Fashion & Beauty

Mbesat e Princeshës Diana rikthejnë në modë një veshje legjendare të saj

Mbesat e Princeshës Diana rikthejnë në modë një veshje
Foto: Getty

Stili i Lady Diana-s vazhdon të rikthehet dhe këtë herë, janë mbesat e saj që risjellin një prej veshjeve më ikonike të saj.

Disa ditë më parë, Lady Amelia dhe Lady Eliza Spencer, mbesat binjake të Diana-s, u shfaqën në Cheltenham Festival me veshje që nuk kaluan pa u vënë re dhe jo pa arsye.

Mbesat e Princeshës Diana rikthejnë në modë një veshje

Motrat zgjodhën kostume tweed, ndoshta si një homazh ndaj një prej pamjeve më të famshme të Diana-s (Tweed - pëlhurë leshi e njohur për teksturën pak të ashpër dhe ngjyrat e përziera. Me origjinë nga Skocia, është përdorur tradicionalisht për veshje rezistente ndaj motit, si xhaketa, pallto dhe kapele, dhe karakterizohet nga motivet klasike si kuadratet dhe vijëzimet).

Në vitin 1981, gjatë muajit të mjaltit me Charles, Diana u fotografua në Balmoral Castle me një kostum tweed me fund, një look që u bë menjëherë trend.

Mbesat e Princeshës Diana rikthejnë në modë një veshje

I dizenjuar nga Bill Pashley, ky outfit u frymëzua nga estetika tradicionale britanike dhe u mendua posaçërisht për qëndrimin e saj në Skoci.

Madje, thuhet se Diana kishte dy versione të kostumit: një prej tyre pak më i lirshëm, për të qenë më komode gjatë shëtitjeve në natyrë.

Amelia dhe Eliza e rikthyen këtë estetikë në një version më bashkëkohor. Eliza zgjodhi një kostum në ngjyrë kafe, me pantallona dhe jelek, të kombinuar me një pallto të njëjtë. Amelia veshi një set në nuancë jeshile të hapur, të kombinuar me këmishë blu dhe kravatë.

Mbesat e Princeshës Diana rikthejnë në modë një veshje

“Na vjen natyrshëm [të vishemi njësoj] sepse kemi shije shumë të ngjashme,” ka thënë Amelia në një intervistë. “Shpesh përfundojmë duke zgjedhur të njëjtat veshje.”

REELS

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅

Princess Diana's granddaughters bring back a legendary dress of hers

Mbesat e Princeshës Diana rikthejnë në modë një veshje

Lady Diana's style continues to make a comeback, and this time, it's her granddaughters who are bringing back one of her most iconic outfits.

A few days ago, Lady Amelia and Lady Eliza Spencer, Diana's twin granddaughters, appeared at the Cheltenham Festival in outfits that did not go unnoticed, and not without reason.

Mbesat e Princeshës Diana rikthejnë në modë një veshje

The sisters chose tweed suits , perhaps as an homage to one of Diana's most famous looks (Tweed - a woolen fabric known for its slightly rough texture and mixed colors. Originating in Scotland, it has been traditionally used for weather-resistant clothing, such as jackets, coats and hats, and is characterized by classic motifs such as checks and stripes).

In 1981, during her honeymoon with Charles, Diana was photographed at Balmoral Castle wearing a tweed skirt suit, a look that immediately became a trend.

Mbesat e Princeshës Diana rikthejnë në modë një veshje

Designed by Bill Pashley, this outfit was inspired by traditional British aesthetics and was specifically thought out for her stay in Scotland.

It is even said that Diana had two versions of the costume: one of them was a little looser, to be more comfortable during outdoor walks.

Amelia and Eliza brought back this aesthetic in a more contemporary version. Eliza chose a brown suit, with trousers and a vest, combined with a matching coat. Amelia wore a light green set, combined with a blue shirt and tie.

Mbesat e Princeshës Diana rikthejnë në modë një veshje

“It comes naturally to us [to dress alike] because we have very similar tastes,” Amelia said in an interview. “We often end up choosing the same clothes.”