Showbiz

Mira Kazhani flet për diagnostikimin me kancer në gji: “Gjithçka ndryshoi përgjithmonë"

Mira Kazhani flet për diagnostikimin me kancer në gji:
@mirakazhanii/ Instagram

Mira Kazhani, këtë herë, e nisi podkastin e saj ndryshme: me një rrëfim të sinqertë për një prej betejave më të vështira të jetës së saj, diagnostikimin me kancer gjiri.

Dukshëm e emocionuar, Mira tha se u diagnostikua më 2 nëntor 2024 dhe e cilësoi këtë “goditje të beftë” si “dimrin e jetës”. Më tej, shtoi se gjithçka ndryshoi dhe se ajo zgjodhi të mos e bënte publike diagnozën, por të përqendrohej te shërimi i saj:

“U diagnostikova me kancer në gji dhe që prej asaj dite gjithçka ndryshoi përgjithmonë. Në podkaste keni parë vetëm gjysmën time, ndërsa pjesa tjetër…zhvillohej në një betejë të gjatë me sëmundjen. Në atë kohë zgjodha të hesht, të përqëndrohem te shërimi im dhe të mos bëhem lajm në rrjet. Sot, ndihem mirënjohëse ndaj kolegëve të mi që e mësuan situatën time e që nuk e shpërndanë lajm, duke më sjellë qetësi mua e që nuk sollën shqetësim te prindërit e mi, që nuk e dinin se çfarë po kalonte fëmija i tyre. Tani e dinë se çfarë kisha”.

Gazetarja, autorja dhe prezantuesja e “Zë me Mirën”, tha gjithashtu se gjeti motivimin duke dëgjuar rrëfimet e grave të tjera, të cilat gjithashtu ishin prekur nga kanceri, por theksoi se edhe pse në rastin e saj kanceri u zbulua në fazat e hershme, sërish është një makth për çdo grua.

“Nuk ka kancer të lehtë, është makth. Edhe kur diagnostikohet në fazat e para, është një plagë e madhe në shpirt e trup”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MIRA KAZHANI (@mirakazhanii)

Në videon e publikuar në Instagram, Mira u shpreh se mori qindra mesazhe dhe mendoi ta ndante me të gjithë këtë pjesë të jetës.

"E kisha menduar ta ndaja si çdo të premte episodin, por sot, duke parë interesin dhe mesazhet lumë që më kanë mbërritur në celular, kuptova se nuk kishte kuptim të mbaja një suspansë për një histori si kjo e imja. Prandaj, po bëj një përjashtim dhe po thyej një rregull — sepse edhe jeta na detyron ndonjëherë të bëjmë kështu, ashtu siç më ndodhi mua një vit më parë????

Mira ka folur më gjatë për “dimrin” e saj në “Një ditë tjetër”, librin që do të publikohet më 19 shtator.

 

REELS

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅