Promo

Një SHIFT perceptimi te Galeria e Artit Bashkëkohor Tiranë

Një SHIFT perceptimi te Galeria e Artit Bashkëkohor Tiranë

Shuk Orani krijon një diskurs mes njeriut dhe makinës.

Këtë të mërkurë, Galeria GOCAT u shndërrua në skenën e një përballjeje artistike të veçantë, me hapjen e SHIFT, ekspozitës së parë personale në Shqipëri të artistit Shuk Orani, nën kurimin e Elton Koritarit.

Më shumë se një ekspozitë, SHIFT shfaqet si një përvojë, një kalim mes asaj që shihet dhe asaj që i reziston shikimit, mes sigurisë së sistemeve dhe paparashikueshmërisë së instinktit njerëzor.

“Jam shumë i lumtur që më në fund po prezantohem në Shqipëri,” u shpreh artisti gjatë hapjes. “Ideja ka lindur më herët, por tani ka ardhur momenti dhe e kemi realizuar. Falenderoj Galerinë e Artit Bashkëkohor Tiranë dhe Fondacionin MANE që e mundëson këtë ekspozitë, si dhe të gjithë bashkëpunëtorët.”

Një SHIFT perceptimi te Galeria e Artit Bashkëkohor Tiranë

I lindur në Prishtinë dhe i vendosur në Gjermani, Orani sjell në Tiranë një trup veprash monumentale abstrakte, të rrënjosura në traditën rigoroze të pikturës evropiane të pasluftës. Megjithatë, këtu telajot e tij hyjnë në një dialog të papritur dhe të fuqishëm, me një inteligjencë artificiale që e pasqyron, e studion dhe madje i përgjigjet atij.

Siç u shpreh Ena Bulku, Drejtoresha e Galerisë GOCAT:

“SHIFT sjell në galeri risinë e inteligjencës artificiale në shërbim të artit dhe krijimtarisë. Çfarë e frymëzon një artist dhe çfarë ai krijon, në këtë rast inteligjenca artificiale bëhet një avatar i vetë portretit të artistit, që mund ta dëgjoni edhe duke debatuar me vetveten.”

Por termi SHIFT nuk është thjesht për teknologjinë. Është për tensionin. Për hapësirën e brishtë dhe elektrike ku intuita njerëzore përballet me logjikën e makinës. Brenda ekspozitës, vizitorët ftohen nër ambiente kontrastuese, njëri i ndriçuar, i rregullt dhe plotësisht i lexueshëm; tjetri i zhytur në errësirë, ku kuptimi duhet kërkuar, zbuluar dhe ndjerë.

Një SHIFT perceptimi te Galeria e Artit Bashkëkohor Tiranë

Në këtë udhëtim, vizitori bëhet më shumë sesa një vëzhgues. Ai bëhet pjesëmarrës, duke provuar pasigurinë, duke ndërtuar përvojën e vet dhe duke u përballur me kufijtë e shikimit dhe njohjes.

Kuratori Elton Koritari e vendos këtë ekspozitë si një “shift” konceptual dhe fizik, një lëvizje jo larg traditës, por përmes saj, duke mbartur peshën e pikturës dhe duke e hapur atë ndaj dimensioneve të reja të kërkimit.

Në thelb, SHIFT shtron një pyetje që vlen edhe pasi largohesh nga galeria: çfarë mbetet në mënyrë të pakthyeshme njerëzore në epokën e inteligjencës artificiale?

Ekspozita është e hapur për publikun me hyrje të lirë dhe do të qëndrojë e hapur deri më 3 maj 2026, në Galerinë e Artit Bashkëkohor në Tiranë.

REELS

Dakord?

😑

🤓🤓🤓

Si ju duken?

💃

🤣🤣🤣🤣🤣

E kam një ide…

🤓 💅

😍😍😍

Uou!

A SHIFT of perception at the Tirana Contemporary Art Gallery

Një SHIFT perceptimi te Galeria e Artit Bashkëkohor Tiranë

Shuk Orani creates a discourse between man and machine.

This Wednesday, the GOCAT Gallery became the scene of a special artistic confrontation, with the opening of SHIFT , the first solo exhibition in Albania by artist Shuk Orani, curated by Elton Koritari.

More than an exhibition, SHIFT appears as an experience, a transition between what is seen and what resists seeing, between the security of systems and the unpredictability of human instinct.

“I am very happy to finally be presenting myself in Albania,” the artist said during the opening. “The idea was born earlier, but now the moment has come and we have realized it. I thank the Tirana Contemporary Art Gallery and the MANE Foundation for making this exhibition possible, as well as all the collaborators.”

Një SHIFT perceptimi te Galeria e Artit Bashkëkohor Tiranë

Born in Pristina and based in Germany, Orani brings to Tirana a body of monumental abstract works, rooted in the rigorous tradition of post-war European painting. However, here his canvases enter into an unexpected and powerful dialogue, with an artificial intelligence that reflects, studies and even responds to him.

As Ena Bulku, Director of the GOCAT Gallery , said :

“SHIFT brings to the gallery the innovation of artificial intelligence in the service of art and creativity. What inspires an artist and what he creates, in this case artificial intelligence becomes an avatar of the artist's own portrait, which you can even hear while debating with yourself.”

But the term SHIFT is not just about technology. It is about tension. About the fragile and electric space where human intuition confronts machine logic. Inside the exhibition, visitors are invited into contrasting environments, one illuminated, orderly and fully legible; the other plunged into darkness, where meaning must be sought, discovered and felt.

Një SHIFT perceptimi te Galeria e Artit Bashkëkohor Tiranë

On this journey, the visitor becomes more than an observer. He becomes a participant, experiencing uncertainty, constructing his own experience, and confronting the limits of seeing and knowing.

Curator Elton Koritari positions this exhibition as a conceptual and physical "shift", a movement not away from tradition, but through it, carrying the weight of painting and opening it to new dimensions of research.

Essentially, SHIFT asks a question that holds true even after you leave the gallery: what remains irrevocably human in the age of artificial intelligence?

The exhibition is open to the public with free admission and will remain open until May 3, 2026, at the Contemporary Art Gallery in Tirana.