Promo

Pse pranvera sjell më shumë “situationships" dhe si t'i shmangim (nëse doni)

Pse pranvera sjell më shumë “situationships" dhe si
Foto: "Friends"

Ka një moment çdo pranverë kur papritur e gjen veten që del më shpesh, vishesh më mirë, përgjigjesh më shpejt në mesazhe... dhe toleron më shumë konfuzion seç do toleroje në janar.

Rastësi? JO!

Pranvera është sezoni kur jemi më socialë, më të hapur dhe më pak racionalë. Dielli bën punën e vet, serotonina dhe dopamina bëjnë të tyren, dhe ti papritur mendon: “s’ka gjë, ta shohim ku shkon” edhe kur e di shumë mirë që nuk po shkon askund.

Kështu lind ajo që sot quhet situationship! Është ajo marrëdhënia jo konkrete, pa tituj, pa status, pa qartësi, ai raporti që ndihet mirë në moment, por nuk ka asnjë lloj drejtimi dhe zakonisht ka një mungesë dëshire dhe vullneti nga njëra palë, për t’i dhënë drejtim. Ka flirt, ka kimi, ka “let’s hang out”, por nuk ka “what are we?”.

Tani, ç’ndodh kur vjen pranvera? Shtohet më shumë numri i atyre që nuk kanë qejf ta bëjnë këtë pyetje.

Një gotë pas punës, fundjava spontane, njerëz të rinj, energji e re. Askush nuk do të ulet dhe të diskutojë ndjenja të thella kur sapo ka filluar të shijojë jetën pas dimrit. Të gjithë duan diçka të lehtë. Dhe “e lehtë” shumë shpesh përkthehet në "të paqartë".

Pse pranvera sjell më shumë “situationships" dhe si

Problemi? Ti mund të mendosh që je në diçka “fun”, ndërkohë që emocionalisht po futesh më thellë seç kishe planifikuar.

Problemi tjetër? Si ta shmangësh pa u bërë boring!

Mos u kap vetëm pas vibe-it. Energjia mund të jetë e këndshme, por është edhe mashtruese. Nëse dikush është gjithmonë "shohim e bëjmë", zakonisht e dini ç’do të thotë. Bëni si ta ndjeni, por mos romantizoni konfuzionin. 

Mbi të gjitha: nëse ndihesh pak e pasigurt edhe kur gjërat duken bukur, zakonisht është intuita që të thotë që kjo nuk është aq e shëndetshme sa duket

Gjithsesi, jo çdo situationship është problem. Ndonjëherë është thjesht një fazë. Një histori e lehtë, një flirt i bukur, një pothuajse-lidhje që nuk kishte për qëllim të bëhej më shumë.

Mbase, kjo është e gjithë ideja e pranverës: jo çdo gjë duhet të kthehet në diçka serioze.

Vetëm sigurohu që nuk po humbet veten në diçka që as vetë nuk e di çfarë është. Prandaj, dil pak në ajër të pastër, merr IQOS-in tënd që të shoqëron në momentet reflektuese, sigurisht nëse je përdorues, kujto që vjeshta vjen shpejt dhe sigurohu të marrësh vendimet e duhura.

- Artikull promovues

REELS

Produktet e Lush që u bënë virale online dhe na bënë të gjithëve kuriozë. 👀🫧 Po çfarë i bën kaq të veçanta? Për më tepër lexoni edhe artikullin. ✨

Kishte ftohtë djali! 😌

🚨 Nuk është thjesht një fshesë robotike. Është upgrade-i që s’e dinit se ju duhej. ✨ EZVIZ RH2 — pastron, lan dhe ju kursen kohë çdo ditë. 💨 Fuqi e fortë pastrimi 🧼 Larje e njëkohshme 🧹 Heq papastërtitë pa lodhje ⚡ Praktike, moderne & smart Më pak punë për ty. Më shumë pastërti për shtëpinë. 🏠✨

😈

Slayyy diva 💅

Dikush t’ua shpjegojë që shtëpia kështu ishte, thjesht fëmijët e sistemuan kur morën vesh që do t’u vinin për vizitë. 😂

Nga make up, parapërgatitjet, veshjet, ceremonia intime dhe vendosja e unazave, @voguemagazine ka sjellë fragmente nga dasma e shumëpërfolur mes @cristiano dhe @georginagio 💕 Si ju duket?

Gjatë Luftës së Vietnamit, bombardimet amerikane shkatërruan rrugë, ura dhe fshatra të tëra në të gjithë vendin. Për shumë ushtarë dhe civilë vietnamezë, kalimi i lumenjve u bë pothuajse i pamundur. Por edhe mes shkatërrimit, njerëzit gjetën mënyra për të mbijetuar. Në një nga momentet më prekëse është ai i grave vietnameze, të cilat qëndruan krah për krah në ujë të akullt për orë të tëra, duke mbajtur platforma prej druri me trupat e tyre, në mënyrë që ushtarët të mund të kalonin të sigurt. Ato u bënë ura. Pa mjete mbrojtëse. Pa armë. Por, me një ideal. Këto pamje janë më shumë se histori. Ato janë një kujtesë e asaj që lufta u bën njerëzve të zakonshëm dhe se deri ku mund të shkojë njeriu për atdheun kur gjithçka përreth tij po shembet.

🤓🤓🤓 @viki_eff 📸

💅

Why spring brings more "situationships" and how to avoid them (if you want)

Pse pranvera sjell më shumë “situationships" dhe si
Photo: "Friends"

There's a moment every spring when you suddenly find yourself going out more often, dressing better, replying to messages faster... and tolerating more confusion than you would in January.

Coincidence? NO!

Spring is the season when we are more social, more open, and less rational. The sun does its thing, serotonin and dopamine do their thing, and you suddenly think: "it's okay, let's see where it goes" even when you know very well that it's not going anywhere.

This is how what is called situationship today is born ! It is that non-concrete relationship, without titles, without status, without clarity, that relationship that feels good in the moment, but has no direction and usually there is a lack of desire and will on one side to give it direction. There is flirting, there is chemistry, there is “let's hang out ”, but there is no “what are we?” .

Now, what happens when spring comes? The number of those who don't like to ask this question increases.

A drink after work, a spontaneous weekend, new people, new energy. No one wants to sit down and discuss deep feelings when they're just starting to enjoy life after winter. Everyone wants something light. And "light" very often translates to "vague."

Pse pranvera sjell më shumë “situationships" dhe si

The problem? You might think you're in for something "fun," while emotionally you're getting deeper into it than you planned.

The next problem? How to avoid it without becoming boring!

Don't just go by the vibe. Energy can be nice, but it can also be deceiving. If someone is always "let's see and do," you usually know what they mean. Act on how you feel, but don't romanticize the confusion. 

Above all: if you feel a little insecure even when things look good, it's usually your intuition telling you that this isn't as healthy as it seems.

However, not every situationship is a problem. Sometimes it's just a phase. A lighthearted fling, a nice flirtation, a near-relationship that wasn't meant to become more.

Maybe that's the whole idea of ​​spring: not everything has to turn into something serious.

Just make sure you're not losing yourself in something you don't even know what it is. So, get some fresh air, take your IQOS to accompany you in reflective moments, of course if you're a user, remember that autumn is coming soon, and make sure you make the right decisions.

- Promotional item