Showbiz

Mimoza Ahmeti (dhe shumë të tjerë me sa duket) mendojnë se Ismail Kadare s'e meriton suksesin që ka

Mimoza Ahmeti (dhe shumë të tjerë me sa duket) mendojnë se
Foto: Mimoza Ahmeti, Ismail Kadare/ Ferma VIP/ Instagram/ Murdo Macleod/The Guardian

Në një nga sfidat e “Ferma VIP 3”, ku fermerët duhet t'u përgjigjeshin disa pyetjeve përmes një loje me letra, një përgjigje e Mimoza Ahmetit ka ngjallur reagime në rrjet.

Në tavolinë ndodheshin Moza, Sara dhe Gresa, kur kësaj të parës iu drejtua pyetja: të përmendte një koleg apo kolege që, sipas saj, nuk e meriton suksesin që ka.

Përgjigjja e Mozës ishte e drejtpërdrejtë:

“Po them për Ismail Kadarenë që e kam koleg në fushën time, ai nuk e meriton gjithë atë sukses që ka.”

Ndonëse për fermeret e tjera aty pranë kjo përgjigje nuk ngjalli kuriozitet, videoja është bërë virale dhe njerëzit po komentojnë mendimin e shkrimtares. Komentet më të pëlqyera janë ato të njerëzve të cilët bien në një mendje me Mozën, duke shprehur se gjithashtu mendojnë njësoj si ajo. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

Rasti e donte që kolegët të vlerësonin kolegët për punën e tyre, gjë të cilën Moza e bëri, por pa pasur mundësinë ta shtjellojë mendimin. Komentet mbështetëse (me siguri nga jokolegë) megjithatë, hapën një debat që prej dekadash ekziston lidhur me Ismail Kadarenë, i cili ka qenë shpesh figurë kontroverse.

Përtej suksesit letrar, debati mbi raportin e Kadaresë me regjimin komunist në Shqipëri ka ekzistuar prej kohësh. Një pjesë e kritikëve e kanë parë si një autor që arriti të mbijetonte artistikisht brenda sistemit, ndërsa të tjerë kanë ngritur pyetje për afërsinë që pati me regjimin e kohës. Edhe ndër komentuesit e videos së mësipërme, nuk kanë munguar komente që lidhen pikërisht me këtë pjesë.

Megjithatë, Ismail Kadare mbetet figura më e njohur e letërsisë shqiptare në botë, veprat e të cilit janë përkthyer në dhjetëra gjuhë. Romanet e tij studiohen në universitete europiane dhe prej vitesh emri i tij është lidhur vazhdimisht me diskutimet për Çmimin Nobel në Letërsi. Për shumëkënd, Ismail Kadare është emri që e nxori letërsinë shqipe jashtë kufijve të Shqipërisë.

REELS

S’mendoj se e keni harruar 🤓

👏

Ky post nuk eshte financuar nga qeveria e Iranit. Po jane ca lojtare aty te Kombetarja Iraniane qe mund te na i prishnin mendjen;)

Si jeni me shëndet?

💞

Ekskluzive: Ja si u perzgjodhen poezite e Mozes ne finalen e Fermes

🦩❤️

👏

Ylli Limani shkelqeu mbreme ne naten e pare te recitalit te tij ne Tirane. Kengetari qe theu rekordin per shitjen me te shpejte te biletave brenda 24 oreve, u shoqerua gjate gjjthe koncertit me nje kor prej 15 mije njerezish qe dinin permendesh cdo kenge te artistit hitmaker te momentit ne trevat shqjptare. Edhe pse per 2 ore me rradhe, publiku u perfshi teresisht ne koncert, ne fund, pas daljes se Ylli Limanit nga skena, ata nuk harruan qe ne kor, te kendonin refrenin e famshem te protestes “Rama jepe doreheqjen” me baze muzikore “Seven Nation Army” nga White Stripes, interpretuar nga instrumentistet ne skene.

Vera është këtu dhe produktet natyrale dhe vegane @fresh_line_albania janë shoqëruesi perfekt për ditët e plazhit. ☀️🌿🏖️

Mimoza Ahmeti (and apparently many others) think that Ismail Kadare does not deserve the success he has.

Mimoza Ahmeti (dhe shumë të tjerë me sa duket) mendojnë se
Photo: Mimoza Ahmeti, Ismail Kadare/ VIP Farm/ Instagram/ Murdo Macleod/The Guardian

In one of the challenges of "VIP Farm 3", where farmers had to answer several questions through a card game, an answer by Mimoza Ahmeti sparked reactions online.

Mimoza, Sara, and Gresa were at the table when the former was asked to name a colleague who, in her opinion, does not deserve the success they have.

Moza's response was direct:

"I'm saying about Ismail Kadare, who I have as a colleague in my field, he doesn't deserve all the success he has."

Although this response did not arouse curiosity among other nearby farmers, the video has gone viral and people are commenting on the writer's opinion. The most liked comments are those of people who agree with Moza, expressing that they also think the same way as her. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

The occasion required colleagues to appreciate colleagues for their work, which Moza did, but without having the opportunity to elaborate. The supportive comments (probably from non-colleagues) however, opened a debate that has existed for decades regarding the figure of Ismail Kadare, who has often been a controversial figure.

Beyond his literary success, the debate over Kadare's relationship with the communist regime in Albania has long existed. Some critics have seen him as an author who managed to survive artistically within the system, while others have raised questions about his closeness to the regime of the time. Kadare himself, over the years, has spoken about censorship, political pressure and the way his literature communicated against the dictatorship through metaphors and allegories.

However, Ismail Kadare remains the most famous figure of Albanian literature in the world, whose works have been translated into dozens of languages. His novels are studied in European universities and for years his name has been constantly linked to discussions about the Nobel Prize in Literature. For many, Ismail Kadare is the name that brought Albanian literature outside the borders of Albania.