News

Lea Ypi: "Shihni protestat që Jared Kushner ka nxitur në Shqipëri. Ato mund të jenë një dritë shprese për Europën"

Lea Ypi: "Shihni protestat që Jared Kushner ka nxitur në

Slogani “Shqipëria nuk është në shitje” tregon një vend që respekton veten dhe nuk pranon ta shesë shpirtin për investime.

“Kështu e gjetëm. Notuam drejt ishullit, u ngjitëm zbathur deri në majë dhe u magjepsëm. Me kalimin e viteve, na u krijua mundësia të ndihmonim për të realizuar potencialin e tij.”

Nëse gruaja që shprehte dëshirën për të "përmirësuar” një ishull të huaj do të kishte zbritur nga një gomone kontrabandistësh, ëndrra e saj do të ishte shuar në një nga qendrat e ndalimit të migrantëve që qeveria shqiptare ka ndërtuar së fundmi në bashkëpunim me Italinë. Por mjeti lundrues në fjalë ishte një jaht miliona dollarësh dhe gruaja që u ngjit zbathur deri në majë ishte Ivanka Trump. Për ta bërë ëndrrën realitet, mjaftonte të thirrej kryeministri i vendit, Edi Rama, dhe të përfshihej bashkëshorti i saj, Jared Kushner, përmes njërës prej kompanive të tij, për ta kthyer një zonë të mbrojtur natyrore në pasuri të paluajtshme luksoze.

Qeveria shqiptare këmbëngul se asnjë marrëveshje nuk është finalizuar. Por, nga ana tjetër, nuk e ka fshehur as entuziazmin. Dhe kush mund ta fajësojë? Pas dekadash tranzicioni nga komunizmi në kapitalizëm dhe negociatash të zgjatura për anëtarësimin në Bashkimin Europian, Shqipëria ka humbur më shumë se 1.2 milionë qytetarë nga emigracioni. Vendi ka prodhim të ulët, një sektor bujqësor që ka nevojë urgjente për modernizim dhe një sistem të arsimit të lartë në krizë që prej privatizimit të universiteteve në vitet ’90. Pa kapital industrial, financiar apo njerëzor për të ofruar në tregun global, e vetmja gjë që mbetet për t’u shitur është natyra. Edhe turizmi, që vitet e fundit ka qenë në rritje, është mbështetur te një fushatë e mirëkoordinuar qeveritare për të përmirësuar imazhin e vendit.

Zhvillimi i qëndrueshëm dhe mbrojtja e mjedisit janë të lehta për t’u kërkuar, por të kushtueshme dhe të vështira për t’u realizuar. Në kushtet e globalizimit konkurrues, pasuritë e paluajtshme dhe turizmi luksoz sjellin rritje më të shpejtë, edhe kur thellojnë pabarazinë dhe shterojnë burimet natyrore. Modelet që po ofrohen sot janë pikërisht ato që vendet më të pasura i provuan 30 vjet më parë dhe për të cilat sot janë penduar.

Shqiptarët e dinë se spekulimi me pasuritë e paluajtshme, kur bëhet me mbështetjen e shtetit, do të thotë se qytetarët e zakonshëm do ta kenë gjithnjë e më të vështirë të blejnë një apartament ose të paguajnë qiranë. Ata e dinë se turizmi luksoz do të thotë që pushimet në vendin tënd të kthehen në privilegj për pak njerëz. Pa sindikata reale dhe me një lëvizje punëtore që duket sikur ekziston vetëm në pamjet arkivore të paradave të 1 Majit të epokës komuniste, kushtet e punës janë aq shfrytëzuese sa vetëm njerëz nga vende edhe më të varfra pranojnë punët që krijohen. Shqiptarët, ndërkohë, mbledhin plaçkat dhe largohen drejt vendeve të tjera, ku shpesh përballen me abuzim dhe ksenofobi. Ata ulin kokën, sepse e dinë se ky është çmimi që paguajnë për një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre.

Në maj 2025, Partia Socialiste në pushtet fitoi zgjedhjet për herë të katërt. Pjesëmarrja, rreth 44%, shënoi një nivel historikisht të ulët, pavarësisht se, për herë të parë, në votim u përfshinë edhe shqiptarët e diasporës. Nuk pati manifest elektoral, as debat parimor me opozitën (lideri i së cilës, Sali Berisha, në rrjetet sociale të qeverisë shfaqej kryesisht i paraqitur si buf). Në një vend ku më shumë se 90% e qytetarëve mbështesin integrimin europian, mjaftoi që billboard-et të mbusheshin me fotografi pasaportash europiane dhe të përsëritej pareshtur një datë: anëtarësimi deri në vitin 2030.

Kjo është ana tjetër e integrimit europian: kritika ndaj qeverisë paraqitet si kundërshtim ndaj vetë Europës. Nuk ka më zgjedhje mes vizionesh të ndryshme për shoqërinë, por vetëm mes menaxherësh të ndryshëm të së njëjtës rrugë, që paraqitet si e pashmangshme. Kur politika reduktohet në administrim teknokratik*, e vetmja mënyrë për të lexuar konfliktin politik mbetet “korrupsioni”: sikur shoqëritë postkomuniste ta mbartnin atë në gjak, sikur problemi të ishin shkeljet e individëve dhe jo vetë rregullat e lojës.

Shën.red.  Teknokracia është një mënyrë qeverisjeje ku vendimet merren ose udhëhiqen kryesisht nga ekspertë teknikë, specialistë, ekonomistë, administratorë, inxhinierë, juristë, bankierë etj., më shumë sesa nga përfaqësues politikë që debatojnë mbi ide, vlera dhe zgjedhje shoqërore.

Për shumë vite, shqiptarët e pranuan këtë me të njëjtin fatalizëm me të cilin pranohet një fatkeqësi natyrore. Tani, të rinjtë po e kundërshtojnë. Protestat e sotme lidhen me një ligj të ri për investimet strategjike, që e forcon edhe më shumë ndikimin e oligarkëve mbi shtetin. Situata u përshkallëzua kur makineritë e rënda hynë në një ligatinë bregdetare të mbrojtur dhe një video virale tregoi roje private sigurie duke dhunuar një protestues, ndërsa policia e shtetit qëndronte aty pranë.

Një brez i mësuar të mendojë se pyetjet e vetme janë sa shpejt duhet të ndërtohet infrastruktura për turizmin, sa shpejt duhet të integrohemi në BE dhe sa me efikasitet duhet të tërheqim investime, tani pyet: a duhet vërtet të jetë kështu? A duhet demokracia të jetë sundimi i një grushti njerëzish jashtëzakonisht të pasur?

Është një shembull frymëzues i aktivizmit qytetar, një lloj mobilizimi që nuk ishte parë që nga rënia e komunizmit. Jehona e tij ndërkombëtare, pa dyshim, është ndihmuar edhe nga vëmendja mediatike ndaj familjes Trump. Por pse pikërisht tani? Opozita është përpjekur më kot, për vite me radhë, të mobilizojë publikun kundër “korrupsionit”. Në parlament janë ndezur zjarre dhe ndaj godinave qeveritare janë hedhur kokteje molotovi. Por në rastin e Kushner-it, opozita është në një linjë me qeverinë. Ndoshta pikërisht kjo u dha mundësi mijëra të rinjve të mbushnin rrugët: bindja se mosbindja e tyre nuk do të përvetësohej nga asnjë palë politike. Është prekëse t’i shohësh teksa këndojnë, kërcejnë, pastrojnë rrugën pas protestave dhe u japin lule policëve. Ndryshe nga opozita e vjetër, ata nuk po heqin dorë nga shteti; përkundrazi, po këmbëngulin se shteti u përket atyre.

Vitet e fundit, përgjigjja ndaj përjashtimit politik në Europën postkomuniste ka qenë rritja e lëvizjeve ksenofobe. Nga protestat anti-sistem ka përfituar kryesisht e djathta ekstreme. Rasti shqiptar tregon se një tjetër lloj mobilizimi është i mundur. Larg nacionalizmit regresiv apo nostalgjisë, thirrja e vetme bashkuese e lëvizjes, “Shqipëria nuk është në shitje”, pasqyron diçka që qeveria socialiste duket se e ka harruar: se respekti për veten është kushti i parë për t’u respektuar nga të tjerët dhe se një popull i gatshëm të shesë shpirtin për investime, në fund, do të zbulojë se shpirti ishte e vetmja gjë me vlerë që kishte.

Ka diçka të admirueshme dhe të brishtë te një lëvizje pa liderë, pa program dhe pa infrastrukturën e nevojshme për ta mbajtur gjallë në afat të gjatë. Lëvizjet pa liderë janë më të vështira për t’u kapur politikisht, por më të lehta për t’u infiltruar dhe shpërndarë. Për të qenë efektive, ato duhet të kalojnë nga rezistenca te propozimi, duke gjetur një unitet politik që shpesh shtypet kur gjithçka mblidhet rreth një kauze të vetme.

Megjithatë, për sa kohë politika demokratike mbetet e kapur nga një pakicë e pasur, politikanët do të vijnë e do të ikin, gjyqet kundër korrupsionit do të kënaqin dëshirën për ndëshkim dhe aktivizmi qytetar do të krijojë iluzionin e ndryshimit. Një nga një, shoqëritë e gjejnë veten përballë të njëjtave paradokse të zhvillimit kapitalist. Sfida nuk është vetëm si të zëvendësohen individët, por si të ndërtohet një sistem i ri.

Prapësëprapë, këtë herë, Shqipëria nuk ka pse të përpiqet të arrijë Europën; ajo mund ta udhëheqë. Një brez i gatshëm të mobilizohet për një model tjetër zhvillimi, që refuzon k ontrollin e vendimmarrjes nga oligarkët dhe e lidh mbrojtjen e mjedisit me legjitimitetin demokratik, nuk duhet të trembë askënd. Përkundrazi, duhet vlerësuar. Në vend që të bëhet “si gjithë Europa”, siç thoshte dikur slogani i vjetër, Shqipëria mund t’i japë kontinentit të vjetër një mësim për respektin ndaj vetes.

----

Artikulli është shkruar për Guardian nga Lea Ypi, profesore e historisë politike dhe filozofisë në London School of Economics dhe autore e librit Indignity: A Life Reimagined.

Lea Ypi ka lindur në Durrës. Ajo është diplomuar për Filozofi dhe Letërsi në Universitetin La Sapienza dhe ka përfunduar doktoraturën në Institutin Universitar Europian. Në gjuhën shqipe ka botuar librat Të lirë, Vetëm për vete, Të poshtëruar.

REELS

🦩❤️

👏

Ylli Limani shkelqeu mbreme ne naten e pare te recitalit te tij ne Tirane. Kengetari qe theu rekordin per shitjen me te shpejte te biletave brenda 24 oreve, u shoqerua gjate gjjthe koncertit me nje kor prej 15 mije njerezish qe dinin permendesh cdo kenge te artistit hitmaker te momentit ne trevat shqjptare. Edhe pse per 2 ore me rradhe, publiku u perfshi teresisht ne koncert, ne fund, pas daljes se Ylli Limanit nga skena, ata nuk harruan qe ne kor, te kendonin refrenin e famshem te protestes “Rama jepe doreheqjen” me baze muzikore “Seven Nation Army” nga White Stripes, interpretuar nga instrumentistet ne skene.

Vera është këtu dhe produktet natyrale dhe vegane @fresh_line_albania janë shoqëruesi perfekt për ditët e plazhit. ☀️🌿🏖️

🦩 📸 @gersi__qose

😌😌😌

🇦🇱 🔥 📸 xhoiskuta

Leku shkon te leku ore 🤓

Lea Ypi: "Look at the protests that Jared Kushner has instigated in Albania. They could be a beacon of hope for Europe"

Lea Ypi: "Shihni protestat që Jared Kushner ka nxitur në

The slogan "Albania is not for sale" shows a country that respects itself and refuses to sell its soul for investment.

“That’s how we found it. We swam to the island, climbed barefoot to the top, and were mesmerized. Over the years, we were given the opportunity to help realize its potential.”

If the woman who expressed a desire to "improve" a foreign island had stepped off a smugglers' dinghy, her dream would have ended in one of the migrant detention centers that the Albanian government recently built in cooperation with Italy. But the vessel in question was a multimillion-dollar yacht, and the woman who climbed barefoot to the top was Ivanka Trump. To make the dream a reality, all that was needed was to call the country's prime minister, Edi Rama, and get her husband, Jared Kushner, involved, through one of his companies, to turn a protected natural area into luxury real estate.

The Albanian government insists that no deal has been finalized. But, on the other hand, it has not hidden its enthusiasm either. And who can blame it? After decades of transition from communism to capitalism and protracted negotiations for membership in the European Union, Albania has lost more than 1.2 million citizens to emigration. The country has low productivity, an agricultural sector in urgent need of modernization, and a higher education system in crisis since the privatization of universities in the 1990s. Without industrial, financial, or human capital to offer on the global market, the only thing left to sell is nature. Even tourism, which has been on the rise in recent years, has relied on a well-coordinated government campaign to improve the country's image.

Sustainable development and environmental protection are easy to demand, but costly and difficult to achieve. In the context of competitive globalization, real estate and luxury tourism bring faster growth, even as they deepen inequality and deplete natural resources. The models being offered today are precisely those that the richest countries tried 30 years ago and which they now regret.

Albanians know that property speculation, when done with state support, means that ordinary citizens will find it increasingly difficult to buy an apartment or pay rent. They know that luxury tourism means that vacationing in your own country will become a privilege for a few. Without real unions and with a labor movement that seems to exist only in archival footage of communist-era May Day parades, working conditions are so exploitative that only people from even poorer countries take the jobs that are created. Albanians, meanwhile, pack up and flee to other countries, where they often face abuse and xenophobia. They bow their heads, knowing that this is the price they pay for a better future for their children.

In May 2025, the ruling Socialist Party won the elections for the fourth time. Turnout, around 44%, marked a historically low level, despite the fact that, for the first time, Albanians from the diaspora were also included in the vote. There was no electoral manifesto, nor a principled debate with the opposition (whose leader, Sali Berisha, appeared mainly as an owl on government social networks). In a country where more than 90% of citizens support European integration, it was enough for billboards to be filled with photos of European passports and a date to be repeated incessantly: membership by 2030.

This is the other side of European integration: criticism of the government is presented as opposition to Europe itself. There is no longer a choice between different visions of society, but only between different managers of the same path, which is presented as inevitable. When politics is reduced to technocratic administration*, the only way to read political conflict remains “corruption”: as if post-communist societies carried it in their blood, as if the problem were the violations of individuals and not the rules of the game themselves.

Shën.ed. Technocracy is a form of government where decisions are made or guided primarily by technical experts, specialists, economists, administrators, engineers, lawyers, bankers, etc., rather than by political representatives who debate ideas, values, and social choices.

For years, Albanians accepted this with the same fatalism with which one accepts a natural disaster. Now, young people are resisting it. Today’s protests are linked to a new law on strategic investments, which further strengthens the influence of oligarchs over the state. The situation escalated when heavy machinery entered a protected coastal wetland and a viral video showed private security guards raping a protester while state police stood by.

Një brez i mësuar të mendojë se pyetjet e vetme janë sa shpejt duhet të ndërtohet infrastruktura për turizmin, sa shpejt duhet të integrohemi në BE dhe sa me efikasitet duhet të tërheqim investime, tani pyet: a duhet vërtet të jetë kështu? A duhet demokracia të jetë sundimi i një grushti njerëzish jashtëzakonisht të pasur?

Është një shembull frymëzues i aktivizmit qytetar, një lloj mobilizimi që nuk ishte parë që nga rënia e komunizmit. Jehona e tij ndërkombëtare, pa dyshim, është ndihmuar edhe nga vëmendja mediatike ndaj familjes Trump. Por pse pikërisht tani? Opozita është përpjekur më kot, për vite me radhë, të mobilizojë publikun kundër “korrupsionit”. Në parlament janë ndezur zjarre dhe ndaj godinave qeveritare janë hedhur kokteje molotovi. Por në rastin e Kushner-it, opozita është në një linjë me qeverinë. Ndoshta pikërisht kjo u dha mundësi mijëra të rinjve të mbushnin rrugët: bindja se mosbindja e tyre nuk do të përvetësohej nga asnjë palë politike. Është prekëse t’i shohësh teksa këndojnë, kërcejnë, pastrojnë rrugën pas protestave dhe u japin lule policëve. Ndryshe nga opozita e vjetër, ata nuk po heqin dorë nga shteti; përkundrazi, po këmbëngulin se shteti u përket atyre.

Vitet e fundit, përgjigjja ndaj përjashtimit politik në Europën postkomuniste ka qenë rritja e lëvizjeve ksenofobe. Nga protestat anti-sistem ka përfituar kryesisht e djathta ekstreme. Rasti shqiptar tregon se një tjetër lloj mobilizimi është i mundur. Larg nacionalizmit regresiv apo nostalgjisë, thirrja e vetme bashkuese e lëvizjes, “Shqipëria nuk është në shitje”, pasqyron diçka që qeveria socialiste duket se e ka harruar: se respekti për veten është kushti i parë për t’u respektuar nga të tjerët dhe se një popull i gatshëm të shesë shpirtin për investime, në fund, do të zbulojë se shpirti ishte e vetmja gjë me vlerë që kishte.

Ka diçka të admirueshme dhe të brishtë te një lëvizje pa liderë, pa program dhe pa infrastrukturën e nevojshme për ta mbajtur gjallë në afat të gjatë. Lëvizjet pa liderë janë më të vështira për t’u kapur politikisht, por më të lehta për t’u infiltruar dhe shpërndarë. Për të qenë efektive, ato duhet të kalojnë nga rezistenca te propozimi, duke gjetur një unitet politik që shpesh shtypet kur gjithçka mblidhet rreth një kauze të vetme.

Megjithatë, për sa kohë politika demokratike mbetet e kapur nga një pakicë e pasur, politikanët do të vijnë e do të ikin, gjyqet kundër korrupsionit do të kënaqin dëshirën për ndëshkim dhe aktivizmi qytetar do të krijojë iluzionin e ndryshimit. Një nga një, shoqëritë e gjejnë veten përballë të njëjtave paradokse të zhvillimit kapitalist. Sfida nuk është vetëm si të zëvendësohen individët, por si të ndërtohet një sistem i ri.

This time, however, Albania does not have to try to catch up with Europe; it can lead it. A generation ready to mobilize for a different model of development, one that rejects oligarchic control of decision-making and links environmental protection with democratic legitimacy, should not scare anyone. On the contrary, it should be appreciated. Instead of becoming “like the rest of Europe,” as the old slogan once said, Albania can teach the old continent a lesson in self-respect.

The article was written for the Guardian by Lea Ypi, professor of political history and philosophy at the London School of Economics and author of the book "Indignity: A Life Reimagined".

Lea Ypi was born in Durrës. She graduated in Philosophy and Literature at La Sapienza University and completed her doctorate at the European University Institute. In Albanian, she has published the books “Free”, “Only for Yourself”, “Humiliated”.