Fashion & Beauty

Pse nëna jote 70 vjeç ka lëkurë më të mirë se ti (dhe nuk është vetëm gjenetika)

Pse nëna jote 70 vjeç ka lëkurë më të mirë
Foto: Stocksy

Gjasat janë që rutina e kujdesit të lëkurës së nënës tënde të ketë qenë gjithmonë shumë e thjeshtë: vetëm ujë e sapun. As serume, as acide, as 7 hapa në darkë.

Dhe megjithatë, sot, lëkura e saj duket shpesh më e shëndetshme se e jotja. Pra, çfarë po bëjmë gabim?

Sipas dermatologëve, një nga arsyet kryesore pse lëkura e brezave më të rinj është më problematike lidhet me qasjen e tepruar ndaj kujdesit për të. Shumë pastrim, shumë eksfolim dhe kombinime të pakontrolluara të produkteve aktive dëmtojnë atë që njihet "barriera e lëkurës" - mburoja natyrale që e mban lëkurën të hidratuar dhe të mbrojtur. Kur kjo barrierë dobësohet, lëkura reagon me skuqje, akne, ndjeshmëri dhe tharje.

Ndryshe nga ne, brezat më të vjetër nuk e “bombardonin” lëkurën me produkte të reja çdo javë. Rutina e tyre ishte e qëndrueshme dhe e thjeshtë dhe kjo i ka ndihmuar të kenë një lëkurë më të qetë.

Dermatologët theksojnë se rutinat e thjeshta funksionojnë më mirë: nuk e stresojnë lëkurën. Nëna jote nuk ka provuar dhjetëra produkte brenda një periudhe të shkurtër dhe nuk ka ndjekur çdo trend të ri që qarkullon në TikTok. Ajo ka qëndruar te gjërat bazike: larje, hidratim dhe mbrojtje nga dielli.

Në ditët e sotme, industria e kujdesit të lëkurës funksionon ndryshe. Ka gjithmonë një produkt të ri, një përbërës “magjik”, një trend që premton lëkurë perfekte. Por kjo na bën të ndërrojmë produkte shpesh dhe të përziejmë përbërës që nuk shkojnë bashkë. Brezat e vjetër kishin më pak opsione dhe ndoshta ky ishte avantazhi i tyre më i madh.

Sigurisht, nuk është vetëm rutina e kujdesit për lëkurën ajo që bën diferencën. Faktorë si stresi më i ulët, gjumi më i mirë, më pak ekspozim ndaj ekranit dhe një ritëm më i qëndrueshëm jetese ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin e lëkurës.

Megjithatë, fiksojeni tani: lëkura nuk ka nevojë për më shumë produkte, por për më shumë balancë.

REELS

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅

Why Your 70-Year-Old Mom Has Better Skin Than You (And It's Not Just Genetics)

Pse nëna jote 70 vjeç ka lëkurë më të mirë
Photo: Stocksy

Chances are, your mom's skincare routine was always pretty simple: just soap and water. No serums, no acids, no 7-steps at dinner.

And yet, today, her skin often looks healthier than yours. So what are we doing wrong?

According to dermatologists, one of the main reasons why younger generations' skin is more problematic is related to an over-the-top approach to skin care. Too much cleansing, too much exfoliation, and uncontrolled combinations of active products damage what's known as the "skin barrier" - the natural shield that keeps the skin hydrated and protected. When this barrier weakens, the skin reacts with redness, acne, sensitivity, and dryness.

Unlike us, older generations didn't bombard their skin with new products every week. Their routine was consistent and simple, and this helped them have smoother skin.

Dermatologists emphasize that simple routines work best: they don't stress the skin. Your mom didn't try dozens of products in a short period of time and didn't follow every new trend that's circulating on TikTok. She stuck to the basics: washing, moisturizing, and sun protection.

Nowadays, the skin care industry works differently. There's always a new product, a "magic" ingredient, a trend that promises perfect skin. But this leads us to switch products frequently and mix ingredients that don't go together. Older generations had fewer options, and perhaps that was their biggest advantage.

Of course, it's not just your skin care routine that makes a difference. Factors like lower stress, better sleep, less screen time, and a more consistent lifestyle directly impact skin health.

However, get this straight now: skin doesn't need more products, it needs more balance.