
E nisim me lajmin më shokues! Arrestohet nëna e Getoar Selimit
E ëma e Getoar Selimit, Florije Kelmendi Selimi, është arrestuar nga aksioni i Policisë dhe Prokurorisë Themelore të Prishtinës, për shkelje të detyrës. Ajo dhe 2 zyrtare të tjera të Ministrisë së Infrastrukturës në Kosovë janë vënë në pranga dhe akuzohen për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës/autoritetit zyrtar”.
Baki Kelani, zëdhënësi i Policisë në Kosovë, është konfirmuar operacioni i policisë dhe janë kryer hetimet ndaj disa personave që dyshohet se kanë keqpërdorur detyrën: “Pas përfundimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë”, u shpreh ai në deklaratë.
Egli dhe Fifi, nga mike në rivale
Miqësia e Fifit dhe Elgi Takos mori një drejtim të papritur, pasi gocat publikuan bashkëpunimet e tyre “Shuj Shuj” dhe “Ka je nis”, të cilët u hoqën krejt papritur nga YouTube. Më pas, këngët u rikthyen, por jo pa drama.
Në komunitetit me ndjekësit e saj në Instagram, Egli bëri një reagim, ku u shpreh se ishte e ftuar në këtë projekt, ndaj detajet sa i përket menaxhimit të materialit i takojnë vetëm autores së këngëve, në këtë rast Fifi.
“Unë jam e ftuar në këngë, njësoj si Dj Gimi-O. Është një bashkëpunim ku të drejtat e projektit i takojnë autorit, i cili e ësedon në kanal, në rastin konkret Fifi”, tha ajo, duke vijuar:
“Kënga është hequr për 2 ditë nga platforma YouTube, në vendim të autores për shkaqe të sajat, ndaj edhe nuk kam bërë asnjë ndërhyrje aë reagim, pasi nuk janë materiale të miat dhe nuk kam përgjegjësi mbi to. Sa për dëmtimin e 2 artistëve të tjerë në këngë, në rastin konkret unë dhe Gimi-O, jemi njerëz dhe më pas artistë, kështu që zgjedh të jem mirëkuptuese!”
Ky reagim i bërë viral në rrjet, ku Egli sqaron ndjekësit e saj, duket se nuk u la pa një përgjigje nga Fifi. Kjo e fundit postoi një top në InstaStory, i cili nga shumë njerëz u komentua si “autogol”.
Aurela Gaçe flet për vështirësitë në karrierë: “Vjen një moment që të harrojnë portretin”
Aurela Gaçe ka rrëfyer detaje lidhur me rrugëtimin e saj në muzikë. Në një intervistë për “The Dalina Show”, ajo nënvizoi se përtej suksesit, është shumë e rëndësishme të jesh në kontakt vazhdimisht me publikun, përmes projekteve dhe intervistave.
“Njeriu kalon në shumë faza në jetë. Fillimisht, kënaqesha kur më njihnin në rrugë, sepse normalisht, kur ti del në televizor mezi pret të të njohin dhe thua ‘më njohën më në fund.’ Por, kam kuptuar se ajo gjëja kalon shumë shpejt, në momentin që ti nuk shfaqesh (në ekran), nëse nuk iu del përpara njerëzve, vjen një moment që edhe të harrojnë portretin,” tha ajo.
Shpati & Selvija, divorc edhe në Instagram
Selvija njoftoi se do të largohej nga Tirana, pas divrocit nga Shpat Kasapi. Ajo, përmes një postimi në Instagram, reflektoi për mungesën që do i sjellë kryeqyteti, ndërsa Shpati, pati një tjetër qasje:
“Krijo disiplinë. Ushqehu mirë. Ushtro. Dhe mos gabo me gruan, se s’të fal, të lë!”, shkroi Shpati në Instagram, sikur të mos e dijë rregullin më të famshëm në univers: çdo veprim ka një pasojë.
Viti i divorceve: Erion Isai finalizon divorcin me Ajlin Petrelën
Kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai, është divorcuar zyrtarisht me Ajlin Petrelën. Gjykata e Tiranës përfundoi procesin e divorcit në prill të këtij viti, duke i dhënë fund martesës që nisi në vitin 2011.
Sipas vendimit gjyqësor të bërë publik në media të ndryshme të vendit, në arsyetimin e vendimit theksohet: “nuk ekziston më ndjenja e afeksionit”, “jetojnë të ndarë”, dhe martesa e tyre “ka humbur kuptimin”.
Erioni, më tej, bëri edhe një reagim në Instagram, ku u shpreh se ka nisur një kapitull i ri në jetën e tij.
“Prej prillit 2024, me dakordësi dhe parime të përbashkëta dhe zyrtarisht, ligjërisht, ka nisur një kapitull i ri personal! Keqardhje për publikime vendimesh gjykatash, të cilat s’kanë asnjë interes publik dhe asnjë arsye për t’u publikuar dhe mbi të gjitha, kur pas saj janë dy vajza të vogla”.
“BBVK 4” do ketë shumë risi
Alaudin Hamiti dhe Olsa Muhameti ishin të ftuar virtualisht në një intervistë për “Kosova Today”, ku moderatori bëri me dije se edicioni i katërt do të sjellë “shumë inovacione dhe vetëm risi”, ndërsa Olsa Muhameti u shpreh se është e emocionuar që përmes këtij programi, progami, “kanë qenë pjesë e një tavoline të rëndësishme në shtetet e mëdha”.
“Kosova, një shtet i vogël, është përmendur dinjitetshëm, përmes një formati kaq të suksesshëm si “Big Brother VIP Kosova”. Është emocionuese që përmes këtij programi, kemi qenë pjesë e një tavoline të rëndësishme me shtete të mëdha”, u shpreh Olsa ndër të tjera.
Anaidi shpërthen kundër Gjestit!
Anaid Kaloti, biznesmen dhe fitues i "Big Brother 6", ka reaguar fuqishëm kundër Gjestit me disa deklarata në Instagramin e tij. Anaidi postoi si fillim një episod nga një performancë në një klub nate, ku Gjesti zbret dhe përqafon një vajzë me aftësi të kufizuara nga audienca. Poshtë saj, ai ka shkruar:
“'S’ka marketing të keq’, por mund të zgjidhet një marketing më i mirë sepse nuk shet më ‘gjynahu’... shet suksesi, entertainment, luksi, dashuria. Leksione pa pagesë për kreativë në mungesë.”
Më tej, Anaidi tregoi se për mbështetjen që ka treguar ndaj Gjestit, nuk ka marrë as edhe një falenderim deri më sot:
“I gjeta duke ngrënë duhan, i çova ku s’kishin për të hipur kurrë! Për sqarim, besprem s’jam unë. 'S’kam për të ta harruar kurrë' më tha Kingi kur doli! Asnjë telefonatë s’më ka bërë akoma për të më thënë 'faleminderit vëlla se ke bërë maksimumin pa më njohur fare'.”
Për më tepër, Anaidi shtoi se të njëjtën mbështetje kishte siguruar edhe për menaxherin e Gjestit, të cilin tha se e kishte mbajtur pranë për 2 muaj qëndrimi në Tiranë:
“Menaxheri i Kingit ka qëndruar me mua 2 muaj në Tiranë, merreni pyeteni për ato dy muajt që ka qëndruar me Anaidin a e kam lënë të fusë ndonjëherë dorë në xhep. A e kam këshilluar ndonjëherë për keq, a i kam bërë ndonjë gjë mbrapa shpine!”
Laerti thotë se është në një njohje të re
Laert Vasili, i ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, foli ndër të tjera për një romancë të re. Ai pranoi se është në njohje me një vajzë të njohur nga bota e showbiz-it dhe jo, s’është Valbona.
“Jam në njohje me një vajzë… dhe jo, nuk është Valbona. Kur dola nga “Big-u”, nuk e dija, por kur mora telefonin dhe pashë… thashë: “Pse s’më ndodhi në 31 vjeç?”. Instagram-i është flakë, edhe tani po ta tregoj janë gjithë kohës duke më shkruar”, u shpreh ai, referuar famës që ka marrë.