
Aktori i humorit, Rezart Veleshnja, ka treguar në një intervistë për emisionin “Jo veç Kullera” në Andale Media, emrin e regjisorit me të cilin nuk do të punonte kurrë, por jo vetëm kaq.
Ai rrëfeu se, për shkak të një episodi në punë mes tij dhe regjisorit të atëhershëm të “Portokallisë”, Altin Basha, ky i fundit humbi vendin e punës.
“Regjisori që s’do punoja kurrë është ai që hoqa nga ‘Portokallia’, i cili tha: ‘O unë, o Rezart Veleshnja do rrimë këtu’, dhe drejtuesit e ‘Top Channel’ i thanë:
‘Merr plaçkat ti, me gjithë gruan tënde të bukur nga Kosova, dhe largohesh njëherë e përgjithmonë nga ‘Portokallia’. Nuk lejohet më të hysh në ‘Top Channel’,” tha ai.
View this post on Instagram
Po ashtu, Veleshnja theksoi se aktualisht nuk do e shohim në ndonjë logo televizive. Aktorin e kemi parë për shumë vite në skenën e “Portokallisë”, teksa eksperienca e tij e fundit televizive ishte “Big Brother VIP Kosova”.
Për më shumë detaje, mund të ndiqni intervistën e plotë: