
Mirlind Daku, futbollisti i Kombëtares Shqiptare dhe ish-banorja e "Big Brother VIP Kosova", Vesa Vllasaliu, janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e bënë publik të dy ata vetë, duke fotografuar dorën e vogëlushes e duke i drejtuar së bijës fjalë të ëmbla:
Arushi i thurur dhe i veshur me fustan rozë mban të qepur dhe emrin e së voglës së tyre, Miresa.
Mirlindi dhe Vesa janë së bashku prej një kohe të gjatë, ama e kanë mbajtur gjithmonë shumë private lidhjen e tyre. Në qershor të këtij viti, Vesa zbuloi se kishte marrë që prej dhjetorit të kaluar një unazë premtimi nga Mirlindi, por ishte në pritje të propozimit zyrtar.
Unaza e premtimit është simbol i besnikërisë dhe një premtim për të ardhmen mes dy personave. Ajo shikohet shpesh si një hap përpara fejesës, por pa qenë domosdoshmërisht një unazë fejese.