Showbiz

“Pse nuk ke fëmijë?” Pyetja që është bërë normale, por nuk është në rregull

“Pse nuk ke fëmijë?” Pyetja që është
Foto: Elvis Pupa dhe Soni Malaj / "Ferma VIP"

Disa pyetje shoqëria i ka normalizuar aq shumë, sa dalin natyrshëm, përgjithësisht pa ndonjë qëllim të keq, gjatë një bisede të zakonshme, por kjo nuk do të thotë se duhen bërë.

Në një moment në “Ferma VIP”, Soni Malaj i drejtohet Elvis Pupës me pyetjen:

“A mund të të pyes, po fëmijë pse nuk ke?”

Kjo është një nga ato pyetje që tingëllon si kuriozitet. Por në thelb, është një pyetje që futet menjëherë në një territor shumë personal.

Elvisi përgjigjet: “Nuk kemi...nuk na gjendet për momentin.” (qesh i sikletosur)

Kjo është ndoshta një mënyrë për të mos e hapur temën, për ta mbajtur bisedën në sipërfaqe.

Ai shton: “Kemi provuar, jemi në rregull....por kur të jetë e shkruar, po e dha ai lart, e mirëpresim. Por nuk mund të jesh, si të thuash, pishman...jo pishman, por kur është një gjë që nuk e ke, nuk e ke.”

Pastaj biseda merr një kthesë tjetër. Ai pranon që është diçka që është provuar dhe nuk ka ardhur natyrshëm. Një fjali që në vetvete mban më shumë peshë sesa duket. Pikërisht në këtë pikë, biseda zakonisht duhet të ndalet. Por nuk ndalet. Soni vazhdon. 

Soni: “Po se nuk e ke provuar ti prandaj.”
Elvisi: “Po pra, por nuk mund të hash inat me...”
Soni: “Nuk është puna e inatit. Unë jam e bindur që ti e ke ndjekur si gjë.”
Elvisi: “E kam ndjekur natyralisht.”
Soni: “Eee, por jo...”

Nga një “pse” kalojmë në “eee, por jo...” Është një zhvendosje e rëndësishme, sepse nuk po kërkohet më informacion, por po jepet një interpretim për jetën e tjetrit.

Elvisi përpiqet të vendosë një kufi, në mënyrë shumë të kujdesshme: “Jashtë natyrales jo, sepse besoj që nëse është risk, do të vijë.”

Soni vijon: “Po mirë, ti mundesh ta provosh edhe ndryshe.”

Ajo jep një sugjerim për një vendim shumë personal. Elvisi e mbyll me: “Kam qejf që gjërat të jenë ato që janë shkruar ose janë llogaritur për mua.”

Një mënyrë shumë e qartë, por e qetë, për të thënë: kjo është zgjedhja ime.

Kjo bisedë nuk është problematike vetëm për shkak të pyetjes fillestare, por edhe për mënyrën si vazhdoi më pas. “Pse nuk ke fëmijë?” nuk është një pyetje sa për kuriozitet, por kërkon shpjegim për një pjesë shumë intime të jetës, vendos një pritshmëri (që duhet të kesh fëmijë) dhe shpesh e vendos tjetrin në një pozitë të sikletshme.

Qëllimi i këtij artikulli nuk është të vihet në pikëpyetje Soni. Nuk ka dyshim që Soni nuk kishte qëllim dashakeq. Ajo artikuloi diçka që ndodh çdo ditë, në familje, në shoqëri, në biseda të zakonshme. Prandaj, pikërisht për këtë arsye, vlen të ndalemi. Sepse disa pyetje janë normalizuar aq shumë, sa njerëzit kanë harruar të pyesin veten nëse janë të përshtatshme për t’u bërë.

REELS

Dakord?

😑

🤓🤓🤓

Si ju duken?

💃

🤣🤣🤣🤣🤣

E kam një ide…

🤓 💅

😍😍😍

Uou!

"Why don't you have kids?" The question that has become normal, but it's not okay

“Pse nuk ke fëmijë?” Pyetja që është
Photo: Elvis Pupa and Soni Malaj / "VIP Farm"

Some questions have been normalized by society to the point that they come up naturally, generally without any malicious intent, during an ordinary conversation, but that doesn't mean they should be asked.

At one point in "Ferma VIP", Soni Malaj addresses Elvis Pupa with the question:

"Can I ask you, why don't you have children?"

This is one of those questions that sounds like curiosity. But at its core, it's a question that immediately enters very personal territory.

Elvis replies: "We don't have...we can't find it at the moment." (laughs embarrassed)

This is probably a way to avoid bringing up the topic, to keep the conversation on the surface.

He adds: "We've tried, we're okay....but when it's written, if he gives it up, we welcome it. But you can't be, as you say, regretful...not regretful, but when it's something you don't have, you don't have it."

Then the conversation takes another turn. He admits that it's something that's been tried and that it didn't come naturally. A sentence that in itself carries more weight than it seems. At this point, the conversation should usually stop. But it doesn't. Sonny continues. 

Soni: “Well, that's why you haven't tried it.”
Elvis: “Well, but you can't be angry with...”
Soni: “It's not about being angry. I'm convinced that you followed it as a matter of course.”
Elvis: “I followed it naturally.”
Soni: “Eee, but no...”

From a "why" we move to "eh, but no..." It is an important shift, because information is no longer being sought, but an interpretation of the other person's life is being given.

Elvis tries to set a limit, very carefully: "Not outside of nature, because I believe that if it's a risk, it will come."

Sonny continues: "Okay, you can try it another way."

It gives a hint about a very personal decision. Elvis closes with: “I like things to be what they are written or calculated for me.”

A very clear, yet calm, way of saying: this is my choice.

This conversation is problematic not only because of the initial question, but also because of the way it continued. “Why don’t you have children?” is not a question of curiosity, but demands an explanation for a very intimate part of life, sets an expectation (that you should have children), and often puts the other person in an awkward position.

The purpose of this article is not to question Soni. There is no doubt that Soni had no malicious intent. She articulated something that happens every day, in families, in society, in ordinary conversations. Therefore, for this very reason, it is worth pausing. Because some questions have become so normalized that people have forgotten to ask themselves whether they are appropriate to ask.