
Po, ka ardhur përsëri ajo periudhë e vitit! Mërkuri, planeti i komunikimit, udhëtimeve dhe teknologjisë, do të kthehet në prapavijë nga 18 korriku deri më 11 gusht, në shenjën e zjarrtë të Luanit. Për disa nga javët në vijim, do të përballemi me probleme në shumë aspekte të jetës, veçanërisht në mënyrën se si shprehemi.
Gjatë kësaj prapavije të veçantë, mund të rikthehen në jetën tonë ish-at që nuk donim t’i shihnim më, sepse Luani sundon në aspektin e zemrës (chakra e zemrës). Pra, përgatitu për ndonjë mesazh të papritur nga ndonjë ish që kërkon sërish vëmendjen tënde. Nëse do t’i përgjigjesh apo jo, varet nga ty – por kujdes, nuk ka garanci që do marrësh rezultatin që dëshiron.
Nëse do të përgjigjesh, dita më e mirë për ta bërë – dhe për të ndërmarrë veprime në çdo aspekt të jetës është 31 korriku, kur Dielli dhe Mërkuri në prapavijë bëjnë lidhje të drejtpërdrejtë.
Tani, të tregojmë se ç’do të ndodhë me secilën shenjë:
Dashi
Do ndihesh pak i mërzitur nga rutina e përditshme dhe do të të tundojë të bësh diçka ndryshe. Përpara se të bësh ndonjë sport ekstrem, provo diçka më të thjeshtë, dil pak nga rutina, ose thjesht merr një rrugë tjetër për në shtëpi pas punës.
Demi
Problemi me një koleg/e vazhdon dhe nuk po zgjidhet lehtësisht. Diskutoje situatën me dikë që i beson në zyrë, ndoshta HR-in apo drejtuesin e grupit. Një ndërmjetës mund të të ndihmojë për ta mbyllur këtë kapitull.
Binjakët
Mos u ngatërro me fjalët, i dashur Binjak! Nëse nuk po shprehesh siç duhet në biseda, provo t’i shkruash ndjenjat në një ditar. Të shkruarit do të ndihmojë për të shprehur emocionet dhe për t’i kuptuar më mirë ato.
Gaforrja
Do të duhet të përdorësh disa kursime për të paguar ca fatura. Mos u dekurajo! Së shpejti do të marrësh kontrollin mbi financat. Deri atëherë, përfito nga ofertat dhe uljet. Çdo qindarkë ka rëndësi kur je duke kursyer.
Luani
E ke lodhur trurin me informacion. Prandaj, bëj pushime mes bisedave me shokët/qet, familjarët e shefat. Kjo do të të ndihmojë të gjesh fjalët e duhura dhe të kuptosh më mirë situatat. Paqartësia do të largohet shpejt dhe do të kesh kthjelltësinë e duhur për të marrë vendime.
Virgjëresha
Ky është momenti të hapësh Netflix-in dhe të zhytesh në qetësi. Ose shko në plazh me miqtë/partnerin/en dhe relaksohu. Ke nevojë për paqe dhe sa më shpejt ta arrish atë, aq më mirë do të jetë për ty.
Peshorja
Miqësitë janë shumë të rëndësishme për ty, por duhet ta dish se miqtë mund të jenë të zënë me jetën e tyre. Mos u ndje keq, ata të duan ende. Merre kohën për veten, për pasionet apo punët e tua, që të mos lëndohesh nga mungesa e tyre.
Akrepi
Mos u mërzit për gjërat e vogla në punë. Po, promovimi apo rritja e pagës po vonohen, por kjo është normale gjatë prapavijës së Mërkurit. Do të marrësh atë që meriton, vetëm ki durim! Rradha jote po vjen!
Shigjetari
Interesi yt i mëparshëm për ndonjë temë, si fizika, muzika apo filozofia, mund të rizgjohet. Do futesh thellë në mendime për t’u rilidhur me atë që të ushqen shpirtin. Por sapo të mbarojë prapavija, ndoshta do e hedhësh sërish pas krahëve dhe do të rikthehesh te dëshirat e reja.
Bricjapi
Paratë, fuqia dhe fama janë pranë, por në vend që të përqendrohesh në to, po shpërqendrohesh nga drama të kota. Mos harxho energji në debate të vogla. Mbaj fokusin në qëllimet e mëdha dhe suksesi do të vijë.
Ujori
Një ish ndoshta do të duket shumë i/e mirë në Instagram dhe mbase do të të tundojë të dërgosh një mesazh flirtues. Mund të mendosh se kësaj here do funksionojë, por shiko veprimet e tij/saj, jo fjalët. Shih me vëmendje sinjalet në rrjetet sociale.
Peshqit
Mos e mbingarko orarin! Mos u angazho për takime me dy grupe shoqërie në të njëjtën mbrëmje, kur ke takim ose mbledhje herët në mëngjes. Mjafton një gotë verë me disa miq të ngushtë herët në mbrëmje, do argëtohesh gjithsesi!