Showbiz

Olsi Bylyku është një tjetër provë pse s'duhet të bëni tatuazhe me partnerin/en!

Olsi Bylyku është një tjetër provë pse s'duhet
Foto: Olsi Bylyku në "Mirëmbrëma Yje"/ YouTube

Olsi Bylyku ishte i ftuar në emisionin “Mirëmbrëma Yje” me Arbana Osmanin, ku kreu dhe lojën e famshme “E kam bërë, S’e kam bërë”. Gjatë saj, Olsi rrëfeu se është penduar për një tatuazh që kishte bërë me ish-partneren e tij, pa përmendur emrin e saj si fillim.

“Kam pasur një tatuazh me ish-partneren time, e kam bërë 'couple tattoo' dhe e kam ndryshuar tashmë. Ka qenë një gjysmë hënë dhe gjysmë diell dhe kam bërë këtë maskën e aktrimit [sipër gjysmë hënës],” tha Olsi, duke zbuluar kështu se bëhej fjalë për tatuazhin në çift që ka bërë gjatë lidhjes së tij me Egli Takon.

Ka qenë Egli e para që ka folur përr këtë tatuazh pas ndarjes në një intervistë për “Jo Vetëm Modë” gjatë vitit 2023, për të cilin ajo u shpreh më hapur:

“Kam një tatuazh këtu poshtë, te këmba, që janë dallgët e detit dhe perëndimi. Unë e dua shumë perëndimin. Edhe pse ka qenë një tatuazh ‘couple tattoo’, tani është ‘single tattoo’, prapë bën shumë sens sepse perëndimi është pamja ime e preferuar në botë. Unë kam diellin, Olsi ka hënën,” tha Egli asokohe.

Ndonëse për Eglin tatuazhi nuk ngjall kujtime të këqija pas ndarjes, përvoja e Olsit është një kujtesë e qartë se tatuazhet me partnerin/en mund të jenë emocionuese në moment, por mund të mos mbeten gjithmonë të tilla në vazhdim.

Një simbol i përbashkët mund të ketë kuptim për një periudhë, por kur jeta ndodh dhe marrëdhëniet ndryshojnë, disa seanca të dhimbshme lazeri pas një zemre të thyer është gjëja e fundit që duam të përjetojmë!

REELS

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅

💃 🪩 @cousinskeether

Olsi Bylyku ​​is another proof why you shouldn't get tattoos with your partner!

Olsi Bylyku është një tjetër provë pse s'duhet
Photo: Olsi Bylyku ​​on "Good Morning Stars"/ YouTube

Olsi Bylyku ​​was invited to the show "Mirembrëma Yje" with Arbana Osmani, where he played the famous game "I did it, I didn't do it." During it, Olsi confessed that he regretted a tattoo he had done with his ex-partner, without mentioning her name at first.

"I had a tattoo with my ex-partner, I got it a 'couple tattoo' and I've already changed it. It was a half moon and half sun and I got this acting mask [over the half moon]," said Olsi, revealing that it was about the couple tattoo he got during his relationship with Egli Takon.

Egli was the first to talk about this tattoo after the breakup in an interview for "Not Just Fashion" in 2023, about which she spoke more openly:

"I have a tattoo down here, on my leg, that is the waves of the sea and the sunset. I love the sunset very much. Even though it was a 'couple tattoo', now it's a 'single tattoo', it still makes a lot of sense because the sunset is my favorite view in the world. I have the sun, Olsi has the moon," Egli said at the time.

Although for Eglin, the tattoo does not evoke bad memories after the breakup, Olsi's experience is a clear reminder that tattoos with a partner can be exciting in the moment, but may not always remain so in the long run.

A shared symbol may make sense for a while, but when life happens and relationships change, a few painful laser sessions after a broken heart is the last thing we want to experience!