Showbiz

Pas diagnostikimit me kancer, Jessie J tregon se ka bërë operacion në gji

Pas diagnostikimit me kancer, Jessie J tregon se ka bërë operacion

Këngëtarja britanike Jessie J ka zbuluar se ka kryer një operacion në gji, pasi u diagnostikua me kancer në fillim të këtij muaji. Në një postim emocional në rrjetet sociale, 37-vjeçarja, tregoi foto dhe video nga qëndrimi i saj në spital, duke hapur zemrën për përvojën e kaluar.

Duke e përshkruar postimin si një rrëfim të “ulje-ngritjeve të sinqerta të 48 orëve të fundit,” Jessie falënderoi mjekun, kirurgun dhe “të gjitha infermieret që u kujdesën për të”. Aktualisht ajo po rikuperohet në shtëpi ndërsa pret rezultatet e analizave.

“Ky postim tregon disa nga momentet më të sinqerta, si të vështirat ashtu edhe të bukurat, të 48 orëve të fundit. Gjithmonë do të ndaj pjesët e mira dhe ato të vështira të çdo rruge që përshkoj. Jam mirënjohëse për mjekun/kirurgun tim dhe të gjitha infermierët që u kujdesën për mua, si dhe për familjen e miqtë që më vizituan. Tani jam në shtëpi, për të pushuar dhe për të pritur rezultatet Vazhdoj t’i përqafoj të gjithë ata që po kalojnë vështirësi tani. Do ia dalim të gjithë”, shkroi ajo në albumin e publikuar në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jessie J (@jessiej)

Ajo gjithashtu ndau imazhe prekëse me partnerin e saj, basketbollistin Chanan Safir Colman, dhe djalin e tyre që e vizitonin në spital.
 
Jessie J ndau për herë të parë diagnozën në fillim të qershorit. Në një video të publikuar më 3 qershor, ajo u shpreh:

“Dua të ndaj diçka me fansat e mi dhe me njerëzit që më duan. Jam kjo që jam, pasi gjithmonë kam ndarë çdo gjë që kam përjetuar. Para se të publikohej kënga ‘No Secrets’, u diagnostikova me kancer gjiri në fazë të hershme.”

Jessie J ka shpjeguar më parë se vendimi për të folur publikisht për diagnozën e saj e ka ndihmuar ta përballojë më mirë përvojën dhe të shprehë solidaritet me të tjerët që kalojnë sfida të ngjashme.

 

REELS

S’mendoj se e keni harruar 🤓

👏

Ky post nuk eshte financuar nga qeveria e Iranit. Po jane ca lojtare aty te Kombetarja Iraniane qe mund te na i prishnin mendjen;)

Si jeni me shëndet?

💞

Ekskluzive: Ja si u perzgjodhen poezite e Mozes ne finalen e Fermes

🦩❤️

👏

Ylli Limani shkelqeu mbreme ne naten e pare te recitalit te tij ne Tirane. Kengetari qe theu rekordin per shitjen me te shpejte te biletave brenda 24 oreve, u shoqerua gjate gjjthe koncertit me nje kor prej 15 mije njerezish qe dinin permendesh cdo kenge te artistit hitmaker te momentit ne trevat shqjptare. Edhe pse per 2 ore me rradhe, publiku u perfshi teresisht ne koncert, ne fund, pas daljes se Ylli Limanit nga skena, ata nuk harruan qe ne kor, te kendonin refrenin e famshem te protestes “Rama jepe doreheqjen” me baze muzikore “Seven Nation Army” nga White Stripes, interpretuar nga instrumentistet ne skene.