
Nëse je në fazën “dua ta bëj shtëpinë të bukur, por nuk di nga t’ia filloj”, kemi një sugjerim shumë të thjeshtë: nis nga vendi i duhur. Dhe showroom-i i ri i Arjon duket fiks si ai vendi ku idetë bëhen më të qarta.

Me një hapësirë prej 2000 m2, showroom-i i ri është menduar si një eksperiencë e plotë për këdo që po arredon, po rinovon apo thjesht po kërkon frymëzim për shtëpinë. Çfarë na pëlqen? Fakti që nuk bëhet fjalë vetëm për produkte, por për zgjidhje që të ndihmojnë ta imagjinosh më lehtë shtëpinë tënde.
Ja 3 gjërat që do të të bëjnë të ndalesh:

1. Pllakat që e ndryshojnë menjëherë atmosferën e shtëpisë
Kuzhina, banjoja apo edhe ambientet e ndenjjes nuk duken më njësoj kur zgjedh pllakat e duhura. Në showroom gjen stile të ndryshme, nga ato super minimal e deri te variantet më statement, që i japin karakter hapësirës pa e lodhur syrin.

2. Parketi që e bën shtëpinë të duket më “warm” dhe më chic
Nuk ka rëndësi nëse je team modern, klasik apo “Pinterest-inspired”, parketi është një nga ato zgjedhje që e ngre menjëherë nivelin e shtëpisë. Te Arjon gjen alternativa që kombinojnë elegancën me praktikën, pra jo vetëm bukur, por edhe funksional.

3. Hidrosanitaret që nuk janë më thjesht detaj
Le ta pranojmë: banjoja është kthyer në një nga ambientet më të rëndësishme të shtëpisë. Dhe kur zgjedhjet janë moderne, të pastra vizualisht dhe të menduara mirë, diferenca ndihet. Pikërisht këtë sjell showroom-i i ri: produkte që e bëjnë përditshmërinë më të lehtë, por edhe më estetike.

Arjon vjen me një eksperiencë 30-vjeçare në treg dhe kjo ndihet te mënyra si është konceptuar i gjithë showroom-i: i aksesueshëm, i qartë dhe me zgjidhje për familje të ndryshme, stile të ndryshme dhe buxhete të ndryshme.
Një plus tjetër? Çmimet e përballueshme dhe ofertat speciale me rastin e hapjes, që e bëjnë këtë moment ideal për këdo që ka filluar të mendojë seriozisht për shtëpinë. Pra, nëse po kërkon një vend ku mund të thuash “ok, tani po e shoh qartë si dua ta bëj shtëpinë time”, ndoshta sapo e gjete.