Showbiz

Me vetëm një fjali, Gentian Zenelaj dha një leksion shumë të rëndësishëm prindërimi

Me vetëm një fjali, Gentian Zenelaj dha një leksion shumë

Aktori i njohur shqiptar Gentian Zenelaj ka folur hapur për jetën e tij personale dhe raportin me familjen, gjatë një bisede në podcastin “Zë më mirë”, ku ishte i ftuar përballë gazetares Mira Kazhani.

Gjatë intervistës, ai ndau disa momente shumë personale nga marrëdhënia me djalin e tij, i cili sot është 12 vjeç. Në një moment të bisedës, Zenelaj tregoi një episod që për shumë prindër mund të tingëllojë i njohur, momentin kur fëmijët fillojnë të kërkojnë më shumë hapësirë dhe pavarësi.

“Ditën që ai nuk më la ta puthja më në oborrin e shkollës, ishte dita që ne nisëm fëmijën e dytë”, tha aktori.

I pyetur se si e përjeton këtë fazë të rritjes së djalit, Zenelaj u shpreh se përpiqet ta respektojë maksimalisht periudhën e adoleshencës të të birit.

“Unë e respektoj shumë adoleshencën e tij. Ai është në fazën ‘killing the father’ (të vrasësh babanë tënd figurativisht), do të më tregojë mua se po bëhet burrë dhe unë e respektoj shumë këtë gjë”, u shpreh ai.

Në pak fjali, aktori dha në fakt një mesazh të rëndësishëm për mënyrën se si prindërit duhet të përballen me ndryshimet që kalojnë fëmijët gjatë rritjes. Sipas tij, kjo është një fazë natyrale ku fëmijët përpiqen të ndërtojnë identitetin e tyre dhe të distancohen pak nga figurat prindërore, jo nga mungesa e dashurisë, por nga nevoja për pavarësi.

Psikologët e shpjegojnë shpesh këtë proces si një moment të domosdoshëm në zhvillimin emocional të adoleshentëve. Në këtë fazë, fëmijët kërkojnë të provojnë veten, të vendosin kufij dhe të krijojnë një identitet të veçantë nga ai i familjes. Reagimet e tyre mund të duken të ftohta ose indiferente, por në thelb janë pjesë e një procesi normal rritjeje.

Mesazhi që përcolli Genti është i qartë dhe i vlefshëm për të gjithë prindërit: zhvillimet që kalojnë fëmijët duhen kuptuar dhe respektuar, jo gjykuar apo frenuar. 

REELS

Dakord?

😑

🤓🤓🤓

Si ju duken?

💃

🤣🤣🤣🤣🤣

E kam një ide…

🤓 💅

😍😍😍

Uou!

With just one sentence, Gentian Zenelaj gave a very important parenting lesson

Me vetëm një fjali, Gentian Zenelaj dha një leksion shumë

Renowned Albanian actor Gentian Zenelaj has spoken openly about his personal life and relationship with his family, during a conversation on the podcast "Zë më mire", where he was invited to appear opposite journalist Mira Kazhani.

During the interview, he shared some very personal moments from his relationship with his son, who is now 12 years old. At one point in the conversation, Zenelaj recounted an episode that may sound familiar to many parents, the moment when children begin to demand more space and independence.

"The day he stopped letting me kiss him in the schoolyard was the day we had our second child," the actor said.

Asked how he experiences this phase of his son's growth, Zenelaj said that he tries to respect his son's adolescence as much as possible.

"I respect his adolescence a lot. He's in the 'killing the father' phase (figuratively killing your father), he's going to show me that he's becoming a man and I respect that a lot," he said.

In a few sentences, the actor actually gave an important message about how parents should deal with the changes children go through as they grow up. According to him, this is a natural phase where children try to build their identity and distance themselves a little from parental figures, not from a lack of love, but from the need for independence.

Psychologists often explain this process as a necessary moment in the emotional development of adolescents. During this stage, children seek to prove themselves, set boundaries, and create an identity separate from that of their family. Their reactions may seem cold or indifferent, but they are essentially part of a normal growth process.

The message that Genti conveyed is clear and valid for all parents: the developments that children go through should be understood and respected, not judged or suppressed.