Promo

Momenti më i mirë për të rinovuar shtëpinë. Trendi i momentit? Blerjet e zgjuara

Momenti më i mirë për të rinovuar shtëpinë. Trendi

Rinovimi i shtëpisë nuk është vetëm një çështje estetike: ai lidhet edhe me komoditetin, kursimin e energjise dhe mirëmbajtjen afatgjatë të shtëpisë. Pranvera, momenti ideal për të rinovuar shtëpinë. Disa nga këshillat më të mira: një planifikim i mirë, maturi në zgjedhjen e produkteve, blerjet me këste si një mënyrë e re për të kursyer kohë dhe para.

Të gjithë ne kemi menduar të paktën një herë për shtëpinë e ëndrrave: koncept i cili shpeshherë ngjan i kompikuar dhe i largët në kohë. Kjo ndodh sepse mendohemi gjatë dhe presim momentin e duhur ose, të “piqen” kushtet, siç thonin dikur.

Por ndonjëherë, më e mira është të veprosh sipas ndjesisë dhe të marrësh vendimin ta rinovosh shtëpinë sipas dëshirës, për të siguruar një jetësë optimale për veten dhe familjen. Sigurisht, rinovimi i shtëpisë, në shumicën e rasteve është një investim i rëndësishëm. Është një hap sfidues por që në kohë sjell gjithmonë përfitime të dukshme në përditshmëri dhe në vlerën e pronës.

Rinovimi i shtëpisë nuk është i lidhur vetëm me estetikën dhe konceptin e së bukurës: shpeshherë harrojmë anën teknike, komoditetin, efikasitetin energjitik dhe mirëmbajtjen e shtëpisë në afatgjatë. Mënyra se si ne vendosim të shfrytëzojmë hapësirat, izolimi i duhur, niveli i sigurisë apo ndriçimi i ambjenteve, mund të ndikojnë në cilësinë e jetës apo dhe në uljen e shpenzimeve mujore.

Nuk është një ëndërr, të duhet thjesht një plan më i mirë...

Ekspertët thonë se një plan i mirë për të rinovuar shtëpinë, është gjysma e punës! Të duhet të kuptosh se cilat janë hapësirat që kanë nevojë për ndryshim dhe të përcaktosh prioritetet: cilat janë riparimet urgjente, cilat përmirësime rrisin komoditetin dhe cilat investime mund të ndikojnë në rritjen e vlerës së pronës në të ardhmen. Po aq i rëndësishëm është edhe planifikimi i buxhetit, duke përfshirë jo vetëm materialet dhe punën, por edhe një fond rezervë për të papriturat që mund të shfaqen gjatë procesit.

Mos bëj kompromis me cilësinë…

Është shumë e rëndësishme të marrësh vendimet e duhura: mos zgjidh të kursesh te thelbi i shtëpisë pasi në shtëpi do të kalosh një pjesë të mirë të jetës. Trego kujdes në përzgjedhjen e punëtorëve, mjeteve të punës, materialet, mobiljet apo elektroshtëpiaket: ajo që të duket e lirë dhe me leverdi sot, nesër mund të të kushtojë shumë. Duhet të mendosh me një plan afatgjatë dhe cilësia është çelsi i suksesit. Promocionet sezonale për mobilje dhe elektroshtëpiake apo planifikimi i punimeve në periudha kur specialistët janë më të disponueshëm mund të ndihmojnë në optimizimin e kostove dhe të kohës.

Kujdesu për financat personale: zgjidh blerjet e zgjuara

Ajo çfarë do t’i bënte të lumtura financat e tua personale është raporti “kohë x para”: mos prit të kursesh të gjithë shumën që të duhet, mos i shpenzo të gjitha paratë në të njëjtën ditë, mos e zgjat procesin e pagesës deri në pafundësi. Duket si një ekuacion matematikor por është shumë e thjeshtë, sidomos kur shërbimet financiare janë dixhitale dhe mund t’i aksesosh nga telefoni yt.

Provo të shkarkosh aplikacionin fintech Myiute dhe do të mendosh: prandaj i quajnë blerje të zgjuara! Në pak veprime, gjen ofertën që të përshtatet, zgjedh metodën e pagesës “Buy now, pay later”, merr produktin që dëshiron dhe pagesën e kryen duke filluar nga muaji tjetër. Po, me 4 këste. Dhe po, me 0% interes, 0 kosto të shtuar për xhepin tënd.

REELS

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅