Sulmohet pranë shtëpisë së tij aleati i Alexei Navalny
Leonid Volkov, i njohur si aleat i liderit të ndjerë të opozitës në Rusi, Alexei Navalny, u sulmua me çekiç, pranë shtëpisë së tij në Vilnus, Lituani.
Sipas zëdhënëses së Navalny, Kira Yarmish ngjarja ndodhi kështu: Dikush theu xhamin e makinës, i hodhi gaz lotsjellës në sy dhe nisi ta sulmonte me çekiç. Ndërkohë, edhe policia në Lituani ka konfirmuar se një burrë është rrahur pranë shtëpisë së tij dhe se po hetojnë çështjen.
Rrëzohet një aeroplan rus me 15 persona në bord
Një aeroplan ushtarak i modelit II-76, është rrëzuar në Ivanovo, Rusi, konfirmoi ministria e Mbrojtjes së Vendit. Avioni kishte në bord 15 persona.
Tetë anëtarët e ekuipazhit dhe shtatë pasagjerët gjetën vdekjen, pasi një prej motorëve të aeroplanit mori flakë gjatë ngritjes. Ngjarja ka ndodhur në orën 13:00 me orën lokale, por nuk ka informacione të mëtejshme.
Ukraina do të marrë 300 milionë euro ndihmë nga SHBA
Administrata e Joe Biden ka thënë se do të ndihmojë Ukrainën me një paketë ushtarake, e cila kap vlerën e 300 milionë dollarëve. Kjo është dhe paketa e pare e ndihmës në disa muaj, por projektligji i një pakete më të madhe vijon të qëndrojë pezull në Kongresin e vendit.
Shtëpia e Bardhë ka analizuar mundësi të shumta për të dërguar më shumë ndihmë ushtarake në Ukrainë, pasi ndihma paraprake prej Kongresit i është dërguar në tërësi Kievit, në dhjetor të vitit të kaluar.
Kaosi dhe dhuna në Haiti: Dorëhiqet kryeministri
Ariel Henry, kryeministri i Haitit është bindur që të japë dorëheqjen, pas disa javëve ku dhuna dhe kaosi dominoi Haitin. Ai ndërmori vendimin, pasi liderët rajonalë u takuan në Xhamajka, për të diskutuar mbi çështjen politike të Haitit.
Henry ndodhet në Puerto Rico, ku është bllokuar, pasi i rrezikohet jeta në Haiti, prej bandave që udhëheqin 80% të vendit. Nëpërmjet një videoje ku njofton lajmin, Henry thotë se populli i Haitit duhet të ketë durim dhe të qëndrojë i qetë, në mënyrë që të vendoset paqja në vend.