë një tension të papritur, ndoshta nga një koment i pakëndshëm mes partnerit dhe ndonjë miku. Ky është një aspekt shpërthyes, ndaj shmang diskutimet për politikë apo tema delikate. Mbaj qetësinë dhe çdo keqkuptim zgjidhe më vonë, në shtëpi.
 
Në të kundërt, mund të jetë partneri yt ai që provokon të tjerët. Njerëzit do të jenë në humor të paqëndrueshëm dhe me Uranin, gjithçka është e paparashikueshme. Nëse je i martuar, bashkëshorti yt nuk ndikohet nga ky konfigurim, por kushtoji vëmendje edhe fëmijëve, pasi njëri prej tyre mund të shfaqë sjellje rebele.
 
Si Bricjap, je gjithmonë i fokusuar në karrierë dhe dita jote më e mirë profesionale do të jetë më 26 nëntor, kur Afërdita, sundimtarja e shtëpisë tënde së dhjetë të suksesit profesional, do të marrë një rreze të artë nga Jupiteri. Kjo ditë mund të sjellë një moment të madh vlerësimi, rritjeje ose lajme shumë të mira në punë.

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.

 

REELS

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

🚘 @auto.trego është një platformë moderne shqiptare për shit-blerje automjetesh, që ofron një përvojë të shpejtë dhe efektive ⬇️ ▪️ Publikimi i makinës është falas dhe procesi është shumë i thjeshtë. ▪️ Website me dizajn të pastër dhe filtra të avancuar kërkimi, që mundësojnë gjetjen e makinës sipas çmimit, vitit, markës dhe kilometrave. ▪️ Në platformë mund të krijoni profile, të shisni ose të ruani makinat e preferuara dhe të kontaktoni shitësit direkt. ▪️ Audienca është e fokusuar ekskluzivisht në tregun e automjeteve, duke garantuar blerës dhe shitës realë.

😂🥰 . . Credits: @erolajons

Ajo ndjesia kur gjen veshjen e përsosur dhe është me ulje. @azzured.co ✨10% ulje nëse përdorni kodin #PaManual vetëm gjatë muajit dhjetor. Garderoba jote po kërkon një glow-up dhe momenti është tani. 💗

Tjetër nivel, tjetër energji @albanskenderaj ✨ Momente nga 4 netët e “MOTIV” në Prishtinë! 🥰 . . . Credits: @albanskenderaj