Showbiz

Ndodhi! Ledioni përmend emrin e Arbanës (së bashku me një kunjë pas)

Ndodhi! Ledioni përmend emrin e Arbanës (së bashku me një
Foto: Alketa Vejsiu, Arbana Osmani, Ledion Liço/ Top Channel/ Instagram

Ndodhi ajo që na e priste mendja që do ndodhte me Alketa Vejsiun si opinioniste në "Big Brother". Ajo përmendi Arbana Osmanin (a.k.a. moderatoren e përjetshme "kundërshtare") dhe Ledioni s'e la të kalonte si moment, ndonëse u duk se i erdhi e papritur. 

Duke komentuar, Alketa dhe Ledioni po diskutonin se si do të kishin hyrë me patjetër në "Big Brother" nëse do të ishin në të 20-at e tyre dhe do të synonin për t'i hyrë rrugës së televizionit. 

Me batutë, më pas thanë se do vijë një moment që do futen të dy brenda shtëpisë, edhe në këtë moshë.

Aty, Alketa vendosi ta vazhdojë batutën me: "Prezantimin kujt do t'ia lëmë?!", ndjekur nga ajo që të gjithë e menduam, (po, po, Alketa e bëri) një artikulim i qartë i: "Arbana Osmanit!"

"Po shumë bukur," nisi të thoshte Ledioni i surprizuar, por kur Monika Kryemadhi dha idenë që më mirë të hynte dhe Arbana brenda me ta, ai hodhi menjëherë kunjën:

"Ah, po, se ajo na përçan."

Moment i papritur për Ledionin, por më i gatshëm se kurrë për të vazhduar dramën intriguese, që për arsye ende të panjohura, ekziston mes tij dhe Arbana Osmanit. 

REELS

Jeni dhe ju kështu? 🤓

Dakord?

😑

🤓🤓🤓

Si ju duken?

💃

🤣🤣🤣🤣🤣

E kam një ide…

🤓 💅

😍😍😍

It happened! Ledioni mentions Arbana's name (along with a pin behind it)

Ndodhi! Ledioni përmend emrin e Arbanës (së bashku me një
Photo: Alketa Vejsiu, Arbana Osmani, Ledion Liço/ Top Channel/ Instagram

What we expected to happen with Alketa Vejsi as an opinion piece on "Big Brother" happened. She mentioned Arbana Osmani (aka the eternal "contradictory" moderator) and Ledioni didn't let it pass as a moment, even though it seemed to come as a surprise to him. 

Commenting, Alketa and Ledioni were discussing how they would have definitely entered "Big Brother" if they were in their 20s and aiming to enter the television path. 

Jokingly, they then said that there would come a time when they would both enter the house, even at this age.

There, Alketa decided to continue the joke with: "Who will we leave the presentation to?!", followed by what we all thought, (yes, yes, Alketa did it) a clear articulation of: "Arbana Osman!"

"Yes, very nice," Ledioni began to say in surprise, but when Monika Kryemadhi suggested that Arbana should come in with them, he immediately threw in the towel:

"Ah, yes, because she divides us."

An unexpected moment for Ledion, but more ready than ever to continue the intriguing drama that, for reasons still unknown, exists between him and Arbana Osmani.