Metropolitan

Nga rubrika “VIP-at që hedhin kunja”: Ana de Armas pëlqeu një postim kundër Nicole Kidman!

Nga rubrika “VIP-at që hedhin kunja”: Ana de Armas pëlqeu
Getty


Vëmendje! Ana de Armas u kap duke i dhënë ‘like’ një postimi në Instagram që spekulon për ndërhyrjet estetike në fytyrën e Nicole Kidman. E sigurisht, kjo nuk kaloi pa u vënë re dhe me thënë të drejtën, ngriti ca vetulla, duke marrë parasysh që Ana është në një lidhje (të pakonfirmuar, por shfaqen kudo bashkë dhe kapen për dore) me Tom Cruise, ish-bashkëshortin e Nicole.

Postimi në fjalë është nga data 6 shkurt dhe vjen nga llogaria @celebmess. Ai lë të kuptohet se deklaratat e Nicole se “nuk ka përdorur kurrë botox” janë të rreme (madje është përdorur edhe meme-ja klasike “Sure, Jan”). Ndërkohë, pëlqimi i Ana-s në postim mbetet ende.

Nga rubrika “VIP-at që hedhin kunja”: Ana de Armas pëlqeu

Sa i përket marrëdhënies mes Tom dhe Ana-s, ata do të luajnë bashkë në një thriller të ardhshëm. Edhe pse është e mundur që janë thjesht kolegë tejet miqësore, ata kanë qenë në disa pushime së bashku kohët e fundit, duke nxitur spekulimet se mund të ketë diçka më shumë.

Megjithatë, një burim i tha së fundmi revistës People se Ana është beqare dhe se:

“Tom është jashtëzakonisht punëtor dhe ajo është shumë e emocionuar që po punon me të. E quan një mundësi që vjen vetëm një herë në jetë. Tom është një mentor i jashtëzakonshëm për Ana-n. Ajo ka vetëm fjalë të mira për të.”

Ndërkohë, një tjetër burim i tha Daily Mail:

“Tom ka nisur ta ‘mbysë’ Ana-n me dhurata që kur janë takuar, kjo është mënyra e tij. Është shumë i kujdesshëm. Fillimisht nisi me lulet e saj të preferuara, pastaj me libra që mendonte se ajo do të donte t’i lexonte, pasi është lexuese e rregullt. Sa më shumë njiheshin, aq më të mëdha bëheshin dhuratat. Ka pasur bizhuteri si byzylykë dhe veshje nga marka të njohura, gjëra që çdo vajzë do i donte. Ndoshta dhurata më e madhe që i ka bërë është mundësia për të shkuar kudo në botë në çdo moment. Pak njerëz e kanë këtë mundësi. Ajo e adhuron udhëtimin.”

Rishtazi, ata u shfaqën të kapur për dore dhe po, sado miq të jenë, prapë…Le që kot, Pedro Pascal veç t’u hipë në shpinë kolegeve (nëse nuk e dini pë çfarë po flas, ju lutem, kaloni kohë veç 10 minuta në internet).

Nga rubrika “VIP-at që hedhin kunja”: Ana de Armas pëlqeu

 

REELS

Tradita (e pazakontë) nigeriane në dasma

Nuk e kam me nxitim (se verë hesapi 🍸 )

Pasi më lutën të dilja nga 🏠

Hape derën vetëm kur do ti 🚪📲 Kamera dhe zilja inteligjente nga @smartentry_al të tregon kush po troket, edhe kur je larg. Siguri, stil dhe zero surpriza të pakëndshme te pragu i derës 😉 Ah, se mos harrojmë: Përdor kodin ANABEL10 dhe përfito 10% ULJE!

Testi i fundit që po kalon burri para se ajo të thotë “PO”.

Merr me vete pyetjet dhe mendimet e tua - s’është thjesht një seminar, por një bisedë që mund t’ju ndryshojë perspektivën. 👨‍👨‍👧‍👧 📍 Open Air | 28 gusht | Pjesëmarrja falas | @mamushe.co

Algoritmi që dua 🤣 Dyshja më virale e momentit!

Pse kaq bosh Ksamili?

Të jesh apo të mos jesh? UNË JAM!

Alegria është ndjesia që i shkon më shumë verës 😍🥰😍

----nga-rubrika-vip-at-qe-hedhin-kunja-ana-de-armas-pelqeu-nje-postim-kunder-nicole--i83591