Promo

Ka një vend në Tiranë ku shkon siç je, por del shumë më mirë!

Ka një vend në Tiranë ku shkon siç je, por del shumë
Bitter Bistro Bar

Come Bitter. Leave Better.

Ky s'ishte thjesht slogan i gjetur i Bitter që të mbetej në mendje, por shumë më shumë se aq. Ishte ndjesi që të shoqëronte pas daljes nga Bitter, e shprehur në dy fjali të shkurtra.

Ka një vend në Tiranë ku shkon siç je, por del shumë

Në zemër të Tiranës, Bitter Bistro Bar nuk është thjesht një bar apo restorant. Është një vend ku nuk shkon për “të konsumuar”, por për të qenë prezent. Për të ndalur ritmin. Për të takuar njerëz. Për të ndarë një moment të zakonshëm me të tjerë.

Ka një vend në Tiranë ku shkon siç je, por del shumë

Vende me ushqime elegante apo pije të mira ka plot, por le ta themi në zhargonin urban, "vibe-i mungon"! Sekreti qëndron te ndjesia që mbetet pasi ke ikur.

Ky ishte një vend që ndryshonte me orën dhe me njerëzit. Bitter kishte dy lloj energjish që harmonizoheshin me njëra-tjetrën.

Ka një vend në Tiranë ku shkon siç je, por del shumë

Gjatë ditës është i qetë, i ngrohtë, social pa zhurmë. Një vend për kafe të gjatë, biseda që zgjasin, takime që nuk duken formale. Në mbrëmje, atmosfera ndryshon. Dritat ulen, muzika ngrihet, tavolinat afrohen, dhe vendi kthehet në një pikë takimi ku energjia lëviz. Nuk është kaos që kthehet në bezdi, është gjallëri.

Është ai lloj vendi ku hyn për “një gotë të shpejtë” dhe përfundon duke qëndruar.

Çfarë përfaqëson Bitter?

Bitter nuk mundohet të jetë “trendy”. Dhe ndoshta kjo është arsyeja pse funksionon. është konceptuar për të krijuar lidhje, jo thjesht konsum. Larg snobizmit dhe më afër natyralitetit sepse kreativiteti i sforcuar nuk të çon larg.

Ka një vend në Tiranë ku shkon siç je, por del shumë

Ata kishin krijuar një komunitet aq të lezetshëm dhe jo sepse ndodhte ndonjë gjë e jashtëzakonshme që s'e kishe parë diku tjetër, por sepse njerëzit ishin shumë origjinalë! S'e ndieje presionin për t'u dukur, e aq më pak për t'u dukur ai që s'je. Mund të shkoje siç je, me humor të mirë, me mendje të lodhur, me nevojë për shoqëri apo për qetësi.

Ka një vend në Tiranë ku shkon siç je, por del shumë

Menuja e Bitter ishte menduar për eksperiencë, jo vetëm për shije. Janë nga ato pjata dhe pijet për të cilat flet edhe pasi largohesh. Një pjesë e mirë e produkteve të tyre merreshin direkt nga USA, si salca e Buffalos, maple syrup dhe ranch dressing, detaje që i japin krejtësisht shije tjetër pjatave. Le të mos flasim për menu-në e Brunch-it pastaj, që s’ka asgjë më pak se brunch-et e New York-ut. Tani këtu do ju themi vetëm kaq: Shkoni dhe provoni Fried Chicken & Waffle ose Savoury pancake!

Ka një vend në Tiranë ku shkon siç je, por del shumë

Ka një vend në Tiranë ku shkon siç je, por del shumë

E dini ju që te Bitter çdo javë ndodh ndodh diçka, pasi është fiks nga ato vende që nuk rri kurrë statik?!

Të shtunave ka karaoke Night, ku askush nuk gjykon dhe të gjithë këndojnë. Ama energjia e fundjavës fillon që të enjteve, pasi çdo të enjte është nata e Trivia-s. Pak garë, shumë të qeshura. E imagjinoni vetë çfarë ndodh!

Pastaj shndërrohet në Meditim & mindfulness, momente qetësie në mes të qytetit. Sigurisht, nuk mungojnë Live music & DJ nights, por as evente kreative, themed nights, apo aktivitetet komunitare.

Ka një vend në Tiranë ku shkon siç je, por del shumë

Ideja nuk është thjesht “argëtim”. Është njerëzit bashkë në të njëjtin moment.
Ditëlindje, darka private, evente korporate, bashkëpunime komunitare, Bitter i trajton si eksperienca, jo si “paketa”. Çdo gjë përshtatet që të ndihet intime, e ngrohtë dhe me karakter.

Aty, njerëzit ktheheshin jo për perfeksionin, por për ndjesinë e të qenit të parë. E të qenit prezent.

REELS

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅