Promo

Një javë arti dhe krijimtarie: One Albania mbështet Javën Kulturore Hungareze

Një javë arti dhe krijimtarie: One Albania mbështet Javën
Me një program të larmishëm që dhuroi argëtim me tingujt e muzikës klasike, performancat folklorike tradicionale, ekspozitat, sportit e plot aktiviteve të tjera u mbajt Java e Kulturës Hungareze në Shqipëri. Për të katërtin vit radhazi, Java Kulturore Hungareze mbështetet nga One Albania, pjesë e grupit 4iG.

Java Hungareze, një ngjarje shumëdimensionale, u hap me shumë energji me lojën e teqballit, një sport i veçantë i lindur në Hungari. Dy tavolina për të praktikuar këtë sport, që kombinon elementë të futbollit dhe pingpongut, u vendosën në kryeqytet. Në ditët në vijim, Java e Kulturës Hungareze ofroi një shumëllojshmëri sërë aktivitetesh si: art, fotografi, gastronomi dhe performanca unike, që u shpalosën në Tiranë dhe Vlorë.

Një javë arti dhe krijimtarie: One Albania mbështet Javën

Java e Kulturës Hungareze është kthyer në një festival tradicional, i cili promovon njohjen dhe shkëmbimin e traditave, artit, kulturës dhe kulinarisës mes kombeve të ndryshme, në Shqipëri.

“Java Kulturore Hungareze është ftesa jonë e hapur për t’i sjellë Shqipërisë një shije nga Hungaria, përmes diplomacisë kulturore, diplomacisë sportive dhe traditave kulinare. Këtë vit deshëm të bashkonim elementet moderne me ato folklorike, duke nderuar gjithashtu lidhjet historike mes dy vendeve tona. Programi i kësaj jave pasqyroi forcën e marrëdhënieve dypalëshe dhe dialogun e gjallë që po ndërtojmë në kulturë, arsim e më gjerë”, shprehet ambasadorja e Hungarisë Martina Kasnyik.

“Për One Albania, mbështetja e kësaj jave ka një domethënie edhe më të veçantë. Si pjesë e grupit hungarez 4iG, ne i vlerësojmë këto iniciativa kulturore si një urë lidhëse midis dy vendeve tona. Mbështetja e Javës së Kulturës Hungareze na lejon të festojmë kreativitetin dhe diversitetin, duke përforcuar njëkohësisht lidhjet e miqësisë që bashkojnë Shqipërinë dhe Hungarinë”, tha Jonilda Filipi, drejtoreshë e Çështjeve të Korporatës në One Albania.

Java e Kulturës Hungareze u përmbyll më 2 tetor, me një ekspozitë nga fotografi Roland Tasho, në Teatrin “Petro Marko” në Vlorë. Ekspozita përcolli një udhëtim vizual mes së shkuarës dhe së ardhmes përmes imazheve që dokumentonin arkitekturën ikonike të kryeqytetit hungarez.

REELS

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅