Promo

Outfitet që funksionojnë kur moti nuk vendos dot

Outfitet që funksionojnë kur moti nuk vendos dot
Foto: @veripoems / Pinterest

Pranverës në Tiranë nuk i zihet besë! Tani është fiks ajo periudha tranzicionit të stinëve, ku nuk di ç'të veshësh. Asgjë s'të hyn në sy edhe nëse garderoba është plot. Në mëngjes dielli shkëlqen, por kur del jashtë kupton që s'ka ardhur ende vera. Futesh në zyrë për të dalë në pushimin e drekës dhe sheh që ka filluar një shi që nuk dha asnjë shenjë paralajmërimi. Çadër s'ke, ke veshur balerina dhe flokët u prishën! 

Si i bëhet gjatë këtyre ditëve kur moti gjithë kapriço?

Outfitet që funksionojnë kur moti nuk vendos dot

1. Pardesynë mos e ndani deri në fund të majit

Nëse ka një gjë për të cilën fashionistet e botës kanë rënë dakord, është pardesyja. Mbretëresha e pranverës së paqëndrueshme, që kombinon në mënyrë të natyrshme funksionalitetin me stilin, duke qenë shtresa ideale për motin e paparashikueshëm, as shumë i rëndë, as shumë i lehtë, por gjithmonë elegant. 

Outfitet që funksionojnë kur moti nuk vendos dot

2. Shtresëzimi është arti yt i fshehtë

Krejt papritur e gjejmë veten si gocat në Kopenhagë! Gjithmonë të përgatitura!

Layering nuk do të thotë të veshësh gjithçka ke në dollap. Do të thotë të mendosh me kujdes: një bluzë bazë + këmishë e hapur sipër + xhaketë e lehtë xhinsi. Tre opsione për çdo rast që shkojnë në harmoni me njëra tjetrën.

Fundi është gjithashtu një nga ato copëza që funksionon në çdo moment të ditës, me bluzë të thjeshtë për look casual, ose me taka dhe këmishë elegante për mbrëmje, nga pranvera deri në vjeshtë. 

Outfitet që funksionojnë kur moti nuk vendos dot

3. Çantat, deklarata jote kur rrobat s'flasin mjaftueshëm

Moti mund të jetë i çmendur, por çanta jote nuk duhet të jetë. Trendet e fundit i janë larguar logove dhe luksi i heshtur po përqafohet gjithnjë e më tepër. 

Format, materiali, madhësia dhe detajet sot janë shumë më interesantë sesa një emër brand-i.

Outfitet që funksionojnë kur moti nuk vendos dot

4. Ngjyrat pastel 

Lejla e hapur, bezha e ngrohtë, blue bebeje: nuancat pastel mbeten zgjedhje kryesore e pranverës, me livandon që zëvendëson rozën klasike duke qenë më e sofistikuar dhe paksa më e papritur, por po aq e kombinueshme. 

Outfitet që funksionojnë kur moti nuk vendos dot

Një outfit tërësisht në pastele, nga koka te këmbët? Quhet tonal dressing dhe është trendi më i lehtë për t'u kopjuar këtë sezon. Nuk kërkon buxhet të madh, kërkon sy.

Outfitet që funksionojnë kur moti nuk vendos dot

5. Stili i jetës, çdo detaj!

Në fund të fundit, outfiti nuk ndalet te rrobat dhe as tek rroba. Është mënyra si ecën, si mban çantën, si qëndron, si sillesh me të panjohurit e të njohur. Si e shijon momentin dhe gjithë bisedat që bën kur në një dorë ke kafen dhe në tjetrën IQOS-in, nëse je përdorues, të cilin veshja jote do ta falenderonte nëse do të mund të fliste.

- Artikull promocional

REELS

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅

Outfits that work when the weather can't decide

Outfitet që funksionojnë kur moti nuk vendos dot
Photo: @veripoems / Pinterest

Spring in Tirana is unbelievable! Now it's that period of transition between seasons, where you don't know what to wear. Nothing catches your eye even if your wardrobe is full. In the morning the sun shines, but when you go outside you realize that summer hasn't arrived yet. You enter the office to go out for your lunch break and see that it has started to rain without any warning. You don't have an umbrella, you're wearing ballet flats and your hair is ruined! 

How do you do it these days when the weather is so capricious?

Outfitet që funksionojnë kur moti nuk vendos dot

1. Don't share your overcoat until the end of May.

If there's one thing the world's fashionistas have agreed on, it's the overcoat. The queen of the fickle spring, naturally combining functionality with style, being the ideal layer for unpredictable weather, neither too heavy, nor too light, but always stylish. 

Outfitet që funksionojnë kur moti nuk vendos dot

2. Layering is your secret art

All of a sudden we find ourselves like oysters in Copenhagen! Always prepared!

Layering doesn't mean wearing everything in your closet. It means thinking carefully: a basic blouse + an open shirt + a light denim jacket. Three options for every occasion that go well together.

The skirt is also one of those pieces that works at any time of the day, with a simple blouse for a casual look, or with heels and an elegant shirt for evening, from spring to fall. 

Outfitet që funksionojnë kur moti nuk vendos dot

3. Bags, your statement when clothes don't speak enough

The weather may be crazy, but your bag shouldn't be. The latest trends have moved away from logos and quiet luxury is being increasingly embraced. 

Shapes, materials, sizes, and details today are much more interesting than a brand name.

Outfitet që funksionojnë kur moti nuk vendos dot

4. Pastel colors 

Light lilac, warm beige, baby blue: pastel shades remain the main choice of spring, with lavender replacing classic pink by being more sophisticated and a little more unexpected, but just as combinable. 

Outfitet që funksionojnë kur moti nuk vendos dot

An outfit entirely in pastels, from head to toe? It's called tonal dressing and it's the easiest trend to copy this season. It doesn't require a big budget, it requires eyes.

Outfitet që funksionojnë kur moti nuk vendos dot

5. Lifestyle, every detail!

Ultimately, an outfit doesn't stop at clothes or even at clothes. It's the way you walk, how you carry your bag, how you stand, how you behave with strangers and acquaintances. How you enjoy the moment and all the conversations you have when you have coffee in one hand and IQOS in the other, if you're a user, which your outfit would thank you for if it could talk.

- Promotional item