
Po të të thoshte dikush se Ellen DeGeneres ka lënë Shtetet e Bashkuara Amerikës për të jetuar në një fermë në Angli, me siguri do të imagjinoje diçka modeste, pak baltë, shumë kashtë dhe ndoshta një gomar në sfond. Por jo! Ellen na tregoi se "ferma" e saj është më shumë një strehë për yje sesa një shtëpi rurale.
Moderatorja e famshme, së bashku me bashkëshorten Portia de Rossi, kanë lënë pas zhurmën politike amerikane pas rizgjedhjes së Donald Trump si president dhe janë vendosur në një fshat të qetë anglez, ku, për çudi, delet futen brenda në shtëpi nga dera e xhamit si të ishin pjesë e arredimit.
Në një video të postuar në Instagram, delet shfaqen duke hyrë me qetësi brenda ambienteve minimaliste të shtëpisë, duke u afruar te qeni i vogël i çiftit që shtrihet rehat në shtratin e tij luksoz. Njëra prej deleve, që Portia e thërret "Bernie", përpiqet të zbulojë nëse qilimi është i ngrënshëm, ndërsa Portia e dëbon butësisht, midis të qeshurave.
Ellen, në mënyrën e saj karakteristike, shkruan: "Kemi dele shtëpie", duke e shoqëruar me një video ku një dele e vërtetë kalon pranë një dekori në formë deleje.
Në sfond duken karrige lëkure me batanije flanelli, qilima me vija dhe dritë natyrale që zbardh çdo cep të shtëpisë. Dhe po, një nga delet qëndron qetë pranë derës, si të ishte roje e vërtetë.
Fansat janë dashuruar me këtë anë të panjohur të çiftit. “Shtëpia është ëndërr”, shkruan një ndjekës. Të tjerë kërkojnë një “tour” të plotë të shtëpisë, dhe me të drejtë!
Kjo nuk është hera e parë që Ellen na jep copëza nga jeta e saj rurale. Në maj, ajo u shfaq mbi një kositëse bari.
Të zhgënjyera nga rezultati i zgjedhjeve të vitit 2024, Ellen dhe Portia morën vendimin të largohen menjëherë nga SHBA-ja dhe të zhvendosen në këtë cep të qetë të Anglisë. Ndërsa qarkullonin thashetheme për përmbytje në fermën e tyre, Ellen e mohoi qetësisht në një postim plot dashuri në përvjetorin e lidhjes së tyre: “Ferma jonë nuk u përmbyt.”
Së bashku, në një ambient që duket më shumë si i dalë nga revistat sesa si fermë, dyshja jetojnë qetësisht; me qentë, delet, dashurinë dhe shumë stil. Kot ua kemi qarë hallin!
Burimi: Page Six