Relationships

Po del në takim të parë? Kjo teori mund të të kursejë shumë stres

Po del në takim të parë? Kjo teori mund të të

Takimi i parë mund të jetë emocionues, por shpesh shoqërohet edhe me ankth, pritshmëri dhe pyetje të pafundme. A do të ketë kimi? A do të ketë një takim të dytë? A kam lënë përshtypjen e duhur? Në epokën e aplikacioneve të njohjeve, ku gjithçka duket se gjykohet brenda pak minutash, shumë njerëz e përjetojnë procesin e njohjes si një sfidë stresuese.

Pikërisht për këtë arsye po fiton popullaritet teoria 3P, një qasje që synon ta bëjë takimin e parë më të lehtë dhe më pak të ngarkuar emocionalisht. E krijuar nga Serena Kerrigan, teoria sugjeron se çdo takim, pavarësisht rezultatit, mund të përfundojë vetëm në një nga tre mënyrat pozitive: Potencial, Komplot ose Praktikë.

Ideja pas kësaj teorie është e thjeshtë, nuk ekzistojnë takime të dështuara. Çdo eksperiencë ka vlerën e saj dhe mund të na ofrojë diçka të dobishme, qoftë një lidhje e re, një histori interesante apo një mësim për veten.

Po del në takim të parë? Kjo teori mund të të

P-ja e parë, Potenciali, lidhet me ato takime ku biseda rrjedh natyrshëm, ka interes të ndërsjellë dhe ndihet një lloj kimie mes dy njerëzve. Në këto raste nuk ka nevojë të mendosh menjëherë për një marrëdhënie serioze apo për të ardhmen. Mjafton të pranosh se ekziston mundësia për ta njohur më tej personin tjetër.

P-ja e dytë është Komploti (plot twist). Jo çdo takim shkon sipas planit dhe kjo është krejt normale. Ndonjëherë mund të jetë i sikletshëm, i mërzitshëm ose thjesht i çuditshëm. Por sipas teorisë 3P, edhe këto takime kanë vlerë. Ato kthehen në histori që një ditë do t’ua tregoni miqve tuaj dhe ndoshta do të qeshni me to. Në fund të fundit, jo çdo njohje duhet të përfundojë në romancë.

Po del në takim të parë? Kjo teori mund të të

 

P-ja e tretë dhe ndoshta më e rëndësishmja është Praktika. Çdo takim na mëson diçka për veten. Na ndihmon të kuptojmë çfarë kërkojmë te një partner, cilat janë kufijtë tanë dhe çfarë na bën të ndihemi rehat apo jo. Edhe kur nuk ka një takim të dytë, përvoja mbetet e vlefshme sepse na ndihmon të njohim më mirë veten.

Po del në takim të parë? Kjo teori mund të të

Ekspertët thonë se një nga mënyrat më të mira për ta zbatuar këtë teori është të ndryshojmë pritshmëritë tona. Në vend që të shkojmë në një takim me synimin për të gjetur patjetër partnerin ideal, mund ta shohim atë si një mundësi për të kaluar mirë dhe për të mësuar diçka të re.

Fundja, teoria 3P na kujton se njohjet nuk janë një test që duhet kaluar me sukses. Janë thjesht përvoja që na ndihmojnë të rritemi, të kuptojmë më mirë veten dhe, ndonjëherë, të takojmë personin e duhur pikërisht kur nuk e presim.

REELS

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅

💃 🪩 @cousinskeether

Going on a first date? This theory could save you a lot of stress

Po del në takim të parë? Kjo teori mund të të

A first date can be exciting, but it's also often accompanied by anxiety, expectations, and endless questions. Will there be chemistry? Will there be a second date? Did I make the right impression? In the age of dating apps, where everything seems to be judged within minutes, many people experience the dating process as a stressful challenge.

That's why the 3P theory is gaining popularity, an approach that aims to make first dates easier and less emotionally charged. Created by Serena Kerrigan, the theory suggests that every date, regardless of the outcome, can only end in one of three positive ways: Potential, Plot, or Practice.

The idea behind this theory is simple: there are no such thing as failed dates. Every experience has its own value and can offer us something useful, whether it's a new connection, an interesting story, or a lesson about ourselves.

Po del në takim të parë? Kjo teori mund të të

The first P, Potential , is related to those encounters where the conversation flows naturally, there is mutual interest, and there is a sense of chemistry between the two people. In these cases, there is no need to immediately think about a serious relationship or a future. It is enough to accept that there is a possibility of getting to know the other person further.

The second P is Plot Twist . Not every date goes according to plan , and that's perfectly normal. Sometimes it can be awkward, boring, or just plain weird. But according to the 3P theory, even these dates have value. They become stories that you'll tell your friends one day and maybe laugh about. After all, not every acquaintance has to end in romance.

Po del në takim të parë? Kjo teori mund të të

 

The third and perhaps most important P is Practice . Every date teaches us something about ourselves. It helps us understand what we look for in a partner, what our boundaries are, and what makes us feel comfortable or not. Even when there is no second date, the experience remains valuable because it helps us get to know ourselves better.

Po del në takim të parë? Kjo teori mund të të

Experts say one of the best ways to apply this theory is to change our expectations. Instead of going on a date with the goal of definitely finding the perfect partner, we can see it as an opportunity to have a good time and learn something new.

Ultimately, the 3P theory reminds us that acquaintances are not a test that must be successfully passed. They are simply experiences that help us grow, understand ourselves better, and, sometimes, meet the right person right when we least expect it.