Lifestyle

Nëse do një shtëpi që mban aromë të mirë, merr këtë lule

Nëse do një shtëpi që mban aromë të mirë,
Foto: Elenaleonova/Getty Images

Nëse do që shtëpia jote të mbajë erë të mirë pa qirinj apo aromatizues, kjo bimë është zgjidhja më e thjeshtë.

Të mbushësh shtëpinë me bimë apo lule të freskëta është gjithmonë një ide e mirë. Por nëse zgjedh llojin e duhur, ato mund të bëjnë më shumë se kaq, mund të aromatizojnë gjithë ambientin pa pasur nevojë për qirinj apo produkte të tjera artificiale.

Sekreti është të zgjedhësh bimë me lule aromatike, që e përhapin aromën në hapësirë, sidomos në zonat ku kalon më shumë kohë. Një nga zgjedhjet më të mira për këtë është begonia “tea rose”.

Kjo bimë, një variant hibrid i familjes Begoniaceae, njihet edhe si begonia me kërcell të drejtë, për shkak të formës së saj që ngjan pak me bambunë. Por ajo që e bën vërtet të veçantë janë lulet e saj rozë të çelura, të cilat lëshojnë një aromë të lehtë dhe të ëmbël në ajër.

Ndryshe nga shumica e begoniave, që nuk kanë aromë, kjo lloj begonie dallohet pikërisht për këtë karakteristikë.

Nëse do një shtëpi që mban aromë të mirë,

Si të kujdesesh

Kjo lule rritet më mirë në ambiente me dritë të pjesshme, pra jo direkt në diell, por as në hije të plotë. Një vend me pak dritë natyrale është ideal që të lulëzojë pa shumë përkujdesje.

Një tjetër element i rëndësishëm është lagështia. Begonia kërkon ajër të lagësht, ndaj një nivel rreth 50% në ambient është i përshtatshëm për ta mbajtur të shëndetshme dhe për të nxitur lulëzimin.

Duke qenë një lloj me kërcell të drejtë, ka nevojë edhe për pak krasitje herë pas here, që të rritet më e dendur dhe me më shumë lule. Zakonisht rekomandohet të shkurtohen majat kur bima arrin rreth 15 cm lartësi.

Më e e rëndësishmja, drita është çelësi. Nëse bima nuk lulëzon, në shumicën e rasteve problemi lidhet me vendndodhjen. Mund të ketë nevojë për më shumë ose më pak dritë, ndaj mjafton ta zhvendosësh derisa të gjesh vendin e duhur.

REELS

Leku shkon te leku ore 🤓

Kripë në plagë 🤨

❣️👏

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? 🤓

Jeni gati për 11 korrik apo jo? 🤭

If you want a house that smells good, get this flower

Nëse do një shtëpi që mban aromë të mirë,
Photo: Elenaleonova/Getty Images

If you want your house to smell good without candles or air fresheners, this plant is the simplest solution.

Filling your home with fresh plants or flowers is always a good idea. But if you choose the right kind, they can do more than that, they can scent the entire environment without the need for candles or other artificial products.

The secret is to choose plants with fragrant flowers that spread their fragrance throughout the space, especially in the areas you spend the most time in. One of the best choices for this is the tea rose begonia.

This plant, a hybrid variant of the Begoniaceae family , is also known as the straight-stemmed begonia, due to its shape that slightly resembles bamboo. But what makes it truly special are its pale pink flowers, which emit a light, sweet scent into the air.

Unlike most begonias, which have no scent, this type of begonia stands out precisely for this characteristic.

Nëse do një shtëpi që mban aromë të mirë,

How to care

This flower grows best in partial light, not in direct sunlight, but not in full shade either. A spot with a little natural light is ideal for it to thrive without much care.

Another important element is humidity. Begonias require humid air, so a level of around 50% in the environment is suitable to keep them healthy and promote flowering.

Being a type with straight stems, it also needs a little pruning from time to time, to grow denser and with more flowers. It is usually recommended to trim the tops when the plant reaches about 15 cm in height.

Most importantly, light is key. If a plant isn't blooming, most of the time the problem is location-related. It may need more or less light, so just move it around until you find the right spot.